Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 58 mln lekë, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar. Madje, nga vëzhgimi në terren që kreu Citizens, edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin.
TIRANË - Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj premtonte pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë. “I shtojmë pedonale dhe korsi biçikletash. dhe për t’i përdorur si valvula shkarkimi, për të mos patur këtë dyndje tek liqeni i Tiranës” – citohet në mbledhje.
Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 58 mln lekë, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar. Madje, nga vëzhgimi në terren që kreu Citizens, edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin.
Ndërkohë në zonën që ishte parashikuar që të ngrihej një park me pemë, aktualisht një pjesë e tij është zënë si parking privat. Bashkia e Tiranës pranon se është në dijeni për lënien përgjysmë të këtij projekti, por e justifikon ngecjen e projektit me problemet e pronësisë.
“Për shkak të mos lirimit të sheshit të ndërtimit dhe në pritje të procedurës së shpronësimit, punimet në këtë objekt kanë përfunduar, duke zbritur punimet e parealizuara”- thotë Bashkia Tiranë. Vlera fillestare e projektit ka qenë 58 784 455.80 lek me t.v.sh, por për shkak se punimet janë realizuar në vlerën 50% të tyre, Bashkia Tiranë konfirmon për Citizens se vlera e paguar ndaj kompanisë 5D është 30 737 050.74 lek me t.v.sh.
Projekti fitues i cili u zbatua nga kompania “5D” u bë publik në nëntor të 2021 dhe pritej të përmbyllej për gjashtë muaj, por në të vërtetë punimet kanë zgjatur përtej ccdo afati dhe kanë përfunduar gjatë pranverës së vitit 2023 Tre nga drejtorët e kompanisë 5D, njëkohësisht edhe ish drejtorët të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë tashmë të arrestuar me kërkese të SPAK. Kjo kompani, sipas SPAK ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, një ndër to edhe projekti i lënë përgjysmë në Liqenin e Thatë. Në lidhje me zënien e hapësirës publike kanë protestuar edhe më herët banorët e kësaj zone.
“Është një zonë në Liqenin e Thatë, ku Bashkia Tiranë ka rreth 6 muaj që ka vendosur tabelë për nisjen e punimeve të projektit që do e shndërronte në park dhe pedonale. Në vend të nisjes së punimeve për të zbatuar këtë projekt të miratuar dhe të ekspozuar në terren nga vetë Bashkia, po nisin punimet për ndërtim pallati” – shkruante në një status në rrjetet sociale në qershor të 2022, aktorja Egla Ceno, e cila është banore në këtë zonë. Aktualisht zona e zaptuar që ka penguar ndërtimin e plotë të pedonales po përdoret për parkim, nga i njëjti biznesmen që ka ngjitur hotelin Radison por edhe kazinon “Queen Casino”./Citizens Channel
Foto ilustruese DURRËS - Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të enjte në zonën e pla...
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro t&eu...
TIRANË - Një operacion i policisë gushtin e 2023, vuri në pranga disa persona të cilët kishin krijuar një rrjet për tr...
Foto ilustruese SHQIPËRI - Provimet e Maturës Shtetërore, si çdo vit do të zhvillohen në muajin qershor. Ditën e sotme...
Foto ilustruese VLORË - Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës në zonën e Lun...
Baton Haxhiu LAJMI I FUNDIT- Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Baton Haxhiu ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë s&eum...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja tragjike e shkodrës ku tashmë autoritetet thon&...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj nuk janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunë...
droga KORÇË- Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për 46-vjeçarin, i cili u ndalua në Qafë...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht katër të tjerë në Korçë për vepra t&...