Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në faqen pasardhëse është reflektuar tarifa minimale e shërbimit, në përfundim klikoni “Dërgo”.
Kadastra Shqiptare ka publikuar një udhëzim që sqaron se si duhet të veproni për të bërë rivlerësimin e pasurisë. Hapi i parë është të identifikoheni në në e-Albania;
Më pas zgjidhni shërbimin: “Rivlerësimi i Pasurisë”, klikoni “Përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin”; Në faqen pasardhëse, zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”;
Në vijim ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licensën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licensuar;
Në faqen pasardhëse është reflektuar tarifa minimale e shërbimit, në përfundim klikoni “Dërgo”.
Kadastra sqaron se tarifa e shërbimit që ju shfaqet gjatë aplikimit nuk është fikse, por do të përllogaritet në varësi të shumës së tatimit që do të rezultojë nga rivlerësimi:
– Deri në 150,000 lekë tatim → 3,500 lekë
– Nga 150,001 – 300,000 lekë tatim → 7,000 lekë
– Mbi 300,001 lekë tatim → 10,000 lekë
Pas përllogaritjes ose verifikimit të rivlerësimit të kryer nga eksperti i licensuar, përcaktohet tarifa e saktë e shërbimit e cila përfshihet në faturën që ju vjen në e-Albania, thuhet në sqarim.
Ditën e djeshme iu hap rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët.
Ky udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar.
Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit të përbashkët nr. 34, datë 29.12.2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.
Baza tatimore llogaritet si diferenca midis vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme të regjistruar më parë. Për ndërtesat, nga çmimi i referencës zbritet 1% për çdo vit përdorimi, deri maksimumi 30%. Për tokat, çmimi minimal fiskal është ai për metër katror sipas hartës së vlerave në fuqi.
Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal./Monitor.al
Plazhi i Durresit Komisioni i Prokurimit Publik i kërkoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të anulonte procedurën me fond limit 540...
Foto Ilustruese TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja d...
foto ilustuese TIRANË- Policia ka zbardhur autorët e aksidentit të ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Kast...
Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiran&e...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, lidhur me aksidentit fatal që i mori jet&eu...
TIRANË- Shumë faqe qeveritare sot, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen. Ësht...
Foto ilustruse Gjatë emisionit “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, u zbuluan fakte të reja nga dosja ...
SPANJË- Gazeta spanjolle DIARIO DE PONTEVEDRA raporton se biznesmeni i njohur shqiptar Nikolin Janina është shpallur i pafajsh&e...
Foto ilustruse Hetimet mbi vrasjen e Renato Hoxhajt, 58 vjeç, më 27 Prill 2025 në Vlorë, kanë zbuluar se pas atentatit që u...
Foto ilustruse KOSOVA- Autoritetet kosovare kanë zbuluar ditën e sotme një shumë parash prej 1 milion eurove të padeklar...