8 Maj 2026, 16:49
Nga E.d
Foto ilustruse
Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport.
Në mbledhjen e datës 30 mars 2026 bie në sy një kërkesë për shtyje leje ndërtimi të Inceneratorit të Tiranës. Projekti që mbart pas vetes dosje të tëra hetimore, vijon të mbetet ende në fazën e tij të parë pavarësisht qindra milionë eurove që kanë shkuar drejt këtyre projekteve në vend.
Konkretisht vendimi i KKTU specifikon “Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Faza 1”, me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.”.
Ndërkohë në të njëjtën mbledhje bien në sy kërkesa për projekte në bregdet qoftë për fshatra turistikë që në fakt më shumë janë projekte rezidenciale qoftë për ndërtesa shumëkatëshe. Kështu leje janë kërkuar për ndërtime në Palasë, Himarë, Sarandë por nuk mungojnë as në Shëngjin.
Ajo që bie në sy është që shumëkatëshit po bëhen tashmë normale për zonën bregdetare. Kërkesat e subjekteve në Shëngjin janë për ndërtime 17 kate apo dhe 27 kate teksa në zonën e Golemit janë një seri ndërtimesh “24 kate mbi tokë, objekt aparthotel dhe shërbimi 8, 11, 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”. E njëjta situatë është dhe në Vlorë.
Në mbledhjen e datës 17 prill në listë bien në sy disa leje për ndërtime në Tiranë kryesisht me funksion banimi, të cilat nisin nga pak kate e deri në 45 kate ndërkohë nuk mungojnë as kullat si “Hotel 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë”, “Struktura polifunksionale, hotelerie dhe banimi me 18 kate mbi tokë dhe me 1 kat nëntokë me pishina”, me vendodhje në Velipojë.
Po kështu bie në sy leja për një stukturë brand name që do të ndërtohet brenda një prej subjekteve që ka marrë statusin e investimit strategji. Bëhet fjalë për Resort Turistik “Grand Hayatt Palase” me objekt hotelerie, casino dhe shërbime, me 1-7 kate mbi tokë dhe 2-8 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Himarë .
Edhe në Sarandë bie në sy kërkesa për leje “Kalyx, Hotel me 5 yje me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Idriz Alidhima”. Në Shëngjin janë edhe dy projekte të tjera si “Lyonesse Tower” me 1,2,3,15,19, 20 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë dhe “Struktura (banim, shërbime, hotel) 1, 7, 8, 9, 14, 15 dhe 20 kate mbi tokë dhe 3 kate pjesërisht nëntokë”, me vendndodhje në Malin e Shëngjinit, Bashkia Lezhë.
Në mbledhjen tjetër të datës 24 prill dhe atë të 29 prill bien në sy kërkesa për leje për ndërtime shumëkatëshe në Tiranë por edhe në rajone të tjera si Fushë Krujë teksa kryeson bregdeti siç është objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë./Monitor
'integrated energy' kktu ndërtime
Aktualitet
8 Maj 2026, 16:49
E. D
Elidon Çela
SARANDË- Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat...
Aktualitet
8 Maj 2026, 16:33
E. D
Viktor Ruçi
SARANDË- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Viktor Ruçi, i cili konsiderohet si "oll...
Aktualitet
8 Maj 2026, 16:17
E. D
SARANDË- Kostandin Vogli, 31 vjeç, një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjasht&eu...
Aktualitet
8 Maj 2026, 15:57
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku viktim&e...
Aktualitet
8 Maj 2026, 15:38
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një automjet ka përplasur një k&eu...
Aktualitet
8 Maj 2026, 14:43
I.A
Mirlinda Karçanaj dhe Ilir Panda
TIRANË- Një vendim i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, po shihet si një...
Aktualitet
8 Maj 2026, 13:45
D.S
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur mbrëmjen e shkuar në Sarandë, ku u vra me ar...
Aktualitet
8 Maj 2026, 12:41
D.S
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit t&...
Aktualitet
8 Maj 2026, 12:09
D.S
ANGLI- I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar n...
Aktualitet
8 Maj 2026, 12:04
D.S
Shqipëria renditet mes vendeve me rezultatet më të dobëta për sigurinë e ujit të pijshëm në Europë, pas Mold...