LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokaina e Fierit jehonë në mediat ndërkombëtare: Shqipëria, pikë e rëndësishme e trafikut të drogës, ka zyrtarë të përfshirë

WP flet gjithashtu për paratë e armët e sekuestruara si dhe për 10 personat e vënë në pranga, mes tyre dhe Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit.

26 Nëntor 2022, 17:12 Nga F.M
Kokaina e Fierit jehonë në mediat ndërkombëtare:
Viktor Çervanaku, Denlson Çervanaku, Klajdi Kodra dhe Bledar Matoshi

TIRANË- Mediat ndërkombëtare u kanë kushtuar një artikull të posaçëm operacionit “Konsistenca” që u realizua në Shqipëri në bashkëpunim me Malin e Zi dhe DEA-N, në kuadër të të cilit u sekuestruan 430 kilogramë kokainë. Në artikullin e Washington Post shkruhet se autoritetet shqiptare kanë kapur thuajse gjysmë ton drogë. WP flet gjithashtu për paratë e armët e sekuestruara si dhe për 10 personat e vënë në pranga, mes tyre dhe Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit.

Pjesë nga artikulli:

Autoritetet shqiptare thanë të premten se kanë sekuestruar 430 kilogramë kokainë në një operacion të koordinuar me Malin e Zi fqinj dhe institucione të tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Skuadra shqiptare e korrupsionit dhe krimit të organizuar tha se 10 shtetas shqiptarë u arrestuan pasi kokaina u gjet e fshehur në një ngarkesë me rreth 24 ton pleh. Gjatë operacionit të së enjtes, policia sekuestroi gjithashtu pushkë automatike, municione dhe para.

The telegraph shkruan se konfiskimet e rregullta të sasive të mëdha me drogë tregojnë se pavarësisht tentativave të qeverisë, trafikantët gjejnë ende vende alternative për të rritur ose ruajtur marijuanën si dhe janë bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që trafikojnë droga të tjera.

Pjesë nga artikulli:

Ngarkesa u importua nga Kolumbia në shtator, fillimisht u ndal në Selanik të Greqisë dhe më pas u shkarkua në Bar të Malit të Zi. Nga atje u transportua në rrugë tokësore me kamionë drejt Shqipërisë, thanë autoritetet. Policia sekuestroi kokainën e fshehur mes plehut në Fier, 100 kilometra (60 milje) në jugperëndim të kryeqytetit Tiranë, ku gjeti një laborator për të përpunuar kokainën dhe për ta bërë atë gati për përdorim. Shqipëria dikur ishte një prodhues i madh evropian i marijuanës dhe një udhëkryq për kontrabandën e saj. Një goditje e qeverisë tetë vjet më parë çoi në një reduktim të ndjeshëm të numrit të plantacioneve të kanabisit, megjithëse konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët po kërkojnë ende vende alternative për të rritur ose ruajtur marijuanën dhe janë bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që trafikojnë droga të tjera.

Abcnews flet për itinerarin e drogës

Ngarkesa u importua nga Kolumbia në shtator, fillimisht u ndal në Selanik, Greqi dhe më pas u shkarkua në Tivar, Mali i Zi. Nga atje u transportua në rrugë tokësore me kamionë drejt Shqipërisë, thanë autoritetet.

Si u zbulua laboratori?

Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

viktor cervanaku bledar matoshi klajdi kodr denilson Çervanaku


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale