Çfarë po ndodhë në Levan? Flakët dhe tymi i zi mbulojnë zonën, pritet mbështetje nga ajri për shuarjen e flakëve
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
Përmes një deklarate publike, organizatorët bënë me dije se i janë drejtuar Policisë së Shtetit dhe përfaqësive diplomatike të vendeve partnere në Shqipëri, duke kërkuar garantimin e së drejtës kushtetuese për tubim paqësor.
TIRANË – Grupi Koordinues i protestave, të cilat prej më shumë se një muaji po zhvillohen në kryeqytet, ka reaguar zyrtarisht në lidhje me përshkallëzimin e situatës gjatë tubimit të fundit.
Përmes një deklarate publike, organizatorët bënë me dije se i janë drejtuar Policisë së Shtetit dhe përfaqësive diplomatike të vendeve partnere në Shqipëri, duke kërkuar garantimin e së drejtës kushtetuese për tubim paqësor.
Në fokus të deklaratës është protesta e datës 2 korrik 2026, e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Organizatorët kanë denoncuar ashpër atë që e cilësojnë si përdorim joproporcional të forcës nga ana e efektivëve të policisë.
Grupi Koordinues i është referuar gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka monitoruar situatën në terren. Sipas organizatorëve, raporti i këtij institucioni ngre shqetësime serioze për mënyrën se si është administruar protesta nga Policia e Shtetit.
Deklarata e plotë e Grupit Koordinues:
"Protesta është një e drejtë themelore kushtetuese dhe një nga mjetet më të rëndësishme të qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti. Çdo përpjekje për ta frikësuar, penguar apo shtypur këtë të drejtë përmes përdorimit të forcës përbën një cenim të demokracisë dhe të lirive themelore.
Dënojmë fuqimisht përdorimin e forcës joproporcionale nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve gjatë protestës së 2 korrikut 2026, si përdorimi i gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrja dhe goditja e protestuesve, si dhe ushtrimi i dhunës ndaj personave të neutralizuar, të cilat janë veprime të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet e një shteti demokratik.
Monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze mbi mënyrën se si u administrua protesta, duke ngritur dyshime të forta për tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Shtetit dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po ashtu, argumentohet qartë se veprimet e një numri të kufizuar individësh nuk mund të përdoren si justifikim për ushtrimin e dhunës ndaj mijëra qytetarëve që protestuan në mënyrë paqësore.
I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime publike për përdorimin e forcës gjatë protestës së 2 korrikut dhe të mundësojë një hetim të pavarur, transparent dhe efektiv për çdo rast të dyshuar të tejkalimit të kompetencave. Çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Policia e Shtetit nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një instrument politik për të trembur, intimiduar apo ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Përdorimi i forcës për të krijuar frikë dhe për të dekurajuar pjesëmarrjen qytetare është i papranueshëm në një shtet demokratik.
Fatkeqësisht, dhuna e ushtruar në Zvërnec ndaj një protestuesi paqësor nuk ishte një rast i izoluar. Ajo u përsërit dhe u përshkallëzua më 2 korrik, kur një grup protestuesish që prej më shumë se një muaji kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kryesisht paqësore u përballën me përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit. Kjo qasje represive nuk dëmton vetëm protestuesit, por cenon vetë të drejtën e qytetarëve për t'u organizuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogaridhënie nga pushteti.
Njëkohësisht, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për protestë paqësore. Ndalimet arbitrare, masat penale, si edhe dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë, persona civilë apo individë të paidentifikuar, nuk mund të përdoren si instrument frikësimi apo represioni ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Po ashtu, shprehim shqetësim për informacionet mbi kontrollet e imtësishme dhe selektive të kryera në pikat doganore ndaj qytetarëve që janë nisur për t'iu bashkuar protestës së ditës së nesërme. Nëse këto veprime përdoren për të penguar pjesëmarrjen qytetare, ato përbëjnë një formë të papranueshme presioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Kërkojmë shpjegime publike dhe transparencë të plotë për këto veprime.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e ditës së nesërme të distancohet qartë nga çdo akt dhune, nga çdo tolerim i personave të infiltruar dhe nga çdo veprim që synon provokimin apo përshkallëzimin e situatës. Detyra e Policisë së Shtetit është të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe mbarëvajtjen e protestës, jo të nxisë tensione apo të përdorë forcën për të penguar ushtrimin e një të drejte kushtetuese.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do t'i bashkohen protestës së nesërme ta mbrojnë karakterin paqësor të saj. Për më shumë se 35 ditë, kjo lëvizje qytetare ka protestuar në mënyrë paqësore, demokratike dhe europiane kundër një sistemi të korruptuar dhe të kapur. Çdo akt dhune, pavarësisht se nga kush provokohet, qoftë nga individë të infiltruar api provokatorë, do t'u shërbente vetëm atyre që kërkojnë të mbajnë të paprekur sistemin kriminal dhe të korruptuar ndaj të cilit protestojmë.
U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë të drejtën kushtetuese për tubim paqësor dhe të garantojnë që asnjë qytetar të mos përballet me dhunë, frikësim apo ndëshkim për shkak të pjesëmarrjes në një protestë. Mbrojtja e kësaj të drejte është themel i një shoqërie demokratike dhe i shtetit të së drejtës.
Sot kërkojmë njëzëri: *"Lironi çunat!"*
Ndërkohë, ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallim, t'i bashkohen protestës së nesërme në një mobilizim masiv, mbarëkombëtar dhe paqësor. Forca jonë buron nga pjesëmarrja qytetare, nga uniteti dhe nga vendosmëria për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Do të vazhdojmë të protestojmë paqësisht, si ditën e parë, për një Shqipëri të re, pa dhunë policore, pa represion shtetëror dhe pa një sistem kriminal e të korruptuar që sundon mbi interesin publik.", shkruajnë ata./Dosja.al
TIRANË- Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po ndjekin ritme të ndryshme drejt Bashkimit Europian. Ndërsa Mali i Zi dhe Shqip&...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët n&e...
pamjet TIRANË- Situata është tensionuar para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas akteve ...
TIRANË- “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zh...
TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur në Komisariatin Nr 3, aty ku ndodhen disa nga personat e ndaluar pas protestës që u mbajt t&...
pamjet TIRANË- Protesta e 35-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimi...
TIRANË- Mijëra protestues po vijojnë marshimin kilometrik në rrugët e Tiranës. Gjatë marshimit, pjesëmarr&eu...
TIRANË- Blicat e telefonave kanë “ndezur” bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme në protestën e 35-të....
TIRANË- Një protestues ka 'mbuluar' kryeministrin Edi Rama me dhurata për datëlindje. Protestuesi tha se studentët kishin v...
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin rrugëve të Tiranës, pas fjalimeve para kryeministrisë. Gjatë ma...