LIVE UPDATES
Aktualitet

Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen xhamat e banesës dhe e godet me tulla

Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat. Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

6 Tetor 2022, 23:19 Nga DOSJA
Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen
Kronika e STOP

TIRANË- Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i ka marrë 40 metra katrorë tokë nga prona e tij, i ka dëmtuar pronën, e ka dhunuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar. Ky është rasti që ka trajtuar këtë enjte emisioni Stop në Tv Klan. Qytetari Ymerli Bardhollari jeton në zonën e Selitës në Tiranë, prej 32 vitesh. Shtëpinë dhe tokën i disponon me certifikatë pronësie. Në vitin 2007, shtëpinë ngjitur me të e bleu Ajet Zirko. Në këtë moment nis kalvari i peripecive për z.Ymerli. Komshiu i ri i dëmtoi shtëpinë, ndërsa ngrinte 3 kate pa leje, ndaj dhe denoncuesi iu drejtua Policisë Ndërtimore. Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat. Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

“Ky problem ka të bëjë me pronat për një ndërtim që ka filluar në pronën time. Fillimisht dua të them që jam prej 32 vitesh këtu. Shtëpinë e disponon me dokument certifikatë pronësie, 300 metra katrorë tokë, 50 metër katrorë ndërtim. Unë kam patur kufizues Kristaq Dhamo, i ka shitur shtëpinë në 2007 Ajet Zikos. Muret e objekteve tona kanë qenë të përbashkëta. Në moment që e ka blerë Ajet Ziko filloi prishjen e objektit, ndërkohë që aty u dëmtua edhe objekti im që kishim mure të përbashkëta prej rreth 40 metër katrorë që ka ndërhyrë tek trualli im. Unë i jam drejtuar policisë ndërtimore në 2010 kur personi Ajet Zeko vazhdonte ndërtimin pa leje duke më cënuar pronën mua. Filloi objektin që nga themelet, hapjen e plintave, bërjen e kollonave, gjithë procesin e ndërtimit. Ky vazhdonte ndërtimin pa leje, katin e dytë, vazhdoi katin e tretë, policia e Inspektoriati Ndërtimor vazhdonte nxirrte vendimet e prishjes, përgjigjet që më ktheheshin mua nga Inspektoriati Ndërtimor ‘ne po e mbajmë në mbikëqyrje, ne do vazhdojmë prishjen’. Me këmbënguljen tonë erdhi policia ndërtimore, filloi prishjen e objektit. Në 14 Janar 2011 ndërhyri IKMT ku bëri prishjen e objekteve komplet, 3 katet. Pas 2 muajsh filloi pastroi mbeturinat e ndërtimit, filloi ndërtimin përsëri. Bëri 1 kat, ky që ekziston edhe sot. Shkova prapë te IKMT për prishje, nxorrën vendimet e prishjes”, shprehet denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këtë pikë Ymerli Bardhollari iu drejtua Prokurorisë dhe gjykata e dënoi komshiun problematik për ndërtim pa leje në pronën e tjetrit. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë pezulloi vendimin për prishjen e objektit, pasi ishte bërë rekurs nga komshiu.

“Ndërkohë që IKMT nuk po vepronte, në këto kushte që ndodhesha unë iu drejtova Prokurorisë për kallëzim penal dhe për IKMT, ndërkohë dhe për personin që kishte ndërtuar në tokën time. Prokuroria e çoi në gjykatë për ndërtim pa leje në tokë të tjetrit, gjykata mori vendim e dënoi me 1 vit burg në tokë të tjetrit. Shkalla e Parë ka nxjerrë vendim prishje të objektit që ka ndërtuar në pjesën time. Edhe Apeli vendosi prishje për objektin që është ndërtuar në tokën time. Gjatë kësaj kohe pala tjetër e çoi në Gjykatë të Lartë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi për pezullimin e vendimit për prishje të vendimit të formës së prerë të Apelit. Edhe pse Gjykata e Lartë nxorri pezullimin e vendimit, më cenohet prona duke bërë punime të vazhdueshme”, vijon ankesën qytetari.

Por ky problem që vazhdon prej 13 vitesh nuk mbaron këtu. Situata kulmoi ditët e fundit kur denoncuesi Ymerli Bardhollari u godit me tulla e gure nga Ajeti. Xhamat e shtëpisë së z.Ymerli u thyen. Vetë ai pësoi fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ymerli Bardhollari thotë se policia që ndodhej aty, nuk ndërhyri gjatë konfliktit.

Para disa ditësh filloi të bënte punime, vendosje tullash, vendosje ulluqesh. Më cenohet përsëri pronari ime sepse ai ka hyrë përsëri brenda pronës time me punimet që po vazhdon po bën, ndërkohë që ai nuk duhet të bëjë asnjë lloj punimi, asnjë lloj veprimi sepse ne jemi në proces gjyqësor, ai vazhdon bën punimet, konfliktohet fillon provokime nga më të ndryshmet. Ata filluan me gurë, filluan me tulla, filluan me dru dhe me ofendime nga më të ndryshmet. Policia ishte aty dhe nuk ndërhynte për të shuar konfliktin se në moment që unë ju drejtova aty në mënyrë njerëzore, lajmërova dhe policinë për të ardhur këtu për të shuar konfliktin dhe për të ndaluar punimet, policia nuk ndërhynte për të shuar konfliktin por rrinte aty poshtë se kishte frikë nga tullar, guret, hekurat që vazhdonin vinin drejt nesh. Kam dëme në kokë, dëme në krah, dëme në shpatull, dëme në këmbë. Këto ditë del raporti mjeko-ligjor. Kam 13 vjet me këtë çështje. Ai vazhdon të më cënojë pronën time, duke më kërcënuar edhe jetën, duke më shkatërruar edhe banesën, është në rrezik gjithë jeta e familjes time dhe e imja”, shprehet i shqetësuar denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këto kushte, përballë kalvarit të problemeve që vazhdojnë prej 13 vitesh dhe nuk po marrin zgjidhje, qytetari u detyrua që këtë situatë të denoncojnë në emisionin Stop.

Marrë nga tvklan.al

ajet zirko ymerli bardhollari

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale