13 Janar 2025, 16:50
Nga ZH.LL

TIRANË- Policia e Tiranës ka gjetur motorin e djegur të autorit të vrasjes së Bujar Nasufit, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Ndërkohë, mësohet se motori është gjetur i shkrumbur ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së Bujar Nasufit në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, vrasësi ka dyshime se e ka pritur viktimën në afërsi të banesës së tij, në momentin që 56-vjeçari është kthyer në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.
Blutë bëjnë me dije se po kryhen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
bujar nasufi atentati ne tirane
Aktualitet
13 Janar 2025, 16:32
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Dy persona janë arrestuar në Lushnje dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vepr...
Aktualitet
13 Janar 2025, 16:19
ZH.LL
vendngjarje
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Patos. Nga informacionet paraprake mësohet s...
Aktualitet
13 Janar 2025, 16:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ç&eum...
Aktualitet
13 Janar 2025, 16:02
E. D
Anastas Janullatos
ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ndodhet në spital në gjendje të ...
Aktualitet
13 Janar 2025, 15:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se tre perso...
Aktualitet
13 Janar 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
KAPSHTICA- Autoritet kanë njoftuar se që prej orës 14:35 të ditës së sotme në pikën kufitare t...
Aktualitet
13 Janar 2025, 14:30
r.ll
pamje nga sherri
GREQI- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë mes dy shtetasve shqiptarë. Kët...
Aktualitet
13 Janar 2025, 13:54
r.ll
nafta
DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar 670 mijë litra naftë të kontrabanduar, në kuadër të operacionit "A...
Aktualitet
13 Janar 2025, 13:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë për kreun e Gjykatë...
Aktualitet
13 Janar 2025, 13:09
N.F
Tiranë
TIRANË- Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 ...