LIVE UPDATES
Aktualitet

IMT Kavajë nuk prish ndërtimin pa leje, nis inspektimi i ri

Kur u bë kati i parë, Yllka bëri ankesë por ndërtimi nuk u prish derisa u legalizua. Tani që ndërtimi është në katin e dytë, vendimi i prishjes ka dalë para dy vjetësh, por IMT e bashkisë Kavajë thotë se nuk ka mjete të prishë katin e dytë.

14 Shkurt 2025, 21:21 Nga M.B
IMT Kavajë nuk prish ndërtimin pa leje, nis inspektimi i ri
Foto nga emisioni

KAVAJA- Në fund të vitit të kaluar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem në Kavajë, pasi familja e Yllka Eminit ka në pronësi një vilë trekatëshe me dokumenta të rregullta e certifikatë pronësie. Por kunati i saj, Bejtullah Emini po i cënon pronën. Fillimisht ai ishte në 3 metra distancë prej Yllkës, por iu afrua në murin e saj duke ndërtuar pa leje katin e parë dhe tani ka përfunduar të dytin.

Kur u bë kati i parë, Yllka bëri ankesë por ndërtimi nuk u prish derisa u legalizua. Tani që ndërtimi është në katin e dytë, vendimi i prishjes ka dalë para dy vjetësh, por IMT e bashkisë Kavajë thotë se nuk ka mjete të prishë katin e dytë.

Gjatë bisedës me palën tjetër, Bejtullah Emini, kunati i denoncueses, pranon se ka bërë një shtesë në mur dhe gjysma e shtëpisë ka murin e saj, ndërsa tjetra rri mbështetur tek vila e Yllkës. Sekretari i përgjithshëm i bashkisë Kavajë, Arti Çiçolli këmbënguli se nuk ka mjete për të prishur katin e dytë të shtëpisë problematike.

Pas interesimit të emisionit “Stop”, IKMT-ja qendrore urdhëroi atë të Kavajës që të marrë masa duke hapur një procedurë të re prishjeje. IKMT-ja i tërheq vëmendjen IMT-së Kavajë që kjo e fundit të veprojë e të nisë një inspektim nga fillimi meqë kaloi afati 2-vjeçar dhe gjatë kësaj kohe nuk veproi. “Stop” komunikon me bashkinë e Kavajës.

Anëtari i komisionit Geng Gjylsheni: Odeta përshëndetje, si je ti?

Gazetarja: Hë mo, çfarë bëtë juve, IMT-ja e Kavajës?

Anëtari i komisionit Genc Gjylsheni: Po e morëm si vendim ne! Nisëm  ta zbardhim, do lihet në fuqi ai që ka qenë marrë, vendimi i parë që ka skaduar afati, patjetër që për t’u prishur. Edhe problemi është se bashkia e Kavajës nuk merr përsipër domethënë, pjesën e prishjes, për shkak të mos ekzistencës së mjeteve që duhen dhe specialistëve.

Gazetarja: Juve e keni përgatitur, e keni përpiluar shkresën për prishje të objektit?

Anëtari i komisionit Genc Gjylsheni: Po, po. Komisioni që u mblodh është vendosur, pra kemi bërë identifikimin e banesës, të gjitha, të gjitha…është përshkruar aty.

Gazetarja: Keni dalë me vendim prishjeje, këtë po të pyes, nuk po të pyes për kolltuqet.

Anëtari i komisionit Genc Gjylsheni: Odeta, vendim prishjeje, ne kemi lënë në fuqi pjesën, masat e marra më përpara që duhet të prishet, por Kavaja nuk ka mjetet e nevojshme për ta prishur dhe specialistët.

Gazetarja: Keni dalë me komision për prishje?

Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Arti Çiçolli: Ej, ajo është taksative prishja! Ne thjesht këtu nuk po e prishim dot se nuk kemi mjetet e duhura.

Gazetarja: E kuptoj, por pasi fola me IKMT më nxorën një leje sikur personi tjetër kishte marrë një  leje që në 2022…

Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Arti Çiçolli: Po ajo leje është e shkelur. Ka një vendim prishjeje për atë lejen. Leja është për një tendë druri. Ai nga tendë druri e ka bërë beton. Dhe për këtë ai ka marrë vendim prishjeje-gjobë. Pra në qoftë se ka ndërmend (IKMT), kjo është e hapur që të bëjë çfarë t’i dojë kokrra e qejfit IKMT-së!/ TV Klan

kavaje

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!