LIVE UPDATES
Aktualitet

I ekstraduari i parë nga Dubai, cila ishte skema e mashtrimit të Bruno Çobos

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare. Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

13 Mars 2024, 10:43 Nga h.k
I ekstraduari i parë nga Dubai, cila ishte skema e mashtrimit të Bruno
Foto ilustruese

TIRANË-Si funksiononte mashtrimi? SPAK zbardhi skemen. Personat (italianet) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.

Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.

'Në përfundim të hetimit, është evidentuar në mënyrë të qartë ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar, me qëllim mashtrimin financiar nëpërmjet “trading on line” në dëm të personave me banim në Itali. Hetimet e kryera më pas, bënë të mundur konstatimin dhe atribuimin grupit kriminal, të episodeve të shumta mashtrimi të kryera ndaj personave me banim në të gjithë territorin e Italisë, të cilat i kanë dhënë grupit kriminal një fitim total prej rreth 4 700 000 euro, që dyshohet se është vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale' thuhet në njoftimin e SPAK.
Si nisën hetimet?
Hetimi ka filluar pas kallëzimit të shtetasit italian  A.B. në 28.09.2020 (procedimi penal nr. 2041/2020 mod.44), i cili raportoi se kishte investuar një shumë të madhe parash (një total prej 700.000 euro), sepse ishte tërhequr nga një reklamë e gjetur në internet e cila e kishte ftuar të investojë në aksione të Amazon dhe që do të kishin siguruar një marrëveshje të madhe përfitimi. Pas një interesi nga ana e tij, i njëjti person ka raportuar se ishte kontaktuar nga disa të vetëquajtur “ndërmjetës financiarë” të cilët, si pjesë e të njëjtit propozim investimi, duke synuar përfitimin e shumave të mëdha nga transferime të shumta financiare.

Në denoncimin e depozituar nga A. B. janë specifikuar në detaje të gjitha mënyrat e mashtrimit të pësuar, duke evidentuar se ka marrë kontakte telefonike dhe me postë elektronike me të poshtëshënuarit “operatorë financiarë” me të cilët kishte shkëmbyer dokumente të ndryshëm.

Call Centeri tek Don Bosko

Si rezultat i hetimit të përbashkët fillimisht u bë i mundur identifikimi i Call centerit dhe disa nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm,  sipas të cilit rezultonte se i kishte sjellë këtij grupimi kriminal një shumë të përgjithshme prej 1.300.000 eurosh, që mendohet të jetë vetëm një pjesë e vogël e shumës së përfituar nga grupi si vijim i aktivitetit kriminal.

Ky grup kriminal dyshohej se kishte ushtruar aktivitetin e tij deri në muajt prill ose maj të vitit 2022 ku edhe ka mbyllur aktivitetin e Call Centerit, me adresë rruga “Don Bosko" .
Kontrolli ne call Centerin ne rrugen "Dritan Hoxha"

Më 21 tetor 2022 fillimisht GJKKO caktoi masën arrest me burg për shtetasin Gilbert Pushani dhe arrest në shtëpi për shtetaset V. A. dhe E. Ç, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” .

Ky vendim u ekzekutua nga policia gjyqësore në datë 25 tetor 2022. Njëkohësisht me arrestimet e shtetasve të mësipërm, më datë 25 tetor 2022, gjykata autorizoi kontrollin dhe sekuestron e Call Center-it të përdorur nga grupi kriminal me vendndodhje në Tiranë – Rruga “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2.

Në përfundim të kontrollit ndaj të dyshuarve dhe nga kontrolli në call center-in në Rrugën “Dritan Hoxha”, i cili në momentin e ekzekutimit ishte pa persona brenda, dha një rezultat pozitiv pasi lejoi gjetjen dhe sekuestrimin e 68 kompjuterëve personalë dhe materialeve të tjera të konsideruara me interes të veçantë hetimor.

Mbi bazën nxjerrjes së të dhënave kompjuterike të cilat janë analizuar me hollësi dhe konfirmuar me kallëzimet e personave të dënuar në Itali, të dhëna të cilat përputheshin plotësisht, mbi bazën e verifikime të kryera nga ana e organit procedues, me vendimin nr. 92 datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg“, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu, si të dyshuar se kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,   “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Këto masa janë ekzekutuar në datë 27.07.2023 për shtetasit Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu,  në datë 28.07.2023 për shtetasin Bruno Gjika dhe në datë 15.01.2024 për shtetasen Antoneta Malo (Pepkolaj).

Sipas SPAK mashtrimi është kryer në dëm të disa personave dhe për këtë arsye vepra penale e mashtrimit kompjuterik është konsumuar për të gjithë të hetuarit.

Nga analiza e elementëve të veprave penale të mësipërme rezulton se në rastin konkret, shtetasi Bruno Çobo ka konsumuar tërësisht të gjitha elementët e figurës së veprave penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa për shtetasit Elisa Caci, Gilbert Pushani dhe Valbona Abedinaj, Rezarta Ibrahimi, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Antoneta Pepkolaj, Shelnishta, Hamit Dobi Erion Kastrati, Olta Toçi, Orland Cani, Greta Pepa, Silvana Veliu, Mojsi Zuna dhe Florjan Bregu, kanë konsumuar elementët të veprave penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal,   “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal informoi SPAK
Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.121/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale informon SPAK. 

bruno cobo ekstradimi ne dubai

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës