4 Gusht 2023, 17:37
Nga I.A
Saimir Tahiri, Klement Balili dhe Safet Bajri
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për foton e publikuar ditën e sotme, ku shihet ish-Ministri Saimir Tahiri duke drekuar së bashku me Klement balilin dhe Safet Bajrin. Sipas drejtorisë së Burgjeve, fotoja është bërë në burgun Kosova në Lushnje, ku personat vuanin dënimet e tyre. Po ashtu theksohet se në këtë burg ushimi konsumohet në dhomë dhe se personat në foto kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Sqarim i opinionit publik! Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’. Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.
Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë. Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues. Drejtoria e Burgjeve ju falenderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Me respekt, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”
klement balili saimir tahiri safet bajri
Aktualitet
4 Gusht 2023, 17:27
I.A
Turistet
VLORË- 2 turistë italian të humbur në Karaburun janë shpëtuar ditën e sotme. Mësohet se turistët...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 16:57
I.A
Policia
SHKODËR- 15 mijë e 395 rrënjë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në veri të vendit. Mësoh...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 16:51
I.A
Policia
TIRANË- Përgjime të reja nga dosja 'Metamorfoza' kanë nxjerrë detaje në lidhje me ngjarjet kriminale. Mësohet se...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 16:36
I.A
Policia
ITALI- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Itali. Më...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 16:04
I.A
foto ilustruese
CËRRIK- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Cërrik-Gramsh. Mësohet se dy makina janë p&...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 15:33
I.A
Bashkim fotosh
TIRANË- Gazetarja, Glidona Daci ka zbardhur detaje të tjera nga dosja “Metamorfoza” që çoi në pr...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 15:15
I.A
Policia
DURRËS- Drejtuesi i kamionit në Durrës, ku humbi jetën ditën e sotme 52-vjeçari Arben Kurmeka është ...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 15:07
I.A
Konflikti
TIRANË- 14 tifozë janë proceduar penalisht ditën e sotme, pas ndeshjes së djeshme të Tiranës dhe Beshikta...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 14:34
f.i
pamje nga vendngjarja
TEPELENË- Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, Policisë Memaliaj ka gjetur në një zonë të ...
Aktualitet
4 Gusht 2023, 14:26
k.m
TIRANË- Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha kër...