LIVE UPDATES
Aktualitet

Ju mbajnë peng mijëra euro, si mashtrojnë vëllezërit "agjentë" shoferët e kamionit

Të dy ata i ofruan një kontratë pune në Itali si transfertë shoferësh me qira nga Shqipëria. Vëllezërit hiqeshin si agjentë punësimi, por nuk kishin një zyrë të mirëfilltë ku e kryenin aktivitetin e tyre.

12 Prill 2024, 22:24 Nga M.B
Ju mbajnë peng mijëra euro, si mashtrojnë vëllezërit
Foto ilustruese

TIRANA- Rastet e abuzimeve nga punëdhënësit në një treg pune kaotik siç është Shqipëria, janë të shumta. Një nga këto raste, e rrëfeu për ‘Piranjat’ edhe një shofer kamioni, Mario Balla. Ky i fundit para një viti njohu dy vëllezër nga Fieri, Ervis dhe Ilir Sinanajn. Të dy ata i ofruan një kontratë pune në Itali si transfertë shoferësh me qira nga Shqipëria. Vëllezërit hiqeshin si agjentë punësimi, por nuk kishin një zyrë të mirëfilltë ku e kryenin aktivitetin e tyre.

Mario tregoi se pasi lidhnin kontrata 30-ditore me kompanitë italiane, në fund të muajit pagesën për punën e merrnin nga Elvisi, i cili shërbente si ndërmjetës mes dy palëve. Fillimisht, ky bashkëpunim mes vëllezërve nga Fieri dhe Marios shkoi më së miri, mirëpo rrugës gjërat ndryshuan. Pasi Mario, siguroi një leje pune në Itali, ai kërkoi të shkëputej nga bashkëpunimi me Elvis dhe Ilir Sinanajn. Pasi bëri këtë lajmërim, ai kishte për të marrë rrogën e fundit për punën që kishte bërë, atë të dhjetorit, plot 2.200 euro. Por këtë pagesë ai nuk e mori asnjëherë nga vëllezërit me justifikimin se pagesa nuk ishte kryer nga kompania italiane.

‘Pas dhjetorit, që u desh me marrë rrogën, ai tha do ju a kaloj me datë 10 janar, sepse në janar m’i kalon ky italiani. Kur shkoi data 10 i rashë telefonit, i thashë më bëj pagesën vëlla. Tha, po ti nuk do vazhdosh më me mua. I thashë, po të thashë që në dhjetor që nuk vazhdojmë më bashkë, sepse do filloj me rregulla dhe dokumente. Nuk më ka kthyer përgjigje 15 e kusur, i kam shkruar prapë. Tha kur të ma bëjë ai pagesën do të paguaj, sepse s’e kam marrë’, tregoi Mario Balla.

Por pasi kontaktoi vetë me firmën italiane, Mario zbuloi se në të vërtetë pagesa ishte bërë, por ishte Elvisi ai që nuk ia kishte kaluar në llogari. Të njëjtën gjë, Elvis Sinanaj ka bërë edhe me disa shoferë të tjerë.

‘Unë ia çova atë Elvisit me foto, që e ka bërë pagesën me numrin e kartës. Nuk kam marrë më përgjigje fare. Vazhdova unë, fare. Kaloi data 20, 30, por nuk përgjigjej më në telefon. As Iliri. Pastaj takoj një kushëririn e tij këtu në Itali dhe më tha që më kanë thënë që të të them të rrish mirë, që mos ta paguash më shtrenjtë se kaq. Pastaj, pas kësaj, u detyrova të flas ashpër me Elvisin. Aty më tha: 'Të lutem, zotëri, mos më shqetëso. Paç suksese në jetë'. Ka dhe disa të tjerë këtu që ua ka bërë këtë gjë, sepse ia ka mbajtur edhe punëtorëve të tjerë’, rrëfeu Mario.

Të njëjtën përgjigje Elvisi dha edhe përballë ‘Piranjave’. Ai iu shmang përgjegjësive të tij, duke mos u prononcuar në lidhje me këtë gjë./ Piranjat

emisioni piranjat

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!