LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam biznesmen, mos m’i prishni imazhin gruas”, burri i drejtoreshës kërcënon gazetarët. 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentesh ende në punë

Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë.

20 Nëntor 2024, 21:58 Nga E. D
“Jam biznesmen, mos m’i prishni imazhin gruas”, burri i
foto nga emisioni

KAVAJË-  Emisioni Fiks Fare ka sjell një skandal në sistemin arsimor, ku 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentash shkollore dhe shpërdorim detyre vazhdojnë të japin mësim.

Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë.

Irma Xeka ish drejtoreshë e shkollës 9 -vjeçare “Qamil Xhani” në Kavajë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë Durrësit , për ish-drejtorin e shkollës 9 vjeçare se në regjistrat e shkollës kishte nxënës fiktivë të cilët vlerësoheshin nga mësuesit, ndërkohë ata ishin jashtë shtetit sipas sistemit TIMS.

Kallëzimi i znj.Xheka u provua nga prokuroria, madje u morën të pandehur edhe 13 mësues të shkollës.

Të cilët me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë shpallur të gjithë fajtor për falsifikim të dokumenteve shkollore dhe shpërdorim detyre. “Unë i kallëzova, gjykata i ka dënuar, por ato vazhdojnë të jenë mësues, ndërkohë mua më pushuan nga puna që kur i kallëzova” thotë Xeka.

Emisioni Fiks Fare solli dosjen e plotë të hetimit dhe gjykimit të mësuesve dhe drejtuesve të shkollës të cilët  u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në të cilën thuhet se nxënësit në bazë të sistemit TIMS ndodheshin jashtë shtetit ndërkohë vlerësoheshin me nota në Luz të Vogël . 13 mësues të dënuar vazhdojnë punën normalisht duke dhënë mësim, një prej tyre është bërë dhe drejtoreshë.

Kjo e fundit nuk pranon t’i takojë gazetarët, por lajmëron të shoqin, i cili vjen dhe përballet me ta tek dera e shkollës.

Burri i drejtoreshës së shkollës me ton urdhërues ju thotë gazetarëve të mos ja nxjerrin gruan në televizor, pasi ai është biznesmen. Të njëjtën gjuhë përdor edhe me juristen e Zyrës Arsimore Kavajë, të cilës i thotë se do merret ai me të gjithë për vendimin që kanë marrë për të shoqen.

Ndërkohë juristja e ZVA Kavajë tregon se duhet të shkojë një drejtoreshë e re në atë shkollë në mënyrë që mësuesit të hiqen, sepse drejtoresha është pezulluar për shkak të këtij vendimi gjykate.

“Nuk i hiqte dot ajo drejtoreshë, sepse u pezullua”, tha Klodiana Gjura , juriste e ZVA Kavajë. E vënë përpara faktit se ajo është e pezulluar, drejtoresha Ullorja i kaloi në  telefon juristes së ZVA  të shoqin, ky i fundit i tha jurist se do merret me të gjithë që po ja bëjnë këtë të shoqes. “Unë jam i shqetësuar tani, tani jam shqetësuar unë që jam burri, dhe do merrem me të gjithë”, thotë burri i drejtoreshës./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet