19 Maj 2022, 10:11
Nga DOSJA
Arben Merkuri
TIRANË- Më shumë se 20 persona janë shoqëruar nga policia, pas vrasjes së Arben Mërkurit. 10 nga këto persona kanë qënë dëshmitarë okularë të atentatit që ndodhi në qendër të Sukthit. Dëshmitarët janë shprehur se në momentin kur ndodhi vrasja kanë dëgjuar të shtëna, e po ashtu të tjerë persona thonë se kanë parë autorët të largohen me një mjet 'Benz'.
'Dëgjuam të shtënat, autorët u larguan me një 'Benz' gri'- thonë dëshmitarët.
Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë, pranë vendit ku ndodhi atentati mirëpo është e vështirë identifikimi i tyre. Autorët kishin ardhur nga Manza, me një mjet Benz GLE, i cili dyshohet se kishte targa të vjedhura. Pasi kryen krimin, ata u larguan në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës ku kanë humbur gjurmët.
Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari u vra mbrëmjen e djeshme në Sukth, teksa ndodhej brenda një lokali. Ai është skeduar në të shkuarën edhe si vrasës me pagesë. Dosja.al mëson se Mërkuri njihej si ‘maneci’ (fjalëpak) e se është hetuar në të shkuarën për trafik droge e krime kundër personit mirëpo ndaj tij nuk është marrë asnjë dënim.
Mërkuri ka qenë një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
19 Maj 2022, 10:09
Talo Çela
TIRANË- Talo Çela nuk e ka marrë kot pseudonimin hije! Edhe pse SPAK kishte kohë që e përgjonte dhe e mban...
Aktualitet
19 Maj 2022, 10:06
Talo Çela
TIRANË- Operacioni i SPAK ka disa persona të njohur të botës së krimit që kërkon t’i vendosen pra...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:55
Suel Çela dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsinit dhe Krimit të Orga...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:49
Johan Muçllari
TIRANË- Arrestohet një nga shokët e autorëve të plagosjes së Johan Muçllarit disa javë m&e...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:49
Moisi Habilaj
ITALI- Gjykata italiane ka marrë vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, duke e dënuar me 15 vite e 5 muaj me akuz&eum...
Aktualitet
19 Maj 2022, 08:31
Foto ilustruese
TIRANË- Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë nën hetim pasi akzohen për tentativ&eum...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:23
Foto ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Boçovë të Fierit, me ...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:08
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore detaje ...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:08
Autobus
AUSTRI- Një autobus me shqiptarë është aksidentuar në Salburg të Austrisë. Raportohet se 20 persona janë l&...
Aktualitet
19 Maj 2022, 09:06
Pamje nga protesta
FIER- Punëtorët e inceneratorit në Fier kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme...