LIVE UPDATES
Aktualitet

Kujdesi ndaj të moshuarve, raporti: Institucionet rezidenciale s’kanë staf të mjaftueshëm

Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale.

5 Mars 2024, 07:59 Nga M.B
Kujdesi ndaj të moshuarve, raporti: Institucionet rezidenciale
Foto ilustruese

TIRANA- Shtëpitë e të moshuarve apo institucionet rezidenciale për të moshuarit nuk kanë staf të mjaftueshëm që të kujdeset për këtë kategori. Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka marrë në auditim pikërisht këto institucione rezidenciale ka dalë në këtë përfundim. Sipas të dhënave numri i të moshuarve në këto institucione është mes 40 deri në 65 persona dhe vështirësia më e madhe ka të bëjë me faktin që një pjesë e tyre janë të sëmurë kronikë.

“Numri i punonjësve që ofrojnë shërbime shoqërore në të gjithë qendrat është i pamjaftueshëm, edhe për faktin se nëpër këto qendra ka shumë të moshuar të sëmurë kronik dhe të paaftë për t’u kujdesur për veten. Një nga vështirësitë e punës për personelin janë mungesa e hapësirave dhe aksesit për të kryer shërbimin sipas standardeve, përfshirë dhe mungesa e një ashensori në qendrat e Tiranës, Gjirokastrës, Kavajës, Fierit si dhe tualetet e përbashkëta në të gjitha qendrat të cilat vështirësojnë punën për tu shërbyer të moshuarve paraplegjik apo tetraplegjik, ndaj edhe me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për personat e moshuar nevojitet shtimi i numrit të tyre”, thuhet në raport.

Një tjetër element që vihet re nga auditimi është mungesa e psikologëve apo punonjësve socialë. Nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) sipas raportit është kërkuar që të hartohet një metodologji që bën të mundur monitorimin e këtyre institucioneve rezidencialë që deri më tani nuk ka qenë i vazhdueshëm dhe nuk jep një panoramë të qartë mbi gjendjen. Në këto qendra gjithashtu kërkohet që edhe infrastruktura që ofrohet të jetë e përshtatshme dhe e përafërt me shtëpinë por nga konstatimet kjo infrastrukturë në disa raste shfaqet shumë e dobët.

“U konstatua se, në disa, ndërtesa dhe infrastruktura e IRP ishte e dobët dhe kishte nevojë për investime, pasi nuk plotësonte standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në qendrat rezidenciale. Në shumicën e rasteve, të moshuarit ishin të akomoduar në dhoma banimi të përbëra me 3 ose 4 persona. Referuar manualit për zbatimin e standardeve,14 dhomat e gjumit duhet të jenë të organizuara me një sipërfaqe të përdorshme prej 12 m2 kur në to akomodohen dy persona (shtretër) dhe 18 m2 për dhomat me tre shtretër. Në asnjë rast nuk parashikohen dhoma me 4 shtretër si dhe institucionet rezidenciale nuk kanë mbajtur gjithmonë në konsideratë hapësirën e nevojshme për akomodimin e një të moshuari”, thuhet në auditim.

Për një sërë problematikash të hasura KLSH ka rekomanduar që të merren masa nga ana e institucioneve. Sistemi i për kujdesit social për të moshuarit në Shqipëri, përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz, Qendra Ditore Polivalente në Sarandë dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve të cilat janë jo publike. Aktualisht, vetëm dy nga IR për të moshuarit (Tirana, Shkodra) janë në administrimin e ShSSH, ndërsa katër IR të tjera kanë kaluar në administrim dhe varësi të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore përkatëse./ Monitor

te moshuarit kujdesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet