Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjyqtari Arben Hoti tha se dëshmitari A2, i cili ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës, mungon, prandaj e shtyu seancën për të hënën, raporton Betimi për Drejtësi.
KOSOVË- Një seancë gjyqësore të premten kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska” ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023 është shtyrë për të hënën për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.
Gjyqtari Arben Hoti tha se dëshmitari A2, i cili ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës, mungon, prandaj e shtyu seancën për të hënën, raporton Betimi për Drejtësi.
“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, tha Hoti.
Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar për prokurorinë deri më tani prej se filloi rasti “Banjska” më 17 prill.
Ata kanë dëshmuar se si janë përballur me një grup serbësh të armatosur kur ishin sulmuar natën e 24 shtatorit 2024 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë kolegu i tyre, rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.
Në Gjykatën Themelore për këtë rast janë duke u gjykuar Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, tre nga 45 të akuzuarit për sulmin në Banjskë.
Që të tre të akuzuarit i mohuan akuzat para gjykatës dhe pretenduan se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.
Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.
Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.
Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.
Gjykata theksoi në prill se gjykimi ndaj tyre duhet të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit të tyre në Kosovë.
Çfarë përmban aktakuza për rastin “Banjska”?
Prokuroria Speciale e Kosovës, përveç tjerash, i ngarkon të akuzuarit në rastin Banjska me vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, më herët ka deklaruar se të akuzuarit kanë pasur role të ndryshme brenda grupit kriminal, “nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe pastrimi i parave”.
Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.
Si lider i këtij grupi është identifikuar Millan Radoiçiq, për të cilin thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmit dhe aktivitetet kriminale.
Radoiçiq gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.
Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.
Në aktakuzë, Prokuroria përmend 34 dosje me prova, në mesin e të cilave ka video-incizime, analiza të pajisjeve elektronike, përgjigje të ndryshme nga Luksemburgu, Bosnje e Hercegovina, bankat dhe institucione të ndryshme, deklarata të dëshmitarëve etj.
Autoritetet e Kosovës e cilësojnë sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe akuzojnë Serbinë se qëndron pas tij.
Nga ana tjetër, Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin në Banjskë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se për Beogradin ky sulm nuk është terrorist, por se po hetohet.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar ashpër sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë./REL
Shembet godina pa leje në Vlorë VLORË- IMT ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin në Vlorë për për lirimin e ha...
pamje nga vendngjarja SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e dy të rinjve ditën e djeshme në Sarand&eum...
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtjes në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rapo...
Foto SARANDË- Policia e Sarandës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e dy-fishtë të regjistruar di...
Lokali TIRANË- Pamje të dëmeve janë publikuar nga lokali ku u regjistrua shpërthimi me lëndë plasëse në Tiran&...
Foto VAU I DEJËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se arres...
Foto TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol që u regjistrua në orët e para të...
Foto ilustruese KORÇË- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Kor&...
Foto ilustruese TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një lokal në Tiran&...
Pamje nga aksioni TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës përmes një postimi në ...