Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Banorët kanë bllokuar rrugën prej dy orësh dhe kanë njoftuar edhe Policinë e Shtetit.
KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas në Bashkinë e Kuçovës janë përplasur me punonjësit e një firmë nënkontraktore të firmës ‘Salillari’, pasi kishin nisur që të hidhnin çakull në hyrje të fshatit. Sapo kanë pikasur mjetet e rënda me punën, menjëherë banorët kanë bllokuar makinerinë e firmës, ndërkohë që shoferi ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur me vrap. Banorët kanë bllokuar rrugën prej dy orësh dhe kanë njoftuar edhe Policinë e Shtetit.
Punonjësit e uniformave blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për 30 minuta dhe kanë nisur verifikimet në terren e gjithashtu po dokumentojnë veprën penale. Por në momentin që kanë mbërritur efektivet e Policisë së Shtetit, banorët janë përplasur edhe me "blutë" pasi i kanë kërkuar Policisë arrestimin e shoferit të firmës. Por gjithashtu duan edhe prangosjen e pronarit të firmës që do shtronte çakullin elektorale, Fredi Marra. Banorët pohojnë se firma fantazmë u kap duke shqyer rrugën,për të hedhur më pas çakullin që ishte ngarkuar në një tjetër kamion të firmës.
"Sapo morëm vesh që erdhën këto fadromat për të shtruar këtë rrugë gjoja, prej katër vitesh kjo rrugë nuk u shtrua. Tani kërkojnë para votimeve të bëjnë një copë rrugë, pa leje. NË vend që të ndëshkohen ata që ndërtojnë pa leje, ministri bëhet palë me ta. Për të krijuar opinionin e bukur gjoja të PS që “ja ne punojmë”. Na bëjnë për qorr, nuk jemi më popull i viteve 90. Është tjetër popull sot. Vetëm gërmo e shesho. Ne do ta pezullojmë këtë, po të ishin të aftë ta kishin bërë.
Më vjen keq shumë, faktet flasin vetë, si ka mundësi Ministri vete shkel ligjin. ne vërtet kemi nevojë për rrugë, këtu pushtetin e ka pasur gjithnjë e majta, pse nuk e bënë më parë. Kështu do bëhet rruga shkel e shko, se e bëjnë vetëm për të marrë vota. Këtu ka një gjë, Prokuroria nuk funksionon. Unë i kam dërguar disa letra SPAK-ut dhe rrinë atje. U bëj thirrje prokurorëve. Ku i gjen këto para ky, vetëm për të vjedhur vota, sepse kjo vjedhje është.
Jemi mbledhur këtu, për një shqetësim që na njoftuan, se po bëjnë rrugë. Ne u gëzuam, kur shikojmë ata po e prishnin. Po bëjmë 32 vite që Kuçovën e ka e majta. Populli i Kuçovës ka marrë fund. Të vijë policia të heqë ça janë, se do ta bëjmë copë-copë. Po bëjmë dy vjet e gjysme, ai Çuçi që ka mjekrën si cjap, të vijë këtu ta provojë kush jemi ne,"-bënë me dije banorët.
Po ashtu, banorët ndër të tjera kanë kërkuar që të merren masa për atë që ata e kanë quajtur masakër elektorale që po ndodh në fshatin Lumas, me qëllim blerjen e votës. Në të kundërt, sipas tyre, nëse Policia nuk merr masa, ata do të djegin mjetet e firmës.
Foto ilustruese Ndryshimi i dinamikës së krimit në vend, ka sjellë nevojën edhe për një riorganizim të disa struktu...
Foto ilustruese LONDËR- Indianët tani janë grupi i dytë më i madh i emigrantëve që mbërritën në Mbret&eum...
Tonin Vocaj TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj prej një jave ka lëshuar një udhëzim për 6 k...
Familja Malaj ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali, ku një shqiptar, i identifikuar si T...
Gratë TIRANË- Banka Botërore ka analizuar së fundmi kohën që shpenzojnë burrat dhe gratë në 19 vende, për...
Nuredin Dumani TIRANË- Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vë...
Massimo De Santis ITALI- Personi që po shikoni në foto është Massimo De Santis, 51-vjeçari që u vra nga shqiptari Taulant M...
Foto ilustruese BOLONJA– Ai kishte arritur të mos kapej kurrë. Por një sjellje e gabuar me mjetin e tij ngriti dyshime tek Polici...
Familja Malaj ITALI- Personat që po shikoni janë anëtarët e familjes shqiptare që u përfshinë në një tragjedi ...
Foto ilustruese BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Bulqizë, ku 55-vjeçari Izmir Du...