LIVE UPDATES
Aktualitet

"Je takuar me Martinajn?" Shefi e thirri në zyrë, si u arrestua efektivi i Operacionales (Rrengu)

Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

24 Gusht 2022, 17:56 Nga DOSJA
"Je takuar me Martinajn?" Shefi e thirri në zyrë, si u
Ervis Martinaj

TIRANË- Ora News zbulon vendin e arrestimit të ndihmësspecialistit në skuadrën Operacionale Jeton Lami, i cili u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë. Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune. Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në Forcën Operacionale.

Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti. Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qënë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht, dhe Lami mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij. Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj. Ora News mëson se pas qëndrimit disa minuta së bashku, Lami ka mbetur i vetëm në ambjentent e hotelit, ndërsa sipas policisë, Martinaj, është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë. Ky ka qenë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj. Dhe që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri.

Kontaktet me biznesmenin i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj. Teksa është njohur me përmbajtjen e videos, efektivi i policisë Lami është përpjekur të mbrohet, duke thënë se ka qënë krejt rastësisht në këto ambjente dhe nuk e dinte se kush, ishte personi tjetër i shfaqur në kamera. Shefat e tij të Drejtorisë së Operacionales, i kanë komunikuar Lamit, vendimin e gjykatës së Laçit, që kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për punonjësin e policisë që tashmë akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Punonjësi i operacionales është arrestuar në ambjentet e zyrës dhe pas këtij momenti, nuk ka dhënë asnjë dëshmi shtesë për situatën në fjalë. Pritet që ditën e nesërme në orën 11:00 të dali para gjykatës së Kurbinit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një deklaratë që mund të zbardhë enigmën nëse Ervis Martinaj është marrë peng dhe vrarë apo vijon të jetë në arrati.

Marrë nga OraNews

arrestohet jeton lami jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës