LIVE UPDATES
Aktualitet

INVESTIGIMI/ “Pa merak ta mbyllim direkt”, doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet. Në skemë dhe vëllai i këshilltarit të Ramës

Një super skandal pasi pamjet nuk lënë vend për dyshim se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e doganës, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra tjetrën në funksion të ryshfetit.

12 Dhjetor 2022, 13:56 Nga k.m.
INVESTIGIMI/ “Pa merak ta mbyllim direkt”, doganierët e Portit
Pamje nga investigimi

Një investigim i punës në doganën e Durrësit ka vërtetuar katërcipërisht korrupsionin kapilar në dogana. News24 ka siguruar pamjet e disa rasteve të marrjes së ryshfetit të pastër në portin e Durrësit, ku përveç korrupsionit flagrant cenohet siguria kombëtare dhe interesat e ligjshëm të shtetit, duke i lënë në duart e subjekteve private vulat zyrtare. Një super skandal pasi pamjet nuk lënë vend për dyshim se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e doganës, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra tjetrën në funksion të ryshfetit.

Me sektorët e hetimit dhe informacionit që janë pjesë e kësaj skeme. Për t’u nënvizuar është se të gjitha rastet e marrjes së ryshfetit bëhen nëpër zyra dhe sportele doganore, nën monitorimin e qindra kamerave të sigurisë, por të pashqetësuar doganierët marrin haptas paratë.

Në një video duket shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private.

PJESË NGA BISEDA:

Shefi i turnit te eksportet: Hajde mo këtu (merr lekët)

Qytetari: Për katër eksporte

Shefi i turnit te eksportet: OK

Qytetari: Mirupafshim!

Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Jepja letrat, ka shumë mundësi që do vish prapë te mua. (Afron dorën dhe merr paratë)

Qytetari: Mirëbesim

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Ok

Qytetari: Në rregull

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Po erdhe, pa merak ta mbyllim direkt.

Qytetari: Rrofsh!

Burime të sigurta brenda doganave garantojnë se në dijeni të situatës janë të gjithë drejtuesit dhe strukturat e hetimit dhe ato të informacionit të brendshëm, që bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Burimet thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigrame, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo skemë nuk funksionon vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend. News24 disponon materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit./News24

drini maxhari skerdilajd palnikaj dritan palnikaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale