Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka marrë në auditim pikërisht këto institucione rezidenciale ka dalë në këtë përfundim.
TIRANË- Shtëpitë e të moshuarve apo institucionet rezidenciale për të moshuarit nuk kanë staf të mjaftueshëm që të kujdeset për këtë kategori. Teksa standardi është që çdo kujdestar të ketë jo më shumë se 5 të moshuar kjo është vështirë të arrihet në kushtet aktuale. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka marrë në auditim pikërisht këto institucione rezidenciale ka dalë në këtë përfundim. Sipas të dhënave numri i të moshuarve në këto institucione është mes 40 deri në 65 persona dhe vështirësia më e madhe ka të bëjë me faktin që një pjesë e tyre janë të sëmurë kronikë.
“Numri i punonjësve që ofrojnë shërbime shoqërore në të gjithë qendrat është i pamjaftueshëm, edhe për faktin se nëpër këto qendra ka shumë të moshuar të sëmurë kronik dhe të paaftë për t’u kujdesur për veten. Një nga vështirësitë e punës për personelin janë mungesa e hapësirave dhe aksesit për të kryer shërbimin sipas standardeve, përfshirë dhe mungesa e një ashensori në qendrat e Tiranës, Gjirokastrës, Kavajës, Fierit si dhe tualetet e përbashkëta në të gjitha qendrat të cilat vështirësojnë punën për tu shërbyer të moshuarve paraplegjik apo tetraplegjik, ndaj edhe me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për personat e moshuar nevojitet shtimi i numrit të tyre” thuhet në raport.
Një tjetër element që vihet re nga auditimi është mungesa e psikologëve apo punonjësve socialë. Nga Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) sipas raportit është kërkuar që të hartohet një metodologji që bën të mundur monitorimin e këtyre institucioneve rezidencialë që deri më tani nuk ka qenë i vazhdueshëm dhe nuk jep një panoramë të qartë mbi gjendjen. Në këto qendra gjithashtu kërkohet që edhe infrastruktura që ofrohet të jetë e përshtatshme dhe e përafërt me shtëpinë por nga konstatimet kjo infrastrukturë në disa raste shfaqet shumë e dobët.
“U konstatua se, në disa, ndërtesa dhe infrastruktura e IRP ishte e dobët dhe kishte nevojë për investime, pasi nuk plotësonte standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në qendrat rezidenciale.
Në shumicën e rasteve, të moshuarit ishin të akomoduar në dhoma banimi të përbëra me 3 ose 4 persona. Referuar manualit për zbatimin e standardeve,14 dhomat e gjumit duhet të jenë të organizuara me një sipërfaqe të përdorshme prej 12 m2 kur në to akomodohen dy persona (shtretër) dhe 18 m2 për dhomat me tre shtretër. Në asnjë rast nuk parashikohen dhoma me 4 shtretër si dhe institucionet rezidenciale nuk kanë mbajtur gjithmonë në konsideratë hapësirën e nevojshme për akomodimin e një të moshuari" thuhet në auditim.
Për një sërë problematikash të hasura KLSH ka rekomanduar që të merren masa nga ana e institucioneve. Sistemi i për kujdesit social për të moshuarit në Shqipëri, përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike. Shtëpitë e të moshuarve publike janë në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër, Poliçan. Gjithashtu është Qendra Ditore Polivalente në Kamëz, Qendra Ditore Polivalente në Sarandë dhe disa qendra të trajtimit rezidencial të të moshuarve të cilat janë jo publike. Aktualisht, vetëm dy nga IR për të moshuarit (Tirana, Shkodra) janë në administrimin e ShSSH, ndërsa katër IR të tjera kanë kaluar në administrim dhe varësi të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore përkatëse.
Marrë nga Monitor
merxhan celiku TIRANË- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dubai, pasi akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i nj&...
Bujar Çela Tragjedia që tronditi Lushnjen disa ditë më parë la pas 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, përfshi kë...
foto ilustruese KAVAJË- Policia ka arrestuar babë e bir në Kavajë, pasi akuzohen se kanë vjedhur 5 makina dhe targat e 2...
foto ilustruese TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri një person gjatë...
Foto ilustruese SPANJË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet spanjolle pas zbulimit të 1600 bimë mar...
Luftie Muka TIRANË- Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka ka folur së rish në lidhje me ngjarjen e rëndë që tr...
pellumb meta dhe fëmijët DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit vijon të jetë e sh...
Shpërthimi në Lushnje LUSHNJE- Disa ditë pas shpërthimit që u regjistrua në Lushnjë ku humbën jetën bab&e...
foto nga kuçova KUÇOVË- Ka përfunduar ceremonia e organizuar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuço...
autori VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e djegies së automjetit tip "BMW X5" para dy ditësh në qy...