Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dosja “Toyota Yaris” mori këtë emër pasi në dy makina që vinin nga Belgjika u zbuluan 3.4 mln euro.
TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Yaris”, ku të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Erjon Çela për shqyrtimin e dosjes.
“Kjo kërkesë për dorëheqje i është pranuar nga Zëvendës Kryetari i Gjykatës. Sipas shortit elektronik të datës 21.01.2025 kjo dosje i ka rënë gjyqtarit Erjon Çela”, informon GJKKO.
Gjyqtarja Gjoka ka shqyrtuar edhe çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës kreu i një organizate kriminale me bazë të gjerë dhe rezulton se kjo pika është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve. Në komunikimet në aplikacionin SkyEcc ata kanë diskutuar për mënyrën sesi do të ndikonin sistemin e drejtësisë për të çliruar nga sekuestro pasuritë e Çelës. Për këtë shkak, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe se mund të jetë dhe dëshmitare në proces.
Dosja “Toyota Yaris” mori këtë emër pasi në dy makina që vinin nga Belgjika u zbuluan 3.4 mln euro. Pas një procesi të gjatë, për trafikimin e parave që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës u dënua vetëm një nga kushërinjtë Vladi. Paratë ndërkohë vijojnë të mbahen të sekuestruara.
GJKKO më 31 korrik la në burg-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, pasi akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes "Toyota Yaris", që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.
Foto ilustruese KORÇË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Korçë. Mësohe...
“Ndotje thuajse zero, trajtim të mbi 850 ton mbetjesh në ditë të mbërritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat or&...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq Emiljano Burbën, i akuzuar si organizator i një grupi të stru...
mitsotakis TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, k...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. I arrestuari ishte shpallur në k&eum...
Banesë e përmbytyr në Durrës DURRËS- Vendi ynë është përfshirë ditën e djeshme nga moti i keq. ...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy persona nën akuzën &ld...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Arrestimi i tij ka ard...
Spanjë SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 3 shqiptarë pas një operacion antidrogë. G...
Vlorë VLORË-Një operacion antidrogë është finalizuar në Vlorë. Mësohet se nga ky operacion janë vën&...