Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një person.
KORÇË- Arrestohen dy persona, procedohet penalisht një tjetër dhe shpallet në kërkim një i ri për vepra të ndryshme penale në Korçë. Mësohet se një 23-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur.
Gjithashtu një tjetër person është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte në gjendje të dehur. Një grua është proceduar në gjendje të lirë pasi ka dhunuar nënën e saj.
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një person. Bëhet me dije se në rrugën Pogradec-Tushemisht një drejtues ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. X., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
--
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 16.04.2024, rreth orës 13:25, në rrugën “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi K. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja S. A., 57 vjeçe, banuese në Prrenjas, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
pamje nga ngjarja DURRËS- Arrestohen dy persona në flagrancë dhe procedohen penalisht tre të tjerë në Portin e Durrë...
foto ilustruese FIER- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Bë...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme penale. ...
Foto ilustruese TIRANA- Masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për tre ish-zyrtarë dhe një qytetar, p&...
Policia e Durresit DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar pas 3 ditësh për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të...
Ille Gjuni DURRËS- Nëna e djalit 3-vjeçar që është rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait në Durrë...
Ille gjuni DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës prej disa ditësh. Një fëmijë vetëm 3 vj...
Falsifikimet TIRANË- Një kompani që falsifikonte vulat dhe firmat shtetërore është vënë në sekuestro dit&...
Besnik Pjetri LEZHË- Besnik Pjetri është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-v...
Policia TIRANË- Krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli është vënë në pranga ditën e...