25 Janar 2025, 13:22
Nga B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në lagje të ndryshme të Durrësit. Policia njofton se në pranga kanë përfunduar Elton Ramce dhe Kristo Myftari, të dënuar edhe më parë për vjedhje.
Ramce dhe Myftari prej datës 15 janar të këtij viti deri më datë 23 janar, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , ku kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Step by step".
Kryenin vjedhje me thyerje në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në automjete, lokale e banesa, Policia identifikoi , kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar.
Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 6 raste të vjedhjes me thyerje dhe vijon puna për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë të kryera nga këta shtetas. Dy autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimeve të marra nga drejtues automjetesh, pronarë lokalesh dhe banesash për një sërë raste të vjedhjeve me thyerje të ndodhura gjatë muajt Janar, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore, bazuar dhe në inteligjencën policore, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Step by step ” si rezultat i të cilit, u arrestuan shtetasit:
E. R., 31 vjeç dhe K. M., 42 vjeç, të dy banues në Durrës, me precedent të mëparshëm kriminal, të dënuar më parë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, prej datës 15 01.2025 deri më datë 23.01.2025, kanë kryer 6 vjedhje me thyerje në lagjen Nr 1, 16 dhe 18 të qytetit të Durrësit , k kanë vjedhur në makina, banesa e lokale , lekë, orendi, e sende të ndryshme me vlerë.
Vazhdon puna për zbardhjen e të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës ", kryer në bashkëpunim.
kristo myftari elton ramce
Aktualitet
25 Janar 2025, 13:00
N.F
Vila e Enver Hoxhës
TIRANË- Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve. Përurimi i saj u bë...
Aktualitet
25 Janar 2025, 12:34
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha të shtunën se subjektet politike e kan&eum...
Aktualitet
25 Janar 2025, 12:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- 6 persona të cilët morën pjesë ditën e djeshme në protestën para Baskisë së Tiran...
Aktualitet
25 Janar 2025, 12:23
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 42 -vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës. Arrestim...
Aktualitet
25 Janar 2025, 12:07
M.B
Baba Mondi
TIRANA- Aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqip&eu...
Aktualitet
25 Janar 2025, 11:54
M.B
Arma
TIRANA- 31-vjeçari Ervis Lami, të cilit iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e aut...
Aktualitet
25 Janar 2025, 11:40
B.Z
Janullatos, Kirill
RUSI - Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për Sinodin e ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 11:13
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda sot nga jeta në moshën 95-vjeçare teksa në shumë qytete kis...
Aktualitet
25 Janar 2025, 11:02
B.Z
Anastas Janullatos
TIRANË - Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare mëngjesin e kësaj të ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 10:49
N.F
Mesha
VLORË- Ditën e sotme është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë pë...