All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

'Gjyqtarja e fundit e Gërdecit'/ Shkarkohet nga detyra Shefkie Demiraj, KPK: Nuk justifikonte pasurinë

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj). Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

28 Shtator 2022, 10:26 Nga A.B
'Gjyqtarja e fundit e Gërdecit'/ Shkarkohet nga detyra Shefkie
Shefkie Demiraj
All - Paragraf - 1

TIRANË-Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball ditën e djeshme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Demiraj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi po kryhet nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën subjekti ka deklaruar se e zotëron së bashku me familjen e vëllait të ndjerë të bashkëshortit; për një truall për të cilin ka përfituar kompesim nëpërmjet shpronësimit; si dhe për donacionet dhe dhurimet e kryera në funksion të kurimit të njërit prej djemve të saj, i lënduar rëndë në një aksident autombiblistik në vitin 2012.

Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje për dy denoncime nga publiku, ku në njërën ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe arsyetimin e vendimit jashtë afateve, ndërsa në çështjen tjetër që kishte të bënte me caktimin e një mase sigurie, subjekti kishte shënuar se i proceduari ishte i padënuar, ndërkohë që rezultonte të kishte qenë më parë i dënuar.

Demiraj i kundërshtoi këto konstatime duke theksuar se çështja e parë nuk ishte zvarritur dhe se vendimi ishte dorëzuar në kohë në sekretarinë gjyqësore. Ajo këmbënguli se është sekretaria gjyqësore që i njofton vendimet dhe jo gjyqtari.

Lidhur me denoncimin tjetër, Demiraj shpjegoi se gjykata nuk kishte akses në sistemin e gjendjeve gjyqësore, ndërkohë që sipas saj bëhej fjalë për caktimin e një mase sigurie që duhej të kryhej menjëherë.

Demiraj dha shpjegime edhe për pyetjet që Komisioni i ka drejtuar lidhur me vendimin e dhënë për çështjen e tragjedisë së Gërdecit, që në disa pjesë të tij ishte ndryshuar nga Apeli. Ajo deklaroi se çështja kishte qenë mjaft komplekse dhe se ndryshimet që kishte bërë Apeli kishin të bënin me mënyrën e vlerësimit të rrethanave dhe në bindjen e brendshme.

Subjekti vërejti se një prej anëtarëve të trupës gjykuese ku ajo bënte pjesë, tashmë është anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Problemet në kriterin e pasurisë

Demiraj ka shënuar në deklaratën “veting” se familja e saj zotëron një shëpi me tre kate + papafingo në Tiranë, të ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, kur edhe është legalizuar. Subjekti ka deklaruar edhe zotërimin e një trualli me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe ka shënuar se vlera e gjithë investimit për shtëpinë është në shumën 20 milionë lekë, ku 5 milionë lekë sipas saj janë investuar nga vëllai i ndjerë i bashkëshortit, familja e të cilit zotëron një kat.

Si burime krijimi janë deklaruar shitja e apartamenteve në Tropojë, shitja e një kamioni nga kunati i ndjerë, të ardhurat e vajzës së tij nga puna në Kanada, të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe të bashkëshortit nga aktiviteti tregtar, si dhe nga shitja e një sipërfaqe toke.

Relatorja Qirko u shpreh se nga hetimi administrativ, dukej se familja e vëllait të ndjerë të bashkëshortit të Demirajt ka jetuar në një kat të shtëpisë. E pyetur nga Qirko se kur kishte kaluar në pronësi të familjes së kunatit të ndjerë kati i dytë i banesës, Demiraj sqaroi se kjo kishte ndodhur rreth 4-5 ditë më parë.

Investimi është vlerësuar nga KPK si një i tërë dhe për shpenzimet e kryera në vite janë marrë në konsideratë deklarimet e subjektit.

Sipas Qirkos, Demiraj nuk ka arritur të vërtetojë të ardhurat e kunatit nga shitja e kamionit në vitin 1995, si dhe nuk janë depozituar dokumente në formën e kërkuar nga ligji për të ardhurat e mbesës në Kanada.

Po ashtu, Komisioni konstaton mangësi dokumentacioni për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortit të subjektit nga aktiviteti tregtar. Për rrjedhojë ka rezultuar se nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e truallit, si dhe për një pjesë të investimeve të kryera në këtë banesë në vite.

Sipas KPK, ka paqartësi edhe lidhur me punimet e kryera në vite dhe për vlerat e shpenzuara.

Demiraj theksoi se shtëpia dhe një makinë janë pasuritë e vetme që ajo dhe bashkëshorti kanë krijuar gjatë gjithë jetës së tyre. Ajo vërejti se kati përdhes i banesës është i pabanueshëm, se në katin e dytë jeton familja e kunatit të ndjerë, në katin e tretë familja e saj, ndërsa për papafingon shpjegoi se e kishin ndërtuar për ta përdorur më shumë si magazinë.

“Është ndërtuar për 14 vjet me kontributin e gjithë familjarëve. Ne jetojmë me njerëzit e bashkëshortit aty. Investimet janë kryer pjesë- pjesë në 14 vite”, pohoi Demiraj dhe shpjegoi me detaje punimet që ishin kryer dhe kohën kur ishin realizuar.

Ajo sqaroi se nuk kishin situacione të punimeve, pasi ato ishin kryer nga vetë familjarët. Demiraj paraqiti një panoramë të trazirave të vitit 1997 dhe pasojat për familjarët e saj. Sipas subjektit, bashkëshorti kishte mbyllur aktivitetin tregtar pasi ishte e pamundur të merrte furnizim dhe të tregtonte dhe se në këto kushte kishin vendosur të transferoheshin në Tiranë.

Demiraj fajësoi ngjarjet e ’97-ës për pamundësinë e sigurimit të dokumenteve për të provuar të ardhurat e bashkëshortit dhe të kunatit. Ajo këmbënguli se kishte dorëzuar prova indirekte që vërtetonin se kunati e kishte zotëruar kamionin dhe se e kishte shitur në vitin 1995.

Subjekti sqaroi se kishte gjurmuar gjithë transaksionet e kryera për kamionin që kishte zotëruar kunati i ndjerë dhe se vërtetonte se ajo pasuri e luajtshme ishte shitur 600 mijë lekë që kishin shërbyer për ndërtimin e katit të parë të banesës. “Kunati i ndjerë nuk ka pasur detyrimin të ruante dokumentacionin”, theksoi ajo dhe vërejti se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive pë të siguruar dokumente që vërtetojnë vlerën e përfituar nga shitja e mjetit. Po ashtu, ajo u shpreh se ksihte siguruar në formën e kërkuar nga ligji dokumentacionin për të ardhurat mbesës në Kanada.

Subjekti këmbënguli në vijim se kishte arritur të provonte se bashkëshorti kishte zotëruar aktivitet tregtar në periudhën 1994-1997 dhe se kishte paguar gjithë detyrimet në organet përkatëse. Si provë për këtë pretendim, Demiraj solli në vëmendje të Komisionit një vendim gjyqësor të vitit 1997 për çregjistrimin e aktivitetit nga bashkëshorti, ku sipas saj përcaktohej se ishin shlyer të gjitha detyrimet.

Sipas Demirajt, bashkëshorti kishte lidhur kontrata me disa institucione shtetërore për furnizimin e tyre me produkte ushqimore dhe solli si prova deklarata noteriale të ish-drejtuesve të atyre institucioneve, që konfirmonin të njëjtën gjë. Ajo theksoi se institucionet kishin kthyer përgjigje se ishin në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion lidhur me të ardhurat e bashkëshortit.

“Legjislacioni nuk parashikonte të ardhurat, por vetëm një tarifë fikse. Kjo nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi mua”, deklaroi Demiraj dhe solli në vëmendje vendime të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që sipas saj për raste të ngjashme, ishin konsideruar si bindëse shpjegimet e subjekteve të rivlerësimit kalimtar.

Demiraj deklaroi se kishte provuar edhe të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit në vitet e mëvonshme në sektorin e grumbullimit dhe shitjes së bimëve medicinale. Subjekti këmbënguli se nëse do të njihen të ardhurat e bashkëshortit nga aktiviteti tregtar, atëherë analiza financiare do të rezultojë pozitive.

Lidhur me mospërputhjet për vlerat e deklaruara, Demiraj vërejti se në fillim i kishte shënuar me lekë “të vjetra”, pasi edhe kollonat e formularit shënonin që të deklarohej me “milionë” lekë.

Në seancë u relatua edhe lidhur me procedurën e përfitimin e kompesimit nga shteti për shpronësimin e një pjese të truallit, situatë për të cilën u konstatua se ishin kryer veprime në kundërshtim me etikën e një magjistrati. Vëzhguesi ndërkombëtar, Steven Kessler këmbënguli që të sqaroheshin rrethanat e kësaj gjetjeje. Ai e pyeti subjektin se si ishte e mundur, që një sipërfaqe toke ku gjendej banesa e vëllait të saj, bashkëshorti e kishte raportuar si të zaptuar dhe për rrjedhojë ishte përfshirë në listën e qeverisë për shpronësim duke përfituar rreth 6 milionë lekë.

Gjyqtarja Demiraj shpjegoi se ajo e kishte mësuar vonë këtë situatë, pasi bashkëshorti dhe vëllai nuk i kishin treguar me qëllim që të mos e rëndonin më shumë, pasi një prej djemve kishte pësuar aksident automobilistik dhe gjendej në kushte kritike për jetën. Sipas saj, i biri kishte qëndruar për një kohë të gjatë në gjendje kome dhe se aktualisht është në gjendje shumë të rënduar shëndetësore.

Ajo tregoi se kur bashkëshorti kishte blerë truallin në vitin 1998, edhe një prej vëllezërve të saj kishte porositur një ngastër më të vogël toke. Për shkak se vëllai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që tjetër vëlla që punonte në Komisiariatin e Tropojës ishte vrarë në krye të detyrës në vitin 1997, vëllai i tretë kishte shprehur dëshirën për të blerë tokën.

Demiraj tha se bashkëshorti kishte kryer pagesën për truallin. Sipas saj, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e lëndimit të djalit dhe nevojës së kurimit të tij jashtë Shqipërisë, bashkëshorti i kishte kërkuar vëllait të saj të kryente pagesën e truallit. Por, vëllai i cili kishte ndërtuar aty një objekt pa leje, i kishte thënë se nuk kishte pasur mundësi financiare për ta likujduar çmimin e truallit.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti i kishte thënë të vëllait të saj, se në këto kushte ishte i detyruar që ta raportonte si zaptim të tokës. “Edhe tani i kemi marrdhëniet të ngrira mes nesh”, pohoi Demiraj dhe deklaroi se kompesimi ishte dhënë bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2013.

Kessler vërejti se çdo shtetas shqiptar mund të vepronte kështu dhe të përfitonte kompesim nga shteti, por gjyqtarja Demiraj këmbënguli se gjithçka ishte bazuar në legjislacionin e kohës.

“Është kompesuar për shpronësim pronari potencial, që është bashkëshorti im. Vlera është në përputhje me përcaktimet ligjore,” theksoi Demiraj dhe u shpreh se nuk kishte shkelur etikën apo të kishte cënuar dikë. “Aq më tepër vëllain tim. Jam një motër dinjitoze,” tha ajo dhe shtoi se pjesa më e madhe e të ardhurave të përfituara nga shpronësimi ishin shpenzuar për kurimin e djalit.

Subjekti dha shpjegime edhe lidhur me donacionet dhe dhurimet e kryera nga njerëz të afërt dhe të njohur për kurimin e djalit të saj në Itali. Demiraj ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 16 milionë lekë për kurimin e djalit, nga të cilat rreth 65 mijë euro kanë qenë dhurime dhe donacione.

Relatorja Qirko vërejti se të gjithë dhuruesit i kanë konfirmuar vlerat e dhëna dhe motivin me anë të deklaratave noteriale.

Po ashtu, Demiraj dha shpjegime edhe për disa transferta të tjera të kryera prej Mbretërisë së Bashkuar, për llogari të djalit tjetër dhe të bashkëshortit.

Sipas saj, të gjithë dhuruesit janë njerëz të afërt gjaku ose të njohur dhe se kanë pasur mundësi financiare për të dhënë shumat në fjalë.

Kessler e pyeti subjektin se si ishte mundësuar që Ministria e Shëndetësisë të akordonte një vlerë rreth 3.2 milionë lekë për kurimin e djalit të saj dhe Demiraj u përgjigj se nuk kishte bërë asnjë kërkesë për diçka të tillë. Ajo shtoi se ndoshta dikush që kishte qenë i pranishëm në momentin kur mjekët kishin njoftuar se djali gjendej në situatë kritike për jetën, mund të kishte pyetur. Sipas subjektit, në të njëjtën ditë Ministria e Shëndetësisë kishte akorduar fond edhe për kurimin e një oficeri në Gjermani.

“Qeveria shqiptare ka kontribuar edhe në raste të tjera. Edhe kur në emisione televizive del një nënë dhe kërkon ndihmë, shqiptarë e të huaj ndihmojnë në mënyrë të vazhdueshme. Humanizimi është pjesë e qënies njerëzore. Ne atëherë nxorëm edhe shtëpinë në shitje,” deklaroi Demiraj.

Komisioni konstaton pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë. Si burime krijimi të kësaj pasurie, Demiraj ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një automjeti tjetër tip Benz dhe kursimet familjare.

Subjekti sqaroi në seancë, se pas aksidentit të djalit u nevojitej një automjet me portobagazh që të vendosnin karrocën dhe kishin bërë shkëmbimin e makinave me palën tjetër. Ajo pohoi se për një pjesë e vlerës ishte rënë dakord të shlyhej brenda pak muajve.

Në përfundim, gjyqtarja Shefkie Mataj Demiraj falënderoi Komisionin për hetimin administrativ të kryer ndaj saj dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, duke pretenduar se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 28 shtator, në orën 09:50./BIRN

shefkije demiraj kpk

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë