“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Mësohet se çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga lokalet e Lezhës, kanë qenë duke u kthyer në banesën e tyre.

LEZHË- Janë zbardhur detaje nga dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur burrë e grua. Mësohet se çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga lokalet e Lezhës, kanë qenë duke u kthyer në banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Balldren–Torovicë, pranë banesës së 39-vjeçarit. Në këtë segment, njëri prej dy automjeteve të përfshira në atentat i ka zënë pritë mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonte çifti, duke i bllokuar rrugën. Më pas, një automjet tjetër, pa targa, dyshohet tip “Alfa Romeo”, është afruar në vendngjarje.
Nga ky mjet kanë zbritur dy persona, të cilët kanë hapur zjarr me armë automatike kallashnikov, duke qëlluar me rreth 30 plumba në drejtim të çiftit. Si pasojë e të shtënave, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa automjeti me të cilin ata po udhëtonin është gjetur i shpuar nga plumbat në mënyrë të shumtë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe e planifikuar, pasi autorët kanë ndjekur gjithë lëvizjet e viktimës dhe kanë pritur momentin kur ata janë afruar banesës. Kamera sigurie të banesave private dhe bizneseve përreth, kanë filmuar të gjithë dinamikën e atentatit, dhe filmi i tyre është sekuestruar nga autoritetet.
Trupat e pajetë të çiftit kanë qëndruar për rreth 15 minuta brenda automjetit, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tyre nga mjeti. Ndërkohë, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Dosja.al
Leonard Ademaj, KOSOVË- Vëllai i të ndjerës, Liridona Ademajt, Leonardi ka falënderuar organet e drejtësisë...
LEZHË- Avokati Gjergj Neli, njëkohësisht kushëri i viktimave që humbën jetën ditën e sotme në fshatin Balldr...
KORÇË- Është gjetur një trup i pajetë në zonën e Çardhakut, në Moravë të Korç...
TIRANË- Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke ven...
LEZHË- Personat në foton e mëposhtme janë Anton Keçi, 54-vjeç dhe vajza e tij Bora Keçi, 20 vjeç, bab&eum...
LEZHË- Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, u ekzekutuan sot në një atentat me armë zjarri në Lezh&eum...
LEZHË- Policia ka reaguar zyrtarisht mbi atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, ku dy bashkë...
Gjykata e Rrethi Gjyqësor Shkodër SHKODËR- Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë...
Arben Nasufi LEZHË- Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa i...
Kreshnik Mujeci LEZHË- Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij janë viktima të një atentati me armë zjarri të ndodhur sot në Ba...