12 Gusht 2025, 09:50
Nga r.ll
parate e sekuestruar
ELBASAN- Administratorë e tre Exchange-ve në Elbasan janë proceduar penalisht pasi akuzohen se fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2".
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.
Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.
Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.
Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
elbasan
Aktualitet
12 Gusht 2025, 09:10
r.ll
droga dhe sendet e sekuestruara
KOSOVË- Një person është arrestuar në Prizren nga policia e Kosovës pasi dyshohet për p&...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 07:52
r.ll
pamje nga syri i kalter
SARANDË- Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej dit&eu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 07:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave n&eu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, p...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura ...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas media...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 22:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovim...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 22:35
Boksieri shqiptar
KOMANOVË- Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 22:01
E. D
pamje nga zjarri
TIRANË- Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Selitës në Tiranë. Si&cce...
Aktualitet
11 Gusht 2025, 21:27
E. D
pamje para godines News24
TIRANË- Situata duket se po tensionohet edhe më shumë gjatë orëve të mbrëmjes para godinë...