LIVE UPDATES
Aktualitet

"I ulet paga me 20% për 3 muaj", KLP pranon pjesërish kërkesën e ILD për Kledian Llahon: Largohet nga detyra si kryeprokuror i Sarandës

Ai dyshohet se dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”

10 Prill 2025, 11:08 Nga r.ll
"I ulet paga me 20% për 3 muaj", KLP pranon pjesërish
kledian llaho

TIRANË- Këshili i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për magjistratin Kledian Llaho. KLP ka vendosur që Llaho të largohet nga detyra si kryeprokuror i Sarandës dhe gjithashtu ka vendosur t'i ulet paga me 20% për tre muaj. 

Ai dyshohet se dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Llaho ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij. 

NJOFTIMI I PLOTË I KLP: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

Hetimi disiplinor i kryer nga ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e z. Ll. përbëjnë mos përmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Shkelja disiplinore vërehet në raport, është kryer me dashje direkte dhe ekziston rreziku që ndikimi negativ i saj të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.

Magjistrati ka marrë masën disiplinore “Vërejtje Publike” për një shkelje të mëparshme nga ana e KLP-së, me datë 30.01.2025, për veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, e duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

Gjatë parashtrimeve para KLP-së inspektorja e ILD-së vërejti, se në kohën e depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, prokurori K.Ll., ushtronte të njëjtën detyrë, si në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar. Aktualisht ai nuk ushtron detyrën as si Drejtues as si prokuror, për shkak se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj këtij magjistrati, si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal.

Në konkludim, ILD i propozoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” ndaj magjistratit K. Ll, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l”, si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe një masë të disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni nga neni 108 dhe neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar. Kërkesa e parë u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që caktoi masën “Ulje 20% e pagës për një periudhë 3 mujore” dhe pranoi plotësisht kërkesën e ILD për masën plotësuese “Largim nga detyra e kryetarit” për magjistratin K.Ll.

kledian llaho klp ild

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet