LIVE UPDATES
Aktualitet

Kur qeveria "fluturon" mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën

Yda Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë modeste 4450 euro. Nëse gjithçka duhet në rregull, problemi i madh nis kur mësohet vendi ku do të ndërtohet aeroporti. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës, që ka fituar këtë status që nga viti 2004, një zonë e cila strehon, ushqen, krijon vend të sigurt për folezim të rreth 63% të të gjithë shpendëve që ndodhen në Shqipëri.

24 Tetor 2025, 21:48 Nga M.L
Kur qeveria "fluturon" mbi ligjin/ Aeroporti në zemër
Foto nga emisioni

Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-shin gjithçka u bë konkrete. Më 20 prill të të njëjtit vit u lidh kontrata e koncensionit mes shtetit shqiptar dhe konsorciumit që u shpall fitues, Mabetex Group në pronësi të Behxhet Pacollit që zotëronte 58% të kapitalit, Yda Group me 40% të kapitalit, një kompani turke dhe 2A group me 2%.

Yda Group u largua më pas nga aeroporti duke i shitur aksionet për një vlerë modeste 4450 euro. Nëse gjithçka duhet në rregull, problemi i madh nis kur mësohet vendi ku do të ndërtohet aeroporti. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës, që ka fituar këtë status që nga viti 2004, një zonë e cila strehon, ushqen, krijon vend të sigurt për folezim të rreth 63% të të gjithë shpendëve që ndodhen në Shqipëri.

Në Nartë identifikohen së paku 33 lloje shpendësh, të cilët janë në listat e shpendëve të rrezikuar të vendit tonë.
Mirepo përtej dëmit që i shkakton faunës, ky projekt ka probleme teknike tepër madhore. Kostoja e ndërtimit të këtij aeroporti arrin në 104 milionë euro, por taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose 32% më shumë se investimi, në rast se koncensioni dështon.

Në dokumentat standarte të koncensionit thuhet se “projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër, dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit”.

Dukshëm, qeveria shqiptare vendos të marrë përsipër risqe me miliona euro për projekte që nuk janë të studiuara siç duhet. Pavarësisht këtyre pasigurive, më 28 nëntor 2021 makineritë e rënda pushtuan zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës për të nisur ndërtimin e aeroporit dhe që prej asaj dite iu dha një goditje e fortë ekosistemit më unikal në vendin tonë. Por mesa duket qeverisë nuk i ka interesuar kjo gjë, përkundrazi, ka vepruar për t’i dhënë jetë një projekti në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh këtë skandal, ka paur reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka folur qartazi për faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, në vendin ku po ndërtohet është thellësisht i gabuar dhe i jashtëligjshëm.
Por organizatat kombëtare në mbrojtje të mjedisit nuk janë mjaftuar vetëm me nota proteste, por kanë nisur edhe një betejë ligjore kundër qeverisë shqiptare.

Gjithçka është e qartë.

Një aeroport, në zemër të zonës së mbrojtur, që do të shërbejë me shumë mundësi për një kategori personash të cilët janë të gatshëm ta kthejnë gjithë zonën përreth në një mega-zinxhir resortesh në favor të “turizmit” elitar./Piranjat.al

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje