LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi jetën pas përleshjes me thika e pirunj, çfarë e shkaktoi vrasjen e Arjan Xhambazit në Athinë, zbardhet DINAMIKA

Ekzekutimi i Xhambazit është regjistruar në mesnatën e 6 dhjetorit 2008 në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, pasi shkak ka qenë një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.

24 Maj 2024, 15:54 Nga B.Z
Humbi jetën pas përleshjes me thika e pirunj, çfarë e
Foto ilustruese

GREQI - Vrasja e Agim Xhambazit e kryer në Athinë 16 vite më parë është kryer nga një përleshje të dhunshme me thika, pirunj kuzhine dhe shkopinj, mes dy grupe shqiptarësh të komunitetit Rom.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, thuhet se pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj. Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari, alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.

Deri në këtë fazë të hetimeve, në pranga kanë përfunduar Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari, për të cilët gjykata e Korçës me kërkesë të prokurores Anjeza Galanxhi, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg pasi ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”. Ndërsa personi tjetër që ka maerë pjesë në këtë krim Edmond Qershia rezulton i dënuar në Greqi për akuzën e “plagosjes serioze në trup”.

Ekzekutimi i Xhambazit është regjistruar në mesnatën e 6 dhjetorit 2008 në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, pasi shkak ka qenë një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.

Për shkak të dhunës së ushtruar nga Flamur Demiri, Elvira ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte gjetur strehim tek shtëpia e shoqes së saj, Merita Hima. Flamuri, ka shkuar në banesën e Ritës për të marrë gruan por ajo s’ka pranuar të dalë nga shtëpia, pasi ai ishte i dehur, duke ju ndrojtur një dhunimi fizik.

Pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj. Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari , alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.

“...konflikti ka ndodhur pasi më herët, në shtëpinë e marrë me qera nga Rita, në Athinë, ku ndodhej ajo, djali i saj Ergysi, si dhe Edmond Qershia, Gëzimi, Nori dhe Elvira (bashkëshorte e shtetasit Flamur Demiri), ka shkuar Flamur Demiri për të marrë bashkëshorten e tij, Elvirën, me të cilën kishte probleme për arsye se pinte dhe e dhunonte fizikisht. Pasi ka pirë edhe një birrë, Flamuri i ka thënë Elvirës që të shkonin në shtëpi, por ajo nuk është bindur. Flamuri ka filluar që të bërtasë pasi ka qenë i pirë, më pas kanë ndërhyrë Gëzimi dhe Nori, të cilët e kanë nxjerrë Flamurin jashtë. Flamuri ka shkuar në shtëpinë ku banonte me qera me vëllain e tij Ibrahim Demiri, ka marrë nipin e tij Erjon Demiri dhe me triçiklin e Flamurit kanë shkuar përsëri tek shtëpia e Ritës, për të marrë Elvirën. Erjoni i cili kishte marrë me vete një pirun të madh  nga ata të guzhinës, i ka thirrur  Elvirës dhe nga banesa e Ritës ka dalë me thikë në dorë Gëzimi si dhe Nori dhe Edmond Qershia, e janë konfliktuar midis tyre. Edmond Qershia ka goditur me grushta e dru Flamurin, ndërsa Gëzimi me thikë ka dëmtuar në qafë Flamurin, si dhe ka ndjekur Erjonin, i cili është larguar me vrap. Nga tjetër Erjon Demiri, ka njoftuar nënën e tij Sevdie Demiri dhe kjo e fundit ka njoftuar Festim Sherifi dhe Arjan Xhambazi, të cilët ndodheshin në banesën e shtetasit Festim Sherifi dhe më pas kanë shkuar tek vendi ku kishte ndodhur konflikti me Flamurin dhe janë konfliktuar me  Edmond Qershia, Jetnor Cinellarin dhe Gëzim Latja...”.

Për shkak të këtij konflikti të dhunshëm, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Arjan Xhambazi, ka pësuar dëmtim serioz Flamur Demiri dhe është dëmtuar lehtë në dorë, Ibrahim Demiri. Për këtë vrasje është identifikuar nga policia Greke Edmond Qershia, i cili është arrestuar në muajin shkurt 2009, si i dyshuar për vrasje me paramendim. Në janar 2010, Edmond Qershia, është liruar nga gjykata e Thivës, e cila e kishte dënuar Qershinë me 3 vite e 6 muaj burgim për akuzën e dëmtimeve serioze trupore.

Ky dënim është dhënë pas ndryshimit të akuzës për vrasje me paramendim të Arjan Xhambazit, armëmbajtje pa lejë, përdorim arme, në bashkëpunim. Duke i zbritur nga dënimi i dhënë, kohën e paraburgimit e më konkretisht pesë muaj e tetëmbëdhjetë ditë. Në përfundim është vendosur që dënimi me burgim të kthehet në dënim monetar, prej 10 euro për çdo ditë burgim.

Por në dhjetor 2013, përmes një kallëzimi të depozituar nga Agron Xhambazi, babai i Arjanit, prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet dhe më pas çështja i ka kaluar prokurorisë së Korçës. Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët dhe prokurorja Anjeza Kalanxhi, është bërë e mundur pjesëmarrja në këtë vraje e Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja.

Në 20 Maj 2024 është kryer ballafaqimi i këtyre personave ndërmjet tyre, duke qenë se ka rezultuar që midis tyre të ketë kundërthënie, si dhe janë aplikuar metoda speciale të hetimit proaktiv, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale, identifikimin e autorësisë së kësaj ngjarje, si dhe përcaktimin e rolit të secilit prej bashkëpunëtorëve.

Marrë nga Ora News

vrasja hetime athine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale