Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më datë 5 Gusht 2020, Ervis Alisinanaj i shkruan përsëri Kristo Qiricit dhe i tregon se ata janë nisur dhe janë andej i referohet punonjësve të policisë që do bënin kontrollin.
TIRANË- Ervis Alisinanaj i shkruan Eldjon Alushaj.
‘Tek ai vend ka ardhur raportim edhe me emrin e babait tënd dhe nesër vijnë kontroll nga Vlora.’
Nga biseda dyshohet se vendi ku dyshohet të jetë kultivuar bimë narkotike është vendi i quajtur ‘Vodena’ në Kepin e Stillos në Sarandë.
Më datë 5 Gusht 2020, Ervis Alisinanaj i shkruan përsëri Kristo Qiricit dhe i tregon se ata janë nisur dhe janë andej i referohet punonjësve të policisë që do bënin kontrollin.
‘Nuk morën kontakt me ne, e bënë si në befasi, ok vlla’.
Një tjetër oficer policie i përfshirë në këtë organizatë kriminale me bazë kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë del të ishte edhe Shkëlzen Ruska.
I cili mbante komunikime të vazhdueshme në Sky Ecc me Kristo Qiricin.
Shkëlzen Ruska i cili nga muaji qershor 2015 deri në mars të vitit 2024, ka shërbyer në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
Dhe nga Janari 2025 ka shërbyer në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në pozicionin Oficer Policie
Ku në një nga bisedat ai kujdeset për nipçet e grupit të cilët janë shoqëruar në komisariat.
Si në këtë bisedë këtu të zhvilluar në muajin shtator të vitit 2020, ku Kristo Qirici, i qan hallin.
Bisedat Sky Ecc
Kristo Qirici bisedon me Shkëlzen Ruskën
‘Mi morën ata nipçet aty brenda në komisariat. pyet dot?’
Oficeri i policisë Shkëlzen Ruska që mban kontakte edhe me Luis Balën alias Edmond Sinanaj.
Ku ky i fundit në një nga bisedat e tij i kërkon oficerit të policisë që të kujdeset që njërit që është kapur në Kakavijë, tja nxijë dosjen deri aty sa ta konsiderojë anëtar të Partisë Komuniste Kurde.
Bisedat
Luiz Bala (alias Edmond Sinanaj) bisedon me Shkëlzen Ruskën
‘Atij që u kap në Kakavijë ja nxijmë dot dosjen? Ta bëjnë sikur është ushtar i PKK, që ta ekstradojnë për Turqi, që të tremben të tjerët’.
Biseda midis të dyve të cilat vazhdojnë deri në muajin Tetor 2020.
Që lidhen edhe me episod të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike midis fshatit Dukaj dhe Salarisë në Tepelenë.
Episod ku u arrestua në flagrancë edhe një efektiv i policisë Durrës.
Ku Luiz Bala i kërkon Shkëlzen Ruskës ta ketë kujdes pasi në furgonin ku u kap sasia e lëndës narkotike prej 1.2 tonë kanabis, janë edhe gjurmët e gishtave të tij.
Dosja Hetimore
Më datë 1 Tetor 2020, Drejtoria e Policisë Gjirokastër ndaloi në rrugën midis fshatit Dukaj dhe Salari në Tepelenë një furgon që lëvizte i ngarkuar me një sasi prej 1 280 kilogram, bimë narkotike të llojit ‘cannabis sativa’
Ku drejtues i mjetit ishte shtetasi Alvan Kristo, efektiv policie në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe pasagjer në vendin e parë të këtij furgoni ishte Klaudio Hysenaj.
Ku Luiz Bala në bazë të bisedave në Sky Ecc i kërkon ndihmë efektivt të policisë, Shkëlzen Ruska pasi i kanë ngelur shenjat e gishtave në furgon dhe nga ky fakt mund të zbulohej.
Ku i tregon se furgoni i kapur është i tij.
Bashkëpunimi midis oficerit të policisë Shkëlzen Ruska dhe Luiz Balës, që sipas bisedave duket se daton shumë më herët se ky episod i kapjes së sasisë së lëndës narkotike në Tepelenë.
Biseda gjatë të cilave ata flasin për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Bisedat Sky Ecc
Më 29 Korrik 2020, Luiz Bala komunikon përsëri me punonjësin e policisë Shkëlzen Ruska dhe e pyet nëse kishte folur për të dorëzuar rreth 60-70 kilogram.
Më datë 11 Shtator 2020, Luiz Bala pyet Shkëlzen Ruskën ‘çfarë të bënte me ato të llambës dhe më pas i thotë se do t’i japin çmimin e tyre.
Më datë 14 Dhjetor 2020, Shkëlzen Ruska komunikon me Kristo Qirici dhe e pyet nëse kishte ndonjë rrugë për në Greqi,
Shkëlzen Ruska: Ore po për ndonjë rrugë për Greqi, si i bëhet se kam ngelur ne vend numëro.
Kristo Qirici: Fol me Ledin (i referohet Eldjon Alushaj) se janë mbylll të gjitha andej. Në vijim, Shkëlzen Ruska bisedon me Eldjon Alushaj për sasinë që kishte një person tjetër në Fier dhe e pyet nëse kishte interes.
‘Shkëlzen Ruska: Me 950 ka njeri nja 100 më thotë një djalë, ne Fier. Te interesojnë?
Ka gjet dhe një 50 po thotë me 1.2, Është super më i mirë se ai i llambës,
Po për të kuptuar se cila ishte pasuria që kishin vendosur krerët e grupit kriminal në këtë rast Eldjon Alushaj, emri i të cilit është përfolur edhe si porositësi i ekzekutimit mizor me tritol të komanduar të Aleksandër Sadikaj, apo i njohur si ‘Sanço’ në Tiranë në verën e vitit 2022, apo edhe Kristo Qiricit, vëllait të Edmond Papës biznesmenit që dyshohet se urdhëroi vrasjen e Sadikaj, mjafton të shikojmë porositë imobiliare që ata bënin.
Dhe pikërisht këtë këtu.
Ku Kristo Qirici në vitin 2020, porosit një banesë që në vlerë reale kushtonte 700 mijë euro.
Qirici që e kishte pëlqyer dhe do e blinte për 625 mijë euro.
Por që duke qenë se shuma ishte shumë e madhe dhe nuk e deklaronte dot, ai kërkon që ta blejë në vlerën 100 mijë euro me kontratë dhurimi.
Mjaftueshëm për të besuar se sa shumë punë të mira kishte kryer grupi kriminal që ai drejtonte përgjatë viteve 2019-2021, të ardhura të cilat i kishin siguruar edhe moskokëçarje.
Por jo tashmë para ligjit, ku ndodhen./ "Në Shënjestër", Balkanweb
foto ilustruese TIRANË- Bisedat Sky Ecc 4 Gusht 2020 Kristo Qirici komunikon me Ervis Alisinanaj, oficer policie, me pseudonimin ‘Bjondi&rsquo...
kristo qirici TIRANË- Bisedat Sky Ecc 17 Maj 2020 Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin. Sipas bisedës diskutohet për të kal...
foto ilustruese TIRANË- Por komunikimet midis grupit kriminal vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim ku ata përgatiten për të...
foto ilustruese TIRANË- Elvis Dërvishi bisedon me Eldjon Alushaj. ‘Ai Fadili ka folur vëlla për atë muhabetin. Dyshoj thot&...
foto ilustruese TIRANË- Bisedat Sky Ecc 8 Mars 2020 Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj ‘Dje, Po leje vari lesht, nuk po dimë më...
Zjarri LEZHË- Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ ë...
foto ilustruese TIRANË- Në një kohë të shkurtër ata kishin mundur të vinin pasuri përrallore, të pajustifikuar...
Viktima e Kralanit KOSOVË- Pas 26 vitesh pritjeje dhe kërkimi sot u dha një lajm i rëndësishëm për familjet e tre person...
Zjarri LEZHË - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia a...