LIVE UPDATES
Aktualitet

Kongresi i Arsimit, Kushi: Të rinjtë shqiptare largohen në Gjermani pasi po plaket popullsia

Kushi deklaroi se është bërë ndërkombëtarizimi i universiteteve edhe strukturave europiane ekselence me qëllim rritjen e cilësisë.

12 Shtator 2022, 09:37 Nga A.B
Kongresi i Arsimit, Kushi: Të rinjtë shqiptare largohen në
Kongresi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka përgatitur disa politika të reja për të rinjtë shqiptarë. Këtë ajo e bëri të ditur në Kongresin e Arsimit, aty ku tha se sfida është rritja e cilësisë së arsimit në standardet e BE. Ministrja tha se të rinjtë shqiptarë po largohen jashtë vendit për studime apo punësime, në shtetet ku popullsia po shkon drejt plakjes.

Kushi deklaroi se është bërë ndërkombëtarizimi i universiteteve edhe strukturave europiane ekselence me qëllim rritjen e cilësisë.

'Kongresi i Arsimit përkon dhe me fillimin e vitit të ri shkollor dhe dua ta nis me urim për nxënësit e mësuesit për një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm. Arsimi përveç se një e drejtë themelore, është edhe faktori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të çdo kombi. Nuk ka asnjë dyshim që për arsimin duhet solidaritet i madh kombëtar. Në kohë sfidash e transformimesh, arsimi duhet të jetë në krye të çdo axhende. Edhe qëllimi i Kongresit është të bëjë bashkë shumë aktorë, përfshirë parauniversitar, të lartë, kërkimin shkencor, pedagogë, mësues e studiues për të nxitur bashkëpunimin për sfidat e të ardhmes për një arsim cilësor drejt BE.

Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Vecanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës. Për t’iu përgjigjur kësaj tendence ne kemi bërë ndërkombëtarizimin e universiteteve por edhe struktura europiane ekselence. Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë. Një politikë tjetër është përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar.

A mjaftojnë këto politika? Të gjithë biem dakord që politikat dhe reformat, sa më të mëdha e të thella të jenë, aq më shumë kohë kërkojnë se rezultatet nuk janë të menjëhershme. Kemi përgatitur disa programe: për programe të përbashkëta të dyfishta me universitete europiane, si dhe qendra kërkimore, me qëllim për t’i dhënë vlerë diplomave tona. Politikë tjetër: bursat e studimit për progamet prioritare, me kushtin që studentët pas studimeve të qëndrojnë në vendin tonë. Besoj që në panelet e kongresit, kjo temë do të ketë diskutim të gjerë.'- u shpreh Kushi. 

evis kushi kongresi i arsimit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës