LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Kurtit, Hoxha zbulon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është snajperist, as në kërkim

Artan Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.

21 Shtator 2022, 16:11 Nga k.m.
Atentati ndaj Kurtit, Hoxha zbulon bisedën me Prek Kodrën: Nuk
Prek Kodra dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbuloi se ka biseduar me Prek Kodrën një ditë më parë, personit që pretendohet se do i bënte antentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në studion e ABC Live, pas rrjedhjes së e-maileve të ish-kryepolicit Gledis Nano ku edhe doli emri i Prek Kodrës, Artan Hoxha tha se ai është një person i lirë që merret me gjueti dhe nuk është snajperist profesionist sikurse është raportuar apo në kërkim.

“Atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, ndaj politikanit të rëndësishëm Xhavit Haliti. Aty ka një skenar që duket se është organizuar nga shërbimi sekret. Këto lloj të dhënash nuk janë informacione 100% të sakta. Prandaj jo çdo gjë që thuhet aty është e saktë. Gjatë 48 orëve te fundit nga momenti që ka dalë ky është dhënë emri i Prekë Kodra. Është thënë se është snajperisti më i mirë që ka Shqipëria. Është thënë se është përfshirë në vrasje në Lezhë. Është nga zona e Dukagjinit. Është i apasionuar pas gjuetisë, nuk është snajperist. Ka një biznes në Shkodër, ka gurore. Ky nuk ka qenë ndonjëherë në kërkim. Dje kam kontaktuar me të. Është i lirë, nuk ka qenë në kërkim. Ka qenë vetëm orë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës sepse kishte ndodhur një ngjarje ku ishte përfshirë kushëriri i tij. Ka rezultuar se nuk ka lidhje. Ky është prek Kodra është gjahtar”, deklaroi ai.

Më tej, Hoxha tha se Kodra është ndaluar në vitin 2021 nga policia e Kosovës dhe është mbajtur 72 orë. Sipas tij ai kishte shkuar në Kosovë me 15 mijë euro me vete pasi do të blinte një makinë në Pejë. Pasi është marrë në pyetje nga policia ai është lënë i lirë pas 72 orësh dhe është gjobitur për mosdeklarim të parave, ndërsa lidhur me akuzat për antentat, ka dalë "i pastër".

“Një shtetas i Shqipërisë do të vriste kryeministrin e Kosovës. Për herë të parë ky person, Prek Kodra më tha se nuk ka pasur asnjë dijeni. E kam marrë vesh që unë jam njeriu që do të organizoj atentatin ndaj Kurtit ditën që u publikuan të dhënat nga hakerat. Kam qenë në Kosovë në nëntor të vitit 2021 dhe pos shkonte në Pejë të blinte fuoristradë. Është ndaluar nga policia, pa i dhënë shpjegim e kanë marrë dhe e kanë çuar menjëherë në Prishtinë. Familjarët nuk kanë patur dijeni për 72 orë ku është. Kur është marrë në pyetje ka nxjerrë 15 mijë eurot sepse do të blinte makinën. I kanë thënë se po të mbajmë për paratë false. Dy ditë para s të shkonte në Kosovë kishte blerë dy celularë. Ky çelura i është marrë dhe nuk është kthyer më. U është dhënë autoriteteve izraelitë për ta zbërthyer. Policia e Kosovës e ka liruar pas 72 orësh dhe e ka gjobitur për mosdeklarim. Nuk i kanë thënë që a je i përfshirë. Që nga ai moment ka hyrë në Kosovë edhe tre herë të tjera. Dhe Prek Kodra është marrë me vrasje çakenjsh. Dje kam folur me të herë e gjatë. Është hetuar dhe ka dalë i pastër. Kjo gjë e shtyu 48 orë për këtë gjë. Ai është i lirë me duar në xhepa. Këto janë informacione paraprake që i vijnë Policisë,”-shtoi Hoxha në fjalën e tij.

artan hoxha prenk kodra

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale