Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Krimi horror në Gjermani/ Shqiptari që masakroi me thikë ish-partneren dënohet me burgim të përjetshëm, çfarë dëshmoi para togave të zeza?
Aktgjykimi nuk është përfundimtar. Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë ish-partneren e tij por nuk i kujtohej akti.
18 Dhjetor 2023, 20:37Nga a.l
Jetmira Beka
GJERMANI- Besmir Ademi 37-vjeçari i cili masakroi për vdekje me thikë ish-gruan e tij, Jetmira Bekën dhe më pas e filmoi është dënuar nga Gjykata rajonale e Aachen në Gjermani me burgim të përjetshëm.
Aktgjykimi nuk është përfundimtar. Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë ish-partneren e tij por nuk i kujtohej akti.
Besmir Ademi u shpreh: “Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”
Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur në parkingun përballë një dyqani kompjuterësh. Ai goditi me thikë nënën e tre fëmijëve të tij dhe më pas filmoi gruan që po vdiste. Krimi horror ndodhi më 20 maj 2023. Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë kasapi.