LIVE UPDATES
Aktualitet

Jepnin fajde në shumë të mëdha parash! Prokuroria Korçë mbyll hetimet, dërgohen tre persona në gjyq

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Korçës, të maskuar si huadhënie civile dhe pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë, ata ushtronin veprimtari kredidhënie të mirëfilltë.

4 Shkurt 2026, 11:16 Nga D.S

Jepnin fajde në shumë të mëdha parash! Prokuroria

KORÇË- Prokuroria Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të cilët akuzohen se ushtronin në mënyrë të përsëritur veprimtari të paligjshme, fajde. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Korçës, të maskuar si huadhënie civile dhe pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë, ata ushtronin veprimtari kredidhënie të mirëfilltë.

Në pranga ranë personat me iniciale, J.K., K.K dhe A.G. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan, kontrata noteriale shit-blerje, pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.

Njoftimi i Prokurorisë: 

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin J.K, i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, gjatë ditës largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarinë kriminale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u konkludua se shtetasi J.K., krahas veprës penale të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, në bashkëpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katër elementët e figurës së veprës penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170/ç/2 i Kodit Penal, duke ushtruar një veprimtari kredidhënie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadhënie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotekë/peng) mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta (përgjithësisht 3-mujore) dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.

Referuar të ASHK-së rezultoi e provuar se të pandehurit kanë ushtruar veprimtari kredidhënie të mirëfilltë, duke regjistruar kufizime pronësie në pasuri të paluajtshme ku disa prej tyre i kanë kaluar në pronësi, të fituara për shkak të mosshlyerjes së borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive të paluajtshme që këta shtetas kanë përvetësuar është shumë herë me e madhe se ajo për të cilën kanë dhënë para borxh (e provuar mbi 200.000 euro të dhëna si para me fajde) në një numër të konsiderueshëm personash.

Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se në një pjesë të konsiderueshme, për vlera që variojnë nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., janë lënë si garanci, duke kaluar më pas pronësinë në emër të të pandehurve, pasuri të luajtshme siç janë automjete, të cilat kanë vlerë disa herë më të madhe se borxhi i dhënë, çka qartësisht dhe këto veprime të materializuara me akte formale dhe kalim pronësie, dëshmojnë për faktin se kthimi i borxhit të marrë nga debitorët ka qenë disa herë më i madh se ai i dhënë nga kredidhënësit, pra të pandehurit. Rezultoi e provuar se të pandehurit J.K dhe K.K nënshkruanin midis shtetasve të ndryshëm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra në formë garancie për huatë (fajdet) që ju jepnin këtyre shtetasve dhe në momentin që këto shuma monetare shlyeshin ose bënin anullimin e kontratave ose nënshkruanin kontrata të tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shitës, ose në rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pronësinë tek ta, çka është tipar i qartë i kredidhënies së palicencuar të maskuar me marrëdhënie civile të rreme për të siguruar kthimin e kredisë.

Sa më lart, rezultoi e provuar se të pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katërt elementët e figurës së veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, e më konkretisht kanë cenuar objektin e mbrojtur posaçërisht nga kjo dispozitë ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke i transformuar dhe futur në qarkullim ekonomik, kryesisht përmes transaksioneve me pasuri të luajtshme/automjete, pasuri të paluajtshme, përdorimit të llogarive bankare dhe vendosjes së pasurive në emër të personave të ndryshëm, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale që ka prodhuar përfitimet monetare (ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve), me qëllim të dukshëm për t’i dhënë burim të ligjshëm, për të vështirësuar gjurmimin dhe për të maskuar pronësinë reale mbi këto pasuri. Bazuar në aktet e ekspertimit kontabël për pasuritë e të tre të pandehurve, rezultoi e provuar se ka mospërputhje, pra mungesë të ardhurash të ligjshme dhe balanca negative për të tre të pandehurit, çka do të thotë se pasuritë dhe lëvizjet financiare të krijuara dhe të kryera prej tyre nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme, pra pasuria e qarkulluar është tipikisht “produkt” i veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontabël kanë konkluduar se në total vlerat e konsiderueshme të pasurive të laujtshme dhe të paluajtshme të krijuara në raport me të ardhurat e deklaruara (fitim/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo të ardhura të tjera), dëshmojnë për faktin se pasuria e krijuar është rezultat i fondeve me origjinë kriminale të futura në qarkullim."/Dosja.al

prokuroria korçës jepnin fajde në shumë të mëdha parash

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës