22 Korrik 2023, 15:38
Nga DOSJA
foto ilustruese
TIRANË- SPAK ka vendosur ti japë statusin e bashkëpunëtorit, një tjetër anëtari të grupit kriminal, konkretisht Skerdi Tases, pas ndërprerjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Henrik Hoxhaj, mikun e Nuredin Dumanit. Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale, që çoi në realizimin e operacionit “Plumbi i Artë”. Prokurorët ndërkohë kanë marrë dëshmitë e Skerdi Tases, i cili thuhet se dhënë detaje thelbësore dhe mjaft të rëndësishme për krime të rënda të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.
Pas më shumë se një viti hetimesh, prokurorët kishin dalë në konkkuzionin se Henrik Hoxha nuk kishte rrëfyer të gjithë të vërtetën. Burimet shtojnë se për krime të caktuara, ai kishte fshehur fakte vendimtare, në përpjekje për të shpëtuar urdhëruesit e atentateve. Ndodhur në këto kushte, është vendosur që me të, të ndërpritej çdo bashkëpunim.
Dëshmitë e Skerdi Tases, provë e fortë
Dëshmitë e tij konsiderohen si provë e fortë dhe janë në harmoni edhe më rrëfimet e të penduarit tjetër, Nuredin Dumani, ndaj prokurorët mendojnë se i vlejnë më shumë hetimit dhe provimit të akuzave ndaj anëtarëve të grupeve kriminale. Edhe më herët Skerdi Tase kishte shprehur në gjykatë vullnetin për bashkëpunim.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i hoqi statusin e të penduarit Henrik Hoxhajt, i cili pranoi të bashkëpunonte pas arrestimit, duke zbardhur disa ngjarje kryesisht vrasje ku kishte marrë pjesë edhe Nuredin Dumani.
Prokurorja e çështjes parashtroi në Gjykatë, kërkesën për ndërprerjen e bashkëpunimit, me argumentin se pas analizimit të fakteve ka provuar se Henrik Hoxha nuk i ka treguar të gjitha, duke mbajtur edhe disa rezerva.
Aktualitet
22 Korrik 2023, 15:25
kotrolle per droge
LEZHË- Policia Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, të pajisura me dronë, vijuan kontrollet në zona të pyll&eu...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 14:55
a.l
Foto ilustruese
SPANJË- Një sulm me thika është raportuar gjatë orëve të para të mengjesit të kësaj t&eum...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 14:29
A.B
Qytetari
BULQIZË- Banorët e Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë sot...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 14:12
A.B
Arme
DURRËS- Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Autori është Kledi Çyrbja, 18-vjeç. Ky i...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 13:46
A.B
Policia
KUKËS-Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi kanë qëlluar me armë zjarri kushër...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 13:32
A.B
Viktimat
TIRANË- Personat në foto janë viktimat të cilët mbrëmjen e kaluar u mbytën në liqenin e Banjës në...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 13:21
A.B
Foto ilustruese
KORÇË- Nuk kanë fund aksidentet në vendin tonë. Tre mjete janë përfshirë në një aksiden...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 13:19
A.B
Policia
DURRËS- Policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes dy vëllezërve në Durrës. Arrestohet në flag...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 12:56
A.B
Sendet e sekuestruara
VLORË- Katër persona, u arrestuan nga policia e Hiamrës, pasi të armatosur shpërndanin në plazhin ...
Aktualitet
22 Korrik 2023, 12:48
A.B
Policia
MALËSI E MADHE- Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë afër një banese të braktisur në afërsi...