Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kam dëgjuar halle të çdo lloji, kam parë lot, zemërim, dhe njerëz që dalin jashtë vetes nga dëshpërimi.
Mirëmbrëma.
Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na janë drejtuar për ndihmë. Kam dëgjuar halle të çdo lloji, kam parë lot, zemërim, dhe njerëz që dalin jashtë vetes nga dëshpërimi. Është pjesë e punës.
Por sot, për herë të parë, një nga njerëzit që na kërkoi ndihmë, nuk është më.
Fatjon Balla ndërroi jetë.
Nuk iku nga mosha, as nga aksidentet, as nga ndonjë sëmundje e papritur. Ndërroi jetë për shkak të problemit për të cilin u drejtua tek ne.
Fatjoni nuk ngjante me asnjë prej njerëzve, historitë e të cilëve kemi ndjekur. Nëse shumica e njerëzve që ndihmojmë ne kërkojnë, me të drejtë, të marrin atë që u takon, të dëmshpërblehen, të shohin abuzuesit të dënohen… Fatjoni donte vetëm që kjo që i ndodhi atij, të mos i ndodhte kujt tjetër.
Ishte i qetë.
I kthjellët.
Pa hakmarrje e pa urrejtje brenda vetes.
Edhe sëmundjen e rëndë me të cilën u përball ai e luftoi me buzëqeshje dhe me batutë të çiltër.
Buzëqeshja, ishte forca më e madhe e tij.
Më vonë, duke gërmuar në jetën e tij, kuptova që ai nuk ishte thjesht një "denoncues" i radhës. Ishte një aktivist, një njeri që jetën e tij ia kishte kushtuar kauzave që i shërbenin të gjithëve, jo vetëm atij. Një mik i natyrës, i malit, i detit, sepse Toni donte gjithçka të bukur që na është dhënë në këtë Tokë, e që për atë u bë shumë e vogël.
Ishte ai lloj qytetari që tejkalon veten për të mirën e të gjithëve, që jep pa kërkuar të marrë, e që në një shoqëri të stërmunduar si e jona, kemi harruar që ekziston.
Fatjoni ishte një nga ata qytetarë që Shqipëria i ka me pakicë, dhe humbja e të cilëve nuk i përket vetëm familjes e miqve. Humbja e tij, edhe mua më pakëson… ne të gjithëve na pakëson.
Tani, pa të, Shqipëria është pak më e varfër.
Dhe ky është një nga ato rastet kur dëshiroj që teoria e mishërimit të jetë e vërtetë… Sepse ndoshta, ndonjëherë, një shpirt si i tij mund të kthehet përsëri mes nesh.
Fatjoni ndërroi jetë më 5 prill në Spanjë, teksa kishte shkuar për t'u trajtuar. Shpenzimet për të kthyer trupin në Shqipëri janë të konsiderueshme. Kushdo mundet, mund të kontribuojë, të ndihmojmë familjen të kthejë trupin në Shqipëri./Piranjat news
Foto ilustruse Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve n...
Viktimat Igli Gjoca dhe Antonio Delilaj SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku nj&...
Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme, ...
Eduart Afmataj FUSHË-KRUJË- Personi në foto është Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes në Nikël. Mësohet se E...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË- Eduart Afmataj, autori i vrasjes e cila ndodhi pak minuta më parë në Nikël, ku mbeti i vra...
Foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Personi që shihet në foto është Artur Çangu, viktima e të shtënave m...
Pamje nga vendngjarja FUSHË-KRUJË- Pamjet që po shihni në ekran i përkasin krimit i cili ndodhi pak minuta më parë n&eum...
FUSHË-KRUJË- Uniformat blu kanë reaguar rreth vrasjes në Nikël duke njoftuar se autori i dyshuar është ende në ar...
Foto ilustruse FUSHË-KRUJË- Viktima dhe autori i vrasjes e cila ndodhi pak minuta më parë në Nikël, të Fushë-Kruj&e...
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Nikël të Fushë-...