Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nuk e di a e patë atë çfarë ndodhi në funeralin e familjarit të Gjestit. Në një nga momentet më intime, më njerëzore, më të dhimbshme – ai momenti kur i thua lamtumirë përgjithmonë njeriut të dashur – dhjetëra celularë ishin të ndezur duke bërë foto me flash. Jo dhjetë metra larg… por një metër larg. Madje një pëllëmbë larg. Njerëz, që supozohet të jenë aty për të mbështetur familjen në dhimbjen e vet, dukej sikur ishin në finalen e Champions-it, jo në një funeral.
Sot… një traditë e shenjtë, përcjellja e të ndjerit, u kthye në spektakël.
Unë mendoj se e kemi humbur përfundimisht betejën me obsesionin për të fotografuar gjithçka, për të jetuar më shumë si dëshmitarë sesa si protagonistë të jetës sonë. Këtë, nuk e ndryshojmë dot më. Mbase e rregullon evolucioni i species.
Por… ka një gjë që s’na e rregullon dot as evolucioni, as teknologjia, as predikimi. Pikën se ku humbasim thelbin e të qenit njeri. Thënë ndryshe, ku fillon çnjerëzia. Pikën ku ky fiksim për të publikuar çdo gjë, edhe dhimbjen e tjetrit, kthehet në persekutim.
Po pyes: A ka njeriu – qoftë edhe VIP-i më i famshëm – të drejtë për një fije privatësi? Për një moment dhimbjeje që s’ka pse të ndahet me të gjithë?
Ne e dimë, ju e dini, unë e di: shumë prej VIP-ave të rrjetit jetojnë me këtë vëmendje. E kërkojnë me fiksim, e shesin, e blejnë, e përdorin. Një postim i tyre paguhet më shumë se rroga mesatare e 4-5 muajve. Shumë nga ta bëjnë gjithçka që të rrinë në qendër të vëmendjes.
Por a duhet t’i lemë vetëm kur janë në momentet më të brishta? A duhet t’u respektojmë dhimbjen?
E vërteta është se, VIP-at, edhe pse e duan vëmendjen, ajo vjen përherë me një çmim. Shpesh ai çmim është depresioni. Ankthi. Vetmia. Humbja e vetvetes.
Kështu që pyetja nuk është për ta. Pyetja është për ne. Çfarë duam të bëjmë ne? A duam të kthejmë kuriozitetin publik në persekutim publik? Ta përndjekim dikë jo vetëm në jetën publike, por edhe në rrugë, në lokal, në dhomën e gjumit… deri edhe në varreza?
Thonë se privatësi për figurat publike nuk ka. Por njerëzi… Nëse nuk mund t’ua japim privatësinë… të paktën, t’i respektojmë me njerëzi. Jo për ta, po për veten tonë./Piranjat.al
FIER- Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë nj&...
GRAMSH- Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumic...
TIRANË- Një vit pas raportit tronditës që nxori në pah mangësitë në trajtimin e pacientëve me kancer, Kontrolli i...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Mësohet se aksidenti...
TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja, tashmë deputet i zgjedhur nga radhët e demokratëve, ishte i ftuari i radhës në podcastin "Ma ...
Policia LEZHË- Gjergji Tusha është personi i vrarë ditën e sotme në Tale të Lezhës. Mësohet se Tusha &eum...
Foto ilustruse TROPOJË - Bashkia e Tropojës ka njoftuar se është nisur një grup shpëtimi, për të ndihmuar tre an&eu...
Policia LEZHË- Një person i vdekur është gjetur ditën e sotme në Tale të Lezhës. Mësohet se kufoma ësht&e...
Pano Ruçi GREQI - Pano Ruçi, djali i të cilit humbi jetën gjatë aksidentit fatal në Tempi ka përfunduar në...
Foto ilustruse SARANDË - Një 34-vjeçar është arrestuar sot në Sarandë. Policia ka arrestuar një person, i cili dy...