LIVE UPDATES
Aktualitet

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar që qëndron pas vrasjes në Shqipëri e Greqi, "shpiku" helmimin për alibi, udhërat i jep nga QELIA: Vriteni!

Të frikshme janë konstatimet e organeve të akuzës për veprimtarinë kriminale të të ashtuquajturës “Mafia e Korydallos”, truri i së cilës është i burgosuri tashmë famëkeq Klodian Lekocaj, i përfshirë në vrasje brutale, si ajo e avokatit Michalis Zafeiropoulos.

27 Dhjetor 2022, 10:47 Nga k.m.
Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar që qëndron pas
Foto ilustruese

GREQI- A qëndron Klodian Lekocaj, pas një sërë ekzekutimesh në Greqi dhe Shqipëri? Policeneës.gr ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij kriminale, pasi ai është kreu i “mafias” shqiptare në Greqi. Të frikshme janë konstatimet e organeve të akuzës për veprimtarinë kriminale të të ashtuquajturës “Mafia e Korydallos”, truri i së cilës është i burgosuri tashmë famëkeq Klodian Lekocaj, i përfshirë në vrasje brutale, si ajo e avokatit Michalis Zafeiropoulos.

Krimet që janë organizuar nga burgjet apo që janë kryer brenda tyre janë përtej imagjinatës. Bisedat – të cilat janë regjistruar ligjërisht – mes anëtarëve organizatës që fshihet pas zhvatjes së avokatëve dhe dëshmive të rreme si dhe vrasjeve të ndodhura së fundmi në burgjet e Korydallos, janë tronditëse me mizorinë e tyre. Bisedat e diskutueshme, përmbajtja e të cilave nxjerr në pah edhe sfondin e zymtë të marrëveshjes që u tentua për të fituar disa miliona në kurrizin e të tretëve, me fund tragjik në vrasjen e Zafiropoulos.

Dy avokatët e njohur

Roli i dy avokatëve të njohur ngre pikëpyetje të mëdha për autoritetet. Veçanërisht për njërin prej tyre, policia mbeti pa fjalë kur dëgjoi bisedat e tij me organizatorin e dyshuar të grupit të ashpër kriminal, të burgosurin Lekocaj pasi personi në fjalë kishte një arsye të rëndë personale për të mos biseduar me atë të burgosur.

Megjithatë, gjatë viteve të fundit, avokati mësohet se ka ndihmuar Lekocaj n me shuma parash dhe për të gjetur një avokat, si dhe është konsultuar me të për pozicionin që do të mbante në gjyqin për vrasjen e Zafeiropoulos. Çfarë fshihet pas vdekjes së Tushës, dëshmitar në rastin e vrasjes së avokatit M. Zafeiropoulos? Bardhyl Tusha, i burgosur në burgun e Korydallos, u gjet i vdekur më 27.1.2019.

Sipas pretendimeve të Lekocajt, i burgosuri në fjalë është helmuar dhe ka dashur të bindë të afërmit e tij që të bëjnë padi kundër publikut duke kërkuar ndarjen e parave. Megjithatë, autoritetet besojnë se i burgosuri i caktuar mund të jetë vrarë nga vetë ish-bashkëpunëtorët e tij në organizatën kriminale, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë më pas me një shantazh tjetër.

Në fakt, Lekocaj i kërkon avokatit të njohur që të ndihmojë dhe të ndërmjetësojë me një koleg tjetër të tij që të mblidhen 2600 euro për të transportuar trupin e Tushës në Shqipëri si dhe trupin e Arbër Bakos, për të treguar se janë të interesuar edhe për të. Siç duket edhe nga bisedat, pas vrasjes së Bakos në burg, anëtarët e grupit kriminal shantazhuan personat që janë dëshmitarë kyç për të rishikuar deklaratat e tyre dhe për vrasjen e Zafiropulos vetëm për të fajësuar atë. Më datë 30.10.2018, një gardiankishte marrë në shtëpinë e tij një pako me përmbajtje kërcënuese të firmosur nga “Klodi dhe Romi”.

Lideri “Klodi”, kishte inkuadruar Arbër Bakon dhe Glajdol Shusharin ose i njohur si Olti Dulce, për të qëlluar avokatin 65-vjeçar Giorgos Antonopoulos më 3 nëntor 2014, jashtë shtëpisë së tij në Penteli. Nëpërmjet një gruaje të panjohur, ata u dhanë një paradhënie prej 3000 euro dy “vullnetarëve” dhe kur të mbaronin vrasjen do të merrnin gjithsej 20.000 euro. 

Bisedat telefonike dhe krimet

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar që qëndron pas

Krahas bisedave të publikuara tashmë, në të cilat përshkruhet vrasja mizore e Bakos në burg, në një tjetër regjistrim dëgjohet Lekocaj duke folur me një grua të cilës i thotë: Nuk dua të kesh dhimbje, dua të jesh mirë, dua të kalosh mirë. Ndërsa unë do të kaloj nga këtu e tutje dhe Kelly dhe unë do të kalojmë mirë, sepse... një tradhtar doli nga rruga dhe tani jemi mirë.

Në një bisedë tjetër, Lekocaj, i shqetësuar për fatin e një shoku të të burgosurit, ndoshta një prej dy të pandehurve për vrasjen e Bakos, telefonon avokatin e njohur dhe i kërkon t'i gjejë një avokat.

"Kurva e ka lokalin... Dua të më gjesh një avokat të mirë nga Pireja (me sa duket e ka fjalën për Pireun)... Njëri kishte punën e tij, tjetri ka hyrë për të ndihmuar, që të mos ndodhë. E ka bërë shoku im dhe tjetri është në rrezik. Por ai duhet të jetë shumë i mirë, se tani nuk është e mundur të flakësh një burrë nga burgu se Brahimaj (vrasësi i Bakos) ka problemet e tij, nuk ndodhin këto gjëra..."

Përveç bisedës rrëqethëse që është publikuar, ku vetë Klodian Lekocaj flet me bashkëpunëtorin e avokates D. Tsovola dhe i kërcënon me jetë. 

I vdekuri, helmi dhe Floros

Pas vdekjes së të burgosurit Tusha në burgje,Lekocaj telefonon një emision televiziv për ta denoncuar si “vrasje me helm” dhe i thotë se do t'i jepte edhe helmin me të cilin kishin tentuar ta vrisnin për të bërë një krahasim për të parë nëse është njësoj.

“Dëshiroj të më ndihmosh o vëlla, kam një copë helmi... dua të bëhet ekzaminimi i vdekjes, siç thotë fjala, nuk e di si është.”

Gazetari e pyet nëse është testuar kur thotë se është helmuar.

Tre ditë më vonë, më 31.01.2019, Lekocaj vazhdon të merret me të njëjtën çështje. Telefonon avokatin dhe i thotë se ai dhe vëllai i të vdekurit po mendojnë të padisë burgun dhe nëse vërtetohet se ka vdekur nga helmimi, mund të kërkojnë dëmshpërblim. Më pas ai i kërkon para dhe avokati i thotë të dërgojë një fëmijë në zyrën e tij për t'i dhënë atë që mundet. Më datë 25.1.2019, Lekocaj bisedon me avokatin dhe i shpreh mirënjohjen për atë që po bën për të, i cili e kishte trajtuar mirë...

"Edhe sikur të ishe babai im dhe vëllai yt, ajo që ndodhi, ajo që bën për mua, nuk do të kishte ndodhur, të kam borxh".

Ndihma nga avokati

Më 23 janar 2019, Lekotsai telefonon një person që duket se ka marrë 700 euro nga avokati me të cilin ka marrëdhënie të mira dhe komunikim të rregullt. Fillimisht e pyet se sa para ka marrë dhe më pas e udhëzon të shkojë në një degë të bankës ëestern Union për të depozituar shumën prej 350 euro në një llogari të panjohur.

Më pas Lekochai telefonon avokatin për të konfirmuar shumën.

Biznes me... të bardhë dhe mbrojtje

Në një bisedë tjetër mes Lekocaj dhe bashkëpunëtorit të tij tregon biznesin e tij të drogës nëpër ishuj. 

“Po, tani dua dhjetë kilogramët që shkova nga ishulli”... Dhe dhjetë kilogramët i dua sërish në të bardhë,”-dëgjohet Lekocaj ndoshta duke iu referuar një sasie lënde narkotike, me përgjigjen pozitive nga bashkëbiseduesi.

Deliri i Klodian Lekocajt përmes një videotelefonate nga burgjet e Korydallos në maj 2019

“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin por ta trembnin. Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë hyra në burg për vjedhje xhepash në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e jurisë pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të bëhet më 20 maj 2019. Ejani ketu dhe shikoni se si po i vret drejtesia shqiptarët. Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja. por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniakal dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.

Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë. E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke. Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua.

Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”.

Vrasja në Tiranës

49-vjeçari Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ndodhej në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Autori ka qëlluar 9 herë me pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në këmbë. Dyshohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë që të largohet, por ende nuk ka të dyshuar.

Edmond Papa ishte i njohur për Autoritetet e Greqisë. Ai ishte dënuar për trafik droge dhe më parë kishte punuar në Britaninë e Madhe. Sipas burimeve të policisë shqiptare, ai kishte shkuar për pak kohë në Shqipëri ku do të shkonte për të vizituar nënën e tij. Për vrasjen janë dy elementë hetimi nga autoritetet. Apo konflikte të mundshme në Greqi apo disa mosmarrëveshje për pronat e paluajtshme në Shqipëri.

Skenari mbizotëron është se urdhri për vrasjen e tij është dhënë nga burgjet e Greqisë.

Vrasja e dyfishtë në Nea Smyrni

Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit është në kërkim të xhelatit, i cili vrau dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës (18.12.2022), në një kafene në Nju Smyrna, mes karteleve të ashpra të drogave shqiptarë. Nga analiza e materialit video, policia del në përfundimin se sulmuesi ka pasur përvojë me armë dhe mendon se nuk ishte hera e parë që realizonte një plan të tillë vrastar. U vranë Armando Organja dhe Kreshnik Çerçizaj. Oficerët e policisë, të cilët kanë në duar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë rrugën e arratisjes vrasësit.

Duket se beteja se kush do të dominojë mafien shqiptare në Greqi tregon se nuk ka fund. Gjithçka duket se ka lidhje tek shefi dhe njëkohësisht i burgosuri Klodian Lekocaj. Ndaj dhe në orët e para të mëngjesit të 23 dhjetorit, pati një kontroll të shpejtë në burgjet e Chanias. Por asgjë nuk u zbulua. 

Seriali i vrasjeve nisi në mes të viteve 2000 e që çdo vit që kalon, më shumë ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën për shkak se seriali, dëshmitë dhe përgjimet çojnë në një hakmarrje të pafre mes grupeve kriminale, që në fakt e kanë shtrirë aktivitetin edhe në vendin tonë. Një dëshmi lidhur me vrasjen e Ari Papës nga Saranda, ekzekutorin e të cilit policia greke po e heton nëse ka lidhje dhe me vrasjen e para dy javëve. Ndërkohë, një gardian grek deklaroi para gjykatës se Arin ka dashur ta vrasë në burg edhe Klodian Lekocaj. Investigimi vazhdon me një tjetër vrasje, atë të 8 qershorit 2008, të 22- vjeçarit shqiptar Elvis Bogdani.

Në fakt Bogdani është viktimë e një seriali vrasjesh, konkretisht 11 të tilla dhe 13 tentativa të ndodhura në 2007-2008 dhe për të cilat u shkatërrua një grup kriminal shqiptar i përbërë nga Dashamir Kasemi, Kreshnik Kasemi, Roland Cara dhe Bledar Ahmetaj, si pjesëmarrës në këtë konflikt mes grupeve shqiptare që la pas dhjetëra viktima.

Seriali duket se nuk ka fund, pasi në maj 2021 u vra në Athinë sarandjoti Ari Papa, pjesë e këtij grupi, i cili i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme. Ndërkohë, prokuroria greke ka publikuar të dhëna që lidhen me dëshminë e një personi që sipas tyre është shqiptar dhe është penduar. Rrëfimi i tij i takon vitit 2014, i cili, sipas autoriteteve greke ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së Elvis Bogdanit 14 vjet ma parë duke përjashtuar nga autorësia shtetasin Dashamir Kasemi dhe duke akuzuar atë që konsiderohet si kreu i mafies së burgjeve, Klodian Lekocajn.

Shqiptari që thuhet se është 38 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka deklaruar: Viktima jonë e radhës mbërriti në pikën ku e pritëm gjysmë ore me një ‘Audi’. Ai parkoi mu para nesh. Të afërmit e tij femra kanë dalë fillimisht dhe janë larguar 15 metra nga makina dhe më pas ka dalë Visi. Më pas qëlluam të dy me kallashnikov. I kemi qëlluar shumë plumba, nuk mbaj mend sa. Visi ra aty, pranë makinës së tij. Pastaj bashkëpunëtori im shkoi me Tokarev dhe e qëlloi në kokë.

Marrë dhe përkthyer nga tromaktiko.gr

klodian lekocaj kreshnik cercizaj bardhyl tusha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës