LIVE UPDATES
Aktualitet

Inskenoi vdekjen në Pukë, avokati i Pecorellit: Nuk e prisnim arrestimin, ai është gati të diplomohet

Mëngjesin e sotëm Pecorelli do të dalë para Gjykatës së Apelit të Perugias.

12 Dhjetor 2022, 08:42 Nga A.B
Inskenoi vdekjen në Pukë, avokati i Pecorellit: Nuk e prisnim
Davide Pecorelli

ITALI- "Jo, nuk e prisnim arrestimin. Akuzat janë ato që u kundërshtuan gjatë marrjes në pyetje. Sipas mendimit tonë, nuk ka asnjë bazë për masën e sigurimit. Shihemi sot para gjyqtarit”.

Kështu ka deklaruar avokati Andrea Castori, i cili po mbron Davide Pecorellin i cili ndodhet në burg që prej të shtunës në bazë të urdhrit të përkohshëm ndërkombëtar për qëllime ekstradimi të prokurorisë së Pukës, të kryer nga agjentë të skuadrës së policisë të Peruxhias. 

Hetuesit shqiptarë e konsiderojnë Pecorellin fajtor për mashtrim, zjarrvënie, pengim të hetimeve dhe përdhosje të varreve në lidhje me skenën e zhdukjes së tij, në janar 2021. Krime për të cilat rrezikon dënimin deri në gjashtë vjet. “Nuk ka rrezik nga manipulimi i provave apo përsëritja e krimit – shpjegon avokati Castori –. Dhe klienti im që kur është kthyer në Itali është sjellë pa të meta, nuk ka rrezik shpëtimi”, raporton 'La Nacione' të ketë thënë avokati.

Pecorelli tani jeton me familjen dhe studion: "Ai është gati të diplomohet për Inxhinieri - siguron avokati Castori - dhe bën punë të herëpashershme". Dje avokati nuk ka mundur të takohet me 47-vjeçarin në Capanne, ku po mbahet: “Kam marrë në telefon në burg, por më kanë thënë që vizitat nuk janë planifikuar të dielave”.

Mëngjesin e sotëm Pecorelli do të dalë para Gjykatës së Apelit të Perugias. Dosja e tij, në fakt, është në duart e Prokurorit të Përgjithshëm, Sergio Sottani, i cili do të duhet të vendosë për vleftësimin e arrestit dhe burgut. Në fakt, Gjykata e Apelit, ndërkohë që vërtetonte arrestimin, mund të konfirmonte dënimin me burg të Pecorellit, ose të vlerësonte mundësinë për një masë tjetër sigurie ose, përsëri, ta linte atë të lirë në pritje të gjykimit.

Pecorelli ishte zhdukur në janar 2021, në Puka, me sa duket për të shpëtuar nga situata e borxhit të akumuluar në Itali. Makina që ai kishte marrë me qira ishte gjetur e djegur: brenda saj ishin gjetur eshtra njerëzish, por testi i ADN-së kishte përjashtuar se mund t'i përkiste 46-vjeçarit nga San Giustino. Por asgjë më shumë nuk u dëgjua për të deri më 17 shtator 2021, kur u gjet jashtë ishullit Montecristo, me varkën e dëmtuar. Prokuroria publike e Pukës kishte hapur një hetim, të mbyllur në mes të tetorit, pasi Pecorelli ishte dëgjuar nga hetuesit shqiptarë në fillim të të njëjtit muaj. Një hetim që do të ishte ende i hapur për të verifikuar nëse ka bashkëpunëtorë që mund të kenë ndihmuar 46-vjeçarin të organizojë zhdukjen e tij.

davide pecorelli andrea castori

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait