LIVE UPDATES
Aktualitet

"U hoq ylli i kuq"/ SQARIMI; asgjë nuk ka ndryshuar nga mozaiku “Shqipëria sot” tek Muzeu Kombëtar, RETUSHIMI u bë në vitin '93

Fillimisht, një foto e mozaikut të restauruar u shpërnda në rrjet me një mbishkrim: ylli i kuq mungon! Më pas, u mbështet edhe me foto që ishin të ndara në kohë, duke treguar mungesën e dukshme të yllit të kuq pas shpinës së "personazhit kryesor", zonjës me xhubletë në mes të veprës.

21 Maj 2023, 11:38 Nga k.m.
"U hoq ylli i kuq"/ SQARIMI; asgjë nuk ka ndryshuar nga mozaiku
Krahasimi

TIRANË- Ylli i kuq komunist është "fshirë" nga mozaiku  “Shqipëria sot” në Muzeun Kombëtar?! Ky lajm ka qarkulluar sot kudo në çdo media, fill një ditë pas prerjes së shiritit të kuq, kur 42 vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian.

Fillimisht, një foto e mozaikut të restauruar u shpërnda në rrjet me një mbishkrim: ylli i kuq mungon! Më pas, u mbështet edhe me foto që ishin të ndara në kohë, duke treguar mungesën e dukshme të yllit të kuq pas shpinës së "personazhit kryesor", zonjës me xhubletë në mes të veprës. Kaq u desh dhe fotot ende po bëjnë xhiron e rrjetit, veçse e vërteta është krejt ndryshe nga sa pasqyrohet.

"U hoq ylli i kuq"/ SQARIMI; asgjë nuk ka ndryshuar nga mozaiku
Para

Ylli, madje dhe libri i kuq, janë hequr që në vitin 1993, pasi në atë kohë pas ardhjes së demokracisë, vepra rrezikohej që të prishej. Detajet i ka konfirmuar vetë dje në "Artkand", përgjegjësi i saj, Agim Nebiu.

"U hoq ylli i kuq"/ SQARIMI; asgjë nuk ka ndryshuar nga mozaiku
Pas

"Ndodhën probleme. Në momentin kur u hoqesh shumë monumente, u diskutua edhe mozaiku. Ishin simbolet, libri i kuq, ylli. U krijua një shkëndijë për t'u kapur, për të rrezikuar mozaikun. Dhe bënë një mbledhje urgjente në ministri. Na thirrën edhe unë shkova, ishte viti 1993. Ishin dashamirës që të mos prishej mozaiku. Unë nuk pranova dhe vendosa që të bëja një retushim. Hoqa librin dhe vura një xhaketë. E po ashtu yllin e kuq dhe atë në flamur që u hoq edhe me kushtetutë. Mbasi mbarova u pëlqye dhe u duartroktik nga Parlamenti shqiptar,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Pra, ndryshimi nuk është bërë sot, nuk është bërë nga Bashkimi Europian, nuk është bërë pa leje, por është kërkuar nga vetë autorët që të shpëtonin veprën e tyre, e cila është kthyer në simbol të qytetit.

Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë u ndërtua në vitin 1981 nga 5 artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët ndër vite kanë theksuar se mozaiku duket të qëndrojë për vlera artistike dhe kujtesën historike në këtë muze. Prej kohësh, ishte degraduar me pjesëza gurësh që i kishin rënë. Por vetëm pak vite më parë u mor përsipër reztaurimi i tij, me fondet e Bashkimit Europian. Vepra përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2. Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.

shqiperia sot nisin riparimet te muzeu kombetar muzeu kombetar


Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës