LIVE UPDATES
Aktualitet

Korrier minoren dhe emra fiktiv vajzash, si u trafikua droga me postë nga SHBA

Adresë pritëse rezultonte emri i një vajze në Tiranë, me inicialet D. C., që mendohet se nuk ka asnjë lidhje me linjën e trafikut. Pas peshimit, rezultoi se në pako ndodheshin një sasi prej afro 1.7 kilogramë kanabis.

2 Tetor 2024, 21:53 Nga r.ll
Korrier minoren dhe emra fiktiv vajzash, si u trafikua droga me postë nga
foto ilustruese

TIRANË- Kutia kishte një peshë prej 2.2 kilogramësh. Adresa dërguese ishte “Kristina Mills”, numër 3150, “Melrose Street Spokane” në Uashington. Nuk dihet nëse është prangosur dërguesi, por sipas rregullave postare, të dhënat e tij duhet të jenë të sakta që pakoja të niset.

‘Në rregullat e UPU gjithë dërguesit në momentin e dërgimit dorëzojnë mjet identifikimi, dërguesi është real, ndërsa marrësi ka mospërputhje me emrin mbi pako.Sipas konventës fundit UPU, në tetor 2024 edhe emri marrësit duhet të jetë i saktë e validohet në sistemin e CDS’ u shpreh Petrit Kola, përgjegjsi i sektorit doganor, ‘Posta Shqiptare’

Adresë pritëse rezultonte emri i një vajze në Tiranë, me inicialet D. C., që mendohet se nuk ka asnjë lidhje me linjën e trafikut. Pas peshimit, rezultoi se në pako ndodheshin një sasi prej afro 1.7 kilogramë kanabis.
Një ditë më pas, në datën 13 Janar, prokuroria urdhëroi ripaketimin e drogës për të realizuar dorëzimin e kontrolluar, një strategji për të arritur te pritësit e drogës. Lënda narkotike u mor në dorëzim në pikën doganore nga punonjësit e një poste private dhe u transportua drejt një prej pikave në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Në pikën postare, u paraqit për tërheqjen e pakos një shtetas i quajtur Gledis Dikellari, 23 vjeç. Njëjtë si rastet e tjera, ai përdori një taksi si mjet transporti. Oficerët e operacionales ndërhynë menjëherë sapo konstatuan që mori pakon në dorëzim.

Pakoja dhe personi u bllokua nga ana e shërbimeve të policisë dhe rezultoi se gjatë intervistimit në disa mesazhe në telefonin që kishte me vete Gledis Dikellari, pakon do t’ja dorëzonte një personi moshë e re në afërsi të xhamisë te kodra e Selitës, Tiranë, të cilit i thërriste Çërri”.

Në telefonin e këtij shtetasi, u konstatuan fotot e pasaportave të dy vajzave që në kanalet zyrtare postare, ishin shënuar fiktivisht si pritëse të pakove. Mendohet se shtetaset me inicialet D.C. dhe P.L, nuk kanë lidhje me trafikun. Por, pyetja që ngrinte dyshime ishte fakti se ku kishin arritur të gjenin trafikantët fotot e pasaportave të tyre…

“Shërbimet e policisë në Selitë, Tiranë, u vendosën te vendi ku do të behej takimi mes Gledis Dikellarit dhe personit që i thërriste Çërri ku do të dorëzonte pakon me e lëndë narkotike. Rezultoi se aty ndodhej një djalë moshë e re, i cili ishte veshur me xhup ngjyrë të zezë, me karakteristikat që tregoi Gledis Dikellari, i cili tha se ky ishte personi që do ti dorëzonte pakon”.

Në momentet që do të behej dorëzimi, policia ndërhyri dhe vuri në pranga këtë person, që rezultoi minoren vetëm 16-vjeçar. Ai ishte nxënës në vitin e parë në gjimnaz me inicialet S.K. Për shkak të moshës, identitetin e tij nuk po e japim të plotë. Ajo që bën përshtypje është përfshirja në këto raste trafiku të minorenëve. Madje, nga hulumtimi mbi dosjen hetimore, bie në sy përgatitja e tyre proceduriale duke ndërtuar strategji mbrojtje njëjtë si profesionistë të botës së errët. I mituri, por edhe personi tjetër ka refuzuar të përgjigjet në momentet e para të ndalimit, me sa duket, për të shmangur deklarime që mund ti dëmtojnë në fazat e tjera të hetimit./ Marrë nga Top Channel

droga me poste me shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet