LIVE UPDATES
Aktualitet

Gabimi i madh që bëri, i kushtoi jetën/ Artan Hoxha zbulon kush e vrau Ergys Dashin në Ekuador: E morën si sfidë

Artan Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

21 Shtator 2022, 14:27 Nga k.m.

Gabimi i madh që bëri, i kushtoi jetën/ Artan Hoxha zbulon kush e

TIRANË- Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri, por u bë i njohur pasi u ekzekutua brenda një lokali më 23 janar në fillim të këtij viti.

Pasi e vizitoi vetë vendin ku u qëllua për vdekje në Ekuador shqiptari, gazetari investigativ, Artan Hoxha njoftoi në studion e ABC Live, se ishte pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Sipas Hoxhës, kreu i kartelit me të cilin punonte Ergys Dashi, u vra vetëm pak kohë para ekzekutimit të shqiptarit dhe shtoi se shqiptari kishte lidhje të ngushta me kreun e kartelit madje ishte kumbari i fëmijës së tij. Por pas vrasjes së bashkëpunëtorit, Ergys Dashi zgjodhi të mos largohej nga Ekuadori. Sipas Hoxhës, kjo u mor si një sfidë e hapur nga kundërshtarët dhe kryen eliminim e tij fizik.

“Ekzekutimi i Ergys Dashit ndodhi pasi ai pati një ngatërrim me kartelet atje. Një nga drejtuesit që ai punonte, dhe që ishte kumbari i fëmijës së tij u ekzekutua më parë. Ergys Dashi nuk ishte larguar nga Ekuadori. Dihej lidhja dhe njohja që ai kishte me atë person që u vra. Ishte marrë si një sfidë dhe qëndrimi aty. Kundërshtarët organizuan vrasjen e tij,”-u shpreh ai.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha ishte fakti se gjithçka në Ekuador organizohej nga bosët shqiptarë që ndodhi në Dubai.

“Shuarje e konflikteve mes shqiptarëve varet nga ekuilibrat që vendosen në Dubai, nga të paprekshmit që ndodhen atje.  Në Ekuador pashë përmasat se ekonomisë që kanë këto grupe. E kanë buxhetin shumë më të madh se ministria e Brendshme. Shanse nuk ke me ta. Nuk e fiton dot luftën me to,”- tha Hoxha.

Ergys Dashi, po darkonte mbrëmjen e 23 janarit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit në momentin që u ekzekutua. 34-vjeçari, nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Hollandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte në restorantin ‘Grilling’ në rrugën Jose Joaquin Orrantia (Hoze Hoakuin Orrantia), përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’, dy burra shtatshkurtër u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit. Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat një prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku qëndronte Ergys Dashi. Këtë të fundit e qëlluan për vdekje me 20 plumba.

artan hoxha ergys dashi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës