LIVE UPDATES
Aktualitet

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?

Edhe në skenarin më optimist, rajonit do t’i duhen dekada për të arritur standardet europiane në ekonomi, arsim, shëndetësi, qeverisje dhe infrastrukturë.

5 Korrik 2026, 07:32 Nga D.S

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të

TIRANË- Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po ndjekin ritme të ndryshme drejt Bashkimit Europian. Ndërsa Mali i Zi dhe Shqipëria udhëheqin garën e zgjerimit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Kosova vazhdojnë të përballen me pengesa politike dhe institucionale që mund ta zgjasin procesin për shumë vite.

Edhe në skenarin më optimist, rajonit do t’i duhen dekada për të arritur standardet europiane në ekonomi, arsim, shëndetësi, qeverisje dhe infrastrukturë. Sfidat reale të Ballkanit Perëndimor nuk lidhen vetëm me hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Produktiviteti i ulët, infrastruktura e dobët, korrupsioni, emigracioni dhe cilësia e arsimit mbeten pengesat kryesore që ndajnë rajonin nga standardet e Bashkimit Europian.

Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Europian, dera e zgjerimit mbeti formalisht e hapur për 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj kohe, procesi i integrimit është bërë më i rreptë në kushte, ndërsa vendet nuk lanë pas konfliktet etnike dhe kanë një hendek të madh në standardet ekonomike dhe ato të qeverisjes me BE-në. Projekti i dikurshëm i anëtarësimit në bllok të rajonit ka rënë, teksa vendet po përparojnë me shpejtësi të ndryshme.

“Monitor” ka analizuar, bazuar në shkrimet dhe shifrat e gjashtë gazetarëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në një projekt të mbështetur nga GIZ dhe #SustainMedia, shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë ecur më shpejt, teksa Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga çështje politike dhe etnike, Serbia po lëviz me ritëm të ngadaltë, ndërsa Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa themelore shtet-formuese dhe institucionale.

Mali i Zi ka premisa të bëhet anëtar më shpejt se vendet e tjera. Vendi ka hapur prej kohësh negociatat dhe ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Ambicia zyrtare është anëtarësimi në vitin 2028, një objektiv që ka marrë edhe mbështetje politike nga Brukseli.

Megjithatë, pas progresit teknik fshihen probleme si sundimi i ligjit, korrupsioni, politizimi i institucioneve dhe mungesa e reformave të thella në sistemin e drejtësisë që mbeten pengesat kryesore. Shumë analistë në Podgoricë paralajmërojnë se ekziston rreziku i një anëtarësimi formal, por jo ndonjë përparim i dukshëm me standardet ekonomike.

Shqipëria ka shënuar përparimin më të shpejtë në rajon gjatë dy viteve të fundit. Në qershor 2026, vendi ka hyrë zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave, pasi ka hapur të gjithë kapitujt. Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi rreth vitit 2030.

Megjithatë, sfida kryesore nuk është më hapja e kapitujve, por zbatimi standardeve europiane në ekonomi dhe institucione. Ekspertët paralajmërojnë se bizneset shqiptare kanë vetëm pak vite kohë për t’u përshtatur me rregullat e tregut të përbashkët, ndërsa vlerësimet tregojnë se vetëm 10-15% e sipërmarrjeve konsiderohen aktualisht të gatshme për konkurrencën europiane.

Në krahun tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, ndoshta shembulli më unik ku procesi nuk përparon nga kriteret politike. Dy dekada pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pas ndryshimit të emrit të shtetit përmes Marrëveshjes së Prespës, vendi ende nuk ka nisur negociatat. Bllokimi lidhet me kërkesën për ndryshime kushtetuese që do të përfshinin të drejtat e komunitetit bullgar, një kusht që refuzohet nga qeveria.

Kjo ka krijuar ngërç politik ku Brukseli këmbëngul te ndryshimet kushtetuese, ndërsa Shkupi kërkon garanci se nuk do të përballet me veto të reja në të ardhmen. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE ka arritur në rreth 71%, por procesi duket më larg se kurrë.

Serbia përfaqëson një rast krejt të ndryshëm. Ajo mbetet vend kandidat dhe vazhdon negociatat, por ritmi është ngadalësuar ndjeshëm. Nga 35 kapituj, vetëm 22 janë hapur dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht. Pengesat kryesore mbeten normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, sundimi i ligjit dhe refuzimi për t’u harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, sidomos lidhur me Rusinë.

Megjithatë, Serbia është tashmë thellësisht e integruar ekonomikisht me BE-në, e cila është partneri i saj kryesor tregtar dhe po ashtu në investime nga BE. Kjo ka krijuar një situatë që disa analistë e përshkruajnë si “gjysmë-anëtarësim”, ku të dyja palët përfitojnë nga status quo-ja pa pasur domosdoshmërisht interes për ta përshpejtuar anëtarësimin e plotë. Megjithatë, vendi synon të anëtarësohet në BE rreth vitit 2035.

Kosova mbetet vendi më larg anëtarësimit. Dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ajo ende nuk ka statusin e vendit kandidat. Përveç reformave të brendshme në drejtësi, administratë dhe luftën kundër korrupsionit, Kosova përballet me një pengesë kryesore që lidhet me mosnjohjen nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Për më tepër, dialogu me Serbinë vazhdon të jetë kushti kryesor politik. Edhe pse ka bërë hapa në fusha si SEPA, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik rajonal, rruga drejt anëtarësimit mbetet e bllokuar nga faktorë që shkojnë përtej reformave të brendshme.

Procesi i integrimit për në BE i Bosnjë-Hercegovinës mbetet tepër sfidues. Edhe pse mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe në vitin 2024 mori miratimin politik për hapjen e negociatave, procesi mbetet i kushtëzuar nga reformat institucionale.

Vendi vuan nga mungesa e mekanizmave efikase për planifikimin dhe koordinimin e fondeve të BE-së, ndërsa ende nuk është përcaktuar qartë se cilat institucione do të mbajnë përgjegjësinë për raportimin mbi zbatimin e aktiviteteve të reformës. Bosnja mbetet mes statusit të kandidatit dhe vështirësive të një shteti që ende po përpiqet të ndërtojë konsensusin e brendshëm për drejtimin e tij strategjik.

Mali i Zi: Kryeson garën, por ka ende shumë punë përpara

Ndërsa qeveria malazeze synon me ambicie anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2028, ekspertët mbeten skeptikë. Ata paralajmërojnë se shoqërisë i mungon progresi thelbësor dhe reformat strukturore të nevojshme për një integrim të vërtetë, duke tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut të një “anëtarësimi në letër”, që nuk sjell përmirësime reale për qytetarët.

Që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në vitin 2012, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Qeveria këmbëngul se kapitujt e mbetur do të finalizohen deri në fund të vitit 2026, duke i hapur rrugë anëtarësimit të plotë në vitin 2028, por ministria e Çështjeve Europiane nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me afatet për mbylljen e kapitujve të mbetur.

Shqipëria në fazën vendimtare, nga hapja e kapitujve te prova e zbatimit

Shqipëria ka hyrë në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian. Pas hapjes të të gjithë kapitujve – 33 gjithsej, fokusi është zhvendosur nga harmonizimi formal i legjislacionit te zbatimi konkret i reformave.

Tashmë, vëmendja e institucioneve zhvendoset te përmbushja e kushteve specifike për mbylljen e përkohshme të secilit kapitull, ku thelbësore mbeten reformat në sundimin e ligjit. Sipas agjendës së integrimit, fokusin kryesor do ta mbajnë kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, pasi diktojnë ritmin e mbylljes së të gjithë procesit.

Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur 10 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2026.

Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE rreth vitit 2030. Ky afat është mbështetur edhe nga institucionet europiane, të cilat e konsiderojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Lexo të plotë shkrimin për Shqipërinë në link: Shqipëria në fazën vendimtare, nga hapja e kapitujve te prova e zbatimit

Anëtarësimi i ngecur i Serbisë në BE, si një marrëveshje politike

Viti 2035 është data më e fundit e synuar për të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se Serbia mund t’i bashkohet Bashkimit Europian. Ky është një premtim i njohur që ka shënuar dekadën e fundit gjatë së cilës Beogradi dhe Brukseli kanë zhvilluar negociata.

Një pjesë e popullsisë beson se anëtarësimi në BE do të përmirësonte ndjeshëm pozitën politike dhe ekonomike të vendit, ndërsa të tjerë janë skeptikë ndaj qëllimeve të BE-së. Po nëse ngërçi i pafundmë u sjell përfitime aktorëve të fuqishëm në të dyja palët?

Serbia aplikoi zyrtarisht për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2009, u bë vend kandidat në vitin 2012 dhe hapi negociatat e anëtarësimit në vitin 2014. Sot, nga 35 kapituj negociues janë hapur vetëm 22 dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht. Zyrtarisht, fajin e kanë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në dhe reformat në sundimin e ligjit.

Maqedonia e Veriut, 22 vite në “portën” e BE-së, ndryshimet kushtetuese pengesa

Njëzetedy vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, marrëveshja e parë e këtij lloji në rajon, vendi jo vetëm që nuk është anëtar i familjes europiane, por as nuk ka filluar ende bisedimet e anëtarësimit.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila u pasua nga anëtarësimi në NATO, dhe më vonë pas miratimit të të ashtuquajturit “Propozim Francez”, i cili hapi rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, vendi ende nuk e ka nisur procesin e integrimit.

Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, e pranoi kornizën negociuese, e cila përfshin ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, malazezëve, hebrenjve, kroatëve dhe komuniteteve të tjera në Kushtetutë.

Qeveria aktuale, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka refuzuar t’i zbatojë këto ndryshime kushtetuese, me arsyetimin se ndaj Maqedonisë së Veriut është ushtruar presion i padrejtë për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë.

Ky perceptim dhe kjo narrativë rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese e kanë polarizuar thellësisht shoqërinë në të gjitha nivelet, si midis partive politike, ashtu edhe midis qytetarëve.

“Derisa të marr garanci të qarta se nuk do të ketë më çështje dypalëshe dhe të identitetit, unë mund të mbështes vetëm këtë lloj ndryshimi kushtetues. Kurrë nuk do të mbështes asgjë tjetër. Këtë po e përsëris këtu, e nëse është e nevojshme do ta përsëris edhe një qind herë”, deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski.

Bosnjë-Hercegovina, mes Brukselit dhe bllokadave të brendshme

Për Bosnjë-Hercegovinën, integrimi europian mbetet një nga projektet e rralla politike që gëzon mbështetje pothuajse universale. Qytetarët e duan, partitë e mbështesin në deklarata dhe Bashkimi Europian vazhdon të ngulë këmbë se Bosnja e ka vendin e saj në familjen europiane.

Megjithatë, pas gati një dekade nga aplikimi për anëtarësim, rruga drejt BE-së vazhdon të karakterizohet nga kontrasti mes retorikës politike dhe veprimeve konkrete.

Bosnja aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2016, mori statusin e vendit kandidat në fund të vitit 2022 dhe në mars 2024 mori dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Megjithatë, vazhdon të përballet me pengesa strukturore që e bëjnë procesin shumë më të ngadaltë sesa në shumicën e vendeve të tjera të rajonit.

Miratimi i Agjendës së Reformave 2024-2027 në shtator 2025 u konsiderua një hap kyç, pasi çeli rrugën për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Dokumenti përmban më shumë se 100 masa reformuese në fusha si infrastruktura, drejtësia, digjitalizimi dhe zhvillimi ekonomik.

Mbështetja publike për anëtarësimin është shumë e lartë. Sondazhet tregojnë se mbi 74% e qytetarëve do të votonin pro anëtarësimit në një referendum. Për shumicën e tyre, BE-ja shihet si garanci për paqe afatgjatë, stabilitet politik, kushte më të mira ekonomike dhe liri lëvizjeje.

Për më tepër, integrimi europian është një nga objektivat e pakta që gëzon mbështetje ndërmjet të tre popujve konstituivë të Bosnjës. Edhe aktorët politikë e paraqesin publikisht anëtarësimin në BE si një qëllim strategjik kombëtar.

Integrimi i Kosovës në BE, vetëm në horizont

Në prill të vitit 2016, tetë vite pas shpalljes së pavarësisë, hyri në fuqi Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) ndërmjet Bashkimit Europian (BE) dhe Kosovës. Me këtë marrëveshjeje filloi një proces për mbështetje reale të reformave, si rrugë për integrimin e vendit në BE.

Kanë kaluar 10 vjet dhe Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për integrim në BE. Më 15 dhjetor 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim, megjithatë në dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet vetëm një kandidat potencial për integrim.

Madje nga periudha prej kur Kosova ka aplikuar, marrëdhëniet me BE-në u bënë komplekse. Në vitin 2023, Bashkimi Europian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, duke akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti që nuk ka ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Masat u hoqën në dhjetorin e vitit 2025, por pasojat politike, ekonomike dhe financiare të Kosovës ishin të dukshme. Sipas Institutit GAP në raportin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Europian mbi Kosovën”, Kosova ka humbur mbi 613 milionë euro, sidomos në projekte të pezulluara. Sektorët që kanë humbur më së shumti janë mjedisi, energjia, digjitalizimi./Monitor.al

be

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë