LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu përndiqte ekonomisten dhe theu arrestin e shtëpisë: E bëra nga dashuria...

Deri ditën që vajza fut si negociatore shoqen e saj të ngushtë që të ndërhynte dhe ta bindte djalin e fiksuar pas saj, që të mos e shqetësonte më.

18 Dhjetor 2022, 13:51 Nga k.m.
I riu përndiqte ekonomisten dhe theu arrestin e shtëpisë: E
Foto ilustruese

TIRANË- E kishte aq fiksim sa i shkonte përditë në punë. Madje nuk llogariste as një vendim gjyqësor që kishte urdhëruar arrestin shtëpiak. Deri ditën që vajza fut si negociatore shoqen e saj të ngushtë që të ndërhynte dhe ta bindte djalin e fiksuar pas saj, që të mos e shqetësonte më.

Dhe pikërisht në këtë takim, ekonomistja mori telefonin dhe i bëri video për ti treguar policisë se po shkonte përballë tyre me provën që vërtetonte se si 30-vjeçari po e ndiqte këmba këmbës duke i krijuar ankth. Në fakt për policinë kjo provë dhe e dhënë vërtetonte edhe dicka tjetër, që i riu "çmendurisht i dashuruar" nuk duhet aspak ta kalonte pragun e shtëpisë, por duhet t'i bindej gjykatës  që kishte shpallur një masë sigurimi personal  në kuadër të një procedimi tjetër penal.

Kur ai u arrestua nga policia, bëjnë me dije burime shumë të sigurta të Gazetasi.al, ai ju tha agjentëve se e theu arrestin jo për vajzën, por për të ëmën që e kishte të sëmurë dhe duhet të blinte ilace për të. Kjo dëshmi e ka bindur ekonomisten që të lëshojë të deklaratë të dytë, ku të thotë se D.M nuk e kishte shqetësuar aq shumë, megjithëse kallzimi I saj e ndihmoi policinë për diçka tjetër.

Ngjarja e rrallë e të arrestuarit që theu masën iu tregua gazetës 'Si' nga policia e Tiranës e cila vazhdimisht e kontrollonte banesën e 30-vjeçarit dhe e gjente aty. Por e vetmja rutinë që ai thyente, ishte për një ekomoniste që nuk hiqte dorë prej saj dhe që kur ajo shkoi në polici. Pas denoncimit edhe ajo u pendua dhe kërkoi ndjesë duke këmbëngulur se K.D po tentonte të lidhej me të dhe ndaj i qëndronte afër punës.

“Ndihesha e frikësuar prej tij dhe rreth drekës i thashë shoqes ta njoftonte që nuk isha e interesuar për të. Ishin duke biseduar të dy kur shoqja i përcolli mesazhin tim dhe sapo K.D më pa u largua me vrap prej meje."

Këtë fakt kallzuesja e ka filmuar me celular, përmend për Gazetasi.al policia dhe mbasi telefoni iu nënshtrua kqyrjes, shfaqet i riu duke vrapuar.

"Ky moment nuk mund të konsiderohet përndjekje", vlerëson policia, pasi i riu duket i shqetësuar nga pamjet filmike dhe është ai që vrapon prej denoncueses. Por në të vërtetë ai nuk i shpëton një hetimi tjetër të hapur me shpejtësi për kryerjen e veprës penale “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

I pyetur nga policia se përse e theu vendimin e gjykatës, ai mohon që ta ketë kryer këtë veprim për shkak të dashurisë ndaj vajzës. Por për një tjetër dashuri, atë për të ëmën.

“E theva gjendjen e arrestit për të blerë ilaçe për mamanë që e kam sëmurë", -  dëshmon i riu i cili pavarërisht lutjes për ndihmë përfundoi nën arrest./GazetaSi

tirane

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale