LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesa e çuditshme nga burgu i Shkodrës: Dua të dal se më rrezikohet martesa, kam gruan shtatzënë e nuk ka kush i bën punët

Si prova, u hodhën në tavolinë data e celebrimit, vërtetime shtatzanie dhe dëshmi banorësh që thonë fjalë të mirë për të arrestuarin. Por më kryesorja qe  këmbëngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet të shkonte në shtëpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij për punët.

29 Tetor 2022, 19:26 Nga DOSJA
Kërkesa e çuditshme nga burgu i Shkodrës: Dua të dal se
Burgu

SHKODËR- “Kam gruan shtatzanë dhe nuk ka kush e ndihmon për punët”. Me këtë kërkesë një 32 vjeçar i arrestuar me 1.89  gramë hashash e befasoi Gjykatën e Apelit Shkodër pasi gjykata e Lezhës e la nën arrest me burg. Ai kërkoi të shkojë në shtëpi me një sërë shkresash të cilat u morën për bazë nga shkalla e dytë, pasi ishin konsideruar qesharake nga shkalla e parë. Burimet i thanë Gazetasi.al, se si prova u hodhën në tavolinë data e celebrimit, vërtetime shtatzanie dhe dëshmi banorësh që thonë fjalë të mirë për të arrestuarin. Por më kryesorja qe  këmbëngulja e J.I i cili deklaroi se ai duhet të shkonte në shtëpi pasi nuk kishte kush ta ndihmonte partneren e tij për punët.

Siç rezulton në dosje shtetasi J.I i dorëzoi gjykatës kartelën e bashkëshortes ku vërtetohej se çifti pret të bëhet me fëmijë. I dyshuari J.I kishte si arsyetim para gjykatës shkakun e ndihmës ndaj bashkëshortes dhe asistimin për punët midis tyre, dhënie ndihme për furnizim me ushqime dhe çdo punë tjetër. Burimet pranë gjykatës lokale i treguan Gazetasi.al fashikullin ku përshkruhet arrestimi i të dyshuarit dhe masat e sigurisë arrest me burg. Në një shkresë të firmosur nga mjekët vërtetohej nevoja e të afërmëve që ai ti ndihmonte me punët, një kërkesë e cila ju pranua nga Apeli me urdhërin ‘arrest në shtëpi”.  

“Referuar ekzaminimit të kryer pranë Spitalit A. provohet fakti se shtetasja E.  (bashkëshortja e personit nën hetim J.I )  është ekzaminuar me diagnozën gravidancë intra uterine, unike, evolutive dhe është rekomanduar terapi dhe për pasojë masa e sigurimit "Arrest në burg" do ta pengonte në përkujdesjen ndaj bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë. Sipas dokumentacionit mjekësor rezulton se, të dy prindërit e personit nën hetim janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore dhe personi i vetëm që mund t’i ndihmojë është personi nën hetim,"- shkruan në kërkesën e  avokatëve.

Këtë gjë e përsëriti dhe i dyshuari i cili pavarësisht kërkesës nuk u pa e arsyeshme të lihej i lirë nga gjykata lokale, por të njëjtat rrethana u vlerësuan nga Apeli. Për prokurorinë burimet i thanë Gazetasi.al se ishte dakord dhe ndaj gjykata e Apelit e deklaroi edhe këtë qëndrim në favor të të riut’.

“Personi nën hetim ka paraqitur një sërë aktesh për të vërtetuar personalitetin dhe gjendjen ekonomike sociale të tij, prova që nuk janë kundërshtuar nga organi procedues, dhe janë vlerësuar nga Gjykata e Apelit, Shkodër si të plota për të ndryshuar masën e sigurimit. Ky vlerësim është kompetencë e Gjykatës, në momentin që kërkesa paraqitet para saj”.

Burimet e policisë i  thanë Gazetasi.al se i dyshuari u arrestua për shpërndarje droge ndërkohë që më pas tha se e mbante hashashin për përdorim vetjak. “Në lokalin e tij u gjetën qesë të vogla me hashash, të fshehura poshtë banakut. Droga ishte futur pranë pijeve alkoolike dhe pranë një kutie fishash që dyshohet se përdoreshin për lojë pokeri”  deklaroi policia gjatë kyqrjes së vendngjarjes që solli arrestimin e tij në flagrancë. Shtetasi J. I në shkallën e parë kujtoi se kishte patur mundësi ti shpëtonte policisë dhe të largohej, por kishte qëndruar dhe këtë e konsideroi si bashkëpunim.

Kjo rrethanë nuk u përfill nga gjykata e Lezhës. Megjithatë ai luajti me kartën tjetër. Me rrezikimin e martesës dhe të hetimit mbi personalitetin e tij, pra se çfarë thuhej në zonë për të, i riu këmbënguli se kishte pak kohë që ishte martuar dhe se edhe ky fakt duhet të kthehej në favor të martesës së tij. As kjo kërkesë nuk u pranua pasi gjykata çmoi se një vendim gjykate nuk ndikon në lidhjen martesore. Bëhet me dije se duke insistuar për liri, J.I ka dorëzuar në lëvizjen e radhës një vërtetim nga kryetari i fshatit. Edhe ai tregon se si i riu kishte një familje të mirë dhe të njohur në zonë. Vërtetimi thotë:

“ J. I rrjedh nga një familje me tradita të larta morale dhe shoqërore dhe kjo familje nuk ka patur dhe nuk ka sjellë probleme në komunitetin ku jeton. Por edhe si individ ai njihet për sjellje të mirë shoqërore. Personalisht nuk ka patur asnjëherë probleme me organet vendore në juridiksion

të rrethit Mirditë. Karakterizohet si një person me temperament pozitiv i natyrës së qetë dhe gëzon respekt nga banoret e kësaj zone.”. As me këtë vërtetim i   riu nuk mundi ta ndryshojë masën e arrestit me burg.  E vetmja që e shpëtoi ishte vërtetimi i bashkëshortes.

Duke i lëvizur të gjithë gurët, avokatët interpretojnë nëse është apo jo e rrezikshme vepra për të cilën ai u prangos.

“Personi nën hetim paraqet rrezikshmëri të pakët shoqërore, çka përligj marrjen e një mase më të butë se ajo e arrestit me burg” mësohet të kenë thënë avokatët përpara gjykatës.

‘Nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes së personit nën hetim ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit në marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës së hetimit ose rreziku i vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale. Në rastin konkret për të dyshuarin J. I. nuk ka pasur prova apo indicie që të vërtetonte rreziku për t'u larguar. Ai rezulton të jetë një qytetar me personalitet të mirë, banues Lezhë, me arsim të mesëm, dhe nuk i përket riskut të ndërhyrjes në procesin e drejtësisë nga personi nën hetim, nuk provohet i tillë”.

Marrë nga GazetaSI

burgu i shkodres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet