LIVE UPDATES
Aktualitet

"Është rrahur në mënyrë brutale”, 12-vjeçari dhunohet në shkollë

Episodi më i fundit ka ndodhur në 28 Shkurt, por nëna nuk mori dijeni pasi 12-vjeçari e fshehu dhunën nga frika e përsëritjes. Ishte prindi i një fëmije tjetër, që sinjalizoi nënën duke i thënë, se i biri ishte dhunuar nga 4-5 fëmijë me sharje, shkelma e grushte.

18 Mars 2025, 21:28 Nga N.F
"Është rrahur në mënyrë brutale”,
Tiranë

LEZHË- Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në mes të Tiranës. Nëna e një 12-vjeçari tregon se prej vitesh i biri është bullizuar nga bashkëmoshatarë të tij. Episodi më i fundit ka ndodhur në 28 Shkurt, por nëna nuk mori dijeni pasi 12-vjeçari e fshehu dhunën nga frika e përsëritjes. Ishte prindi i një fëmije tjetër, që sinjalizoi nënën duke i thënë, se i biri ishte dhunuar nga 4-5 fëmijë me sharje, shkelma e grushte.


“Unë jam nëna e një 12-vjeçari që studion tek shkolla ‘Kosova’. Rasti i bullizimit të fëmijës sonë ka filluar që para disa vitesh në shkollën fillore dhe vazhdon edhe sot që janë në klasën e shtatë. Më 28 Shkurt ka ndodhur një rast shumë i rëndë dhune. Njëri e ka shtyrë pastaj e kanë goditur me shkelma e me grushte. Ka qenë ditë e premte në 5 minutësh me bukë në dorë dhe asnjëri nuk reagoi. Çuni nuk tregonte sepse ka qenë rast i përsëritur, kishte frikën nga masa dhe ishte mbyllur çuni. Vjen në shtëpi e ankohet për krahun, e pyes se mos kishte ndodhur gjë në shkollë, ‘jo më tha’. Dhe insistonte për të shkuar për të bërë një grafi, ndërkohë që ai nuk pranon kurrë për të shkuar tek mjeku.

Unë nuk i kushtova shumë rëndësi. Të hënën një prind ka raportuar në shkollë këtë dhunë që i fëmija i kishte treguar dhe mua nuk më njofton asnjë njeri. Bëhet një pyetësor rastësisht dhe rastësisht e pyet nëndrejtoresha fëmijën tim dhe i thotë ‘a ka ndodhur që ti je zënë’, ‘po’ i thotë ‘sepse më përmendi emrin e babit’, por nuk i tha se çfarë dhune kishte ngrënë. Të martën unë isha në punë dhe më merr prindi në telefon e më thotë ‘unë kam raportuar e nuk është bërë asgjë, ty të ka njoftuar njeri, jo i thashë.

Ne nuk dinim asgjë, në këtë moment filloj komunikimin me çunin se çfarë kishte ndodhur dhe më pas filloi që të fliste. Më tregoi, situata ishte më alarmante, më e rëndë. Një e kishte shtyrë, pastaj të tjerë i ishin futur me shkelma e me grushte. Ky po kishte vënë dorën të mbrohej, mbante barkun e kokën me dorë. Tha ‘qaja e nuk kisha mundësi të ngrihesha, të ngrija bukën nga sheshi”, tregon nëna e 12-vjeçarit.

Zonja tregon se e çoi djalin te mjeku dhe rezultoi se ai kishte shembje të parakrahut. Meqë shkolla nuk i tregon gjë, thërret policinë dhe situata agravohet.

“Kishte dhimbje tek parakrahu fëmija. E çuam tek Spitali i Traumës, mjeku na tha që nuk ka thyerje, por e ka dhimbje nga shembja. Na dha për ta lidhur me një fashë e një tip xheli. Kontaktova me mësuesen, por asnjë përgjigje. E raportova si rast, dyshoj për këtë gjë dhe dua që policia të jetë në dijeni. Në momentin që policia i ka kontaktuar, atëherë na shkruan mësuesja kujdestare që kemi shkuar në Komisionin e Etikës. Në të vërtetë nuk po mbahej i njëjti qëndrim, ishte një provokim. Ishte e kotë dhe ato me një lloj skenari e mbyllën mbledhjen. Shkolla nuk ka mbajtur asnjë lloj qëndrimi për atë që kishte ndodhur, por problemi ishim ne që kishim shkuar në polici”, tregon më tej denoncuesja.

Dhunën sistematike e tregon dhe vetë 12-vjeçari.

“Të premten unë sapo hapa bukën, sepse kisha uri, shkova të hidhja letrën në kosh. Diarti fillon e shtyn, më pas mblidhen disa veta e fillojnë më godasin me shkelma e grushte. Pastaj shkove në bankën time, më erdhi për të qarë. Më dëmtuan krahun, më çoi dhe mami në Spitalin e Traumës.

Nuk u ankova, po ishte më shumë ai stresi sepse ata janë shumë veta, 4-5 veta dhe po të dal vetëm unë duket sikur gënjej. Ose kam atë stresin që dukem si spiun, kanë filluar që në klasë të 2-të kur erdha, por ishte më e pakët, pastaj filluan nga klasa e 4 sikur u qetësuan pak marrëdhëniet, kurse nga e 5-6 dhe tani e 7 ka qenë më keq. U kam treguar prindërve, por jo të gjitha.

Për këtë rast nuk e kam takuar psikologen, sepse nuk është se reagojnë, i mbyllin në çast. I kam thënë vetëm një herë, që ishte ai rasti që janë ankuar edhe prindërit, por thashë edhe më parë që ata janë grupe, e duket sikur unë jam gënjeshtar. Kam frikë se mos kam edhe pasoja. Kërkoj që të jem i mbrojtur nga shkolla. Të kaloj mirë, të vij për të mësuar, jo për të duruar këta tipat që u duket vetja gango”, rrëfeu për mikrofonin e emisionit “Stop” 12-vjeçari.

Mamaja e 12-vjeçarit kërkon llogari te mësuesja kujdestare dhe tek oficerja e sigurisë, që nuk e kanë njoftuar, por të dyja ato justifikohen që nuk e dinin edhe pse mesazhi i prindit tjetër e kishte sinjalizuar situatën.

Prindi: Pse nuk më thatë, që djali ishte i dhunuar, ju si mësuese kujdestare?

Mësuese Katerina Gjikoka: Pse s’ju thashë unë?

Prindi: Po pse s’më keni njoftuar?

Mësuesja Katerina Gjikoka: Në sajë të indicies së fundit, që unë u informova si mësuese kujdestare, situatën e kam paraqitur brenda gjitha institucioneve, brenda shkollës.

Prindi: Nuk e quajte të nevojshme, të më njoftoje mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Në sajë të bisedës, që ne bëmë me djalin…

Prindi: Po ai mohoi dhunën dhe ti u mjaftove, nuk e çove direkt, hajde shpejt, se është alarmante dhe ta çoje tek psikologia?

Mësuese Katerina Gjikoka: Ne u ndalëm, sepse indicia ishte, që kishte vetëm lakim të prindit, kaq!

Prindi: Në mesazh, a ju erdhi, që ai është rrahur në mënyrë brutale? Mesazhin e kam edhe unë, edhe ti, edhe drejtoresha!

Mësuese Katerina Gjikoka: Absolutisht, që nuk e mohoj mesazhin! Kemi folur, kemi mbledhur të gjitha instancat, për të vazhduar situatën…

Prindi: Nuk është mjaftueshëm, për të më njoftuar mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Për të marrë vesh, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë! Nga takimi që u bë, thirrëm prindërit! 

Prindi: U thirrën pas Policisë prindërit! Mos ma thoni, që u thirrën prindërit! Nuk u thirrën! U thirrën pas Policisë prindërit! Dhe problemi i vetëm, ku unë kërkova, ku është Katerina, ku është oficerja e sigurisë, më thanë: atje ku i ke çuar ti, në polici! Në polici, nuk ka, pse t’ju vijë keq! Për sa kohë ju merrni rrogën, ju jeni përgjegjës për fëmijët e mi, brenda këtyre mureve! Pse nuk më njoftuat? Të erdhi një mesazh, që thotë e rrafën në grup!

Oficerja Blunilda Xhakani: Pse nuk erdhi ky prindi, të na njoftonte ju lutem, por bën mesazhe?

Prindi: Por prindërit nuk janë në dispozicion, të vijnë.

Oficerja Brunilda Xhakani: Që unë ta vërtetoj, nëse fëmija ka gënjyer prindin, apo jo, se prindi mund të shikojë telenovela turke edhe për mesazhe!

Prindi: Ajo tha e rrafën, çuni nuk pranoi dhe ju nuk njoftuat askënd! Psikologia çfarë tha, kur ai fshehu dhunën? Fshehu dhunën Natani, nuk raportoi dhunën!

Mësuese Katerina Gjikoka: Në qoftë se dalim, se çfarë ka ndodhur dhe situata me bashkëshortin tuaj…

Prindi: Me bashkëshortin tim… i ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe ju jeni përgjegjës, që ne nuk kontrollojmë dot veten! Unë ju shkruajta e tronditur mësueses kujdestare dhe drejtoreshës dhe asnjëra nuk tha asnjë gjysmë fjale. Më vjen keq, që ka ndodhur, ne do marrim masat, por nuk më njoftuat, kur ndodhi kjo, dhe akoma më keq, kur fëmija fshehu dhunën./ TvKlan

dhunohet 12-vjecarja ne shkolle

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet