Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
18 Qershor, 11:43
Spiunë, dron&eu...
Aktualitet
FOTO-GALERI/ Atmosferë nga simpatizantët e Berishës, protestuesit valvisin flamuj të BE-së dhe kuqezi
Deri më tani nuk ka patur incidente apo probleme nga ana e protestuesëve, pasi edhe vetë kreu i opozitës njoftoi se protesta do të jetë paqësore.
6 Dhjetor 2022, 11:33Nga a.l
protestuesit e PD-së
TIRANË- Pas pak nis protesta e opozitës, dhe simpatizantët demokratë që tashmë janë shpërndarë në kryeqytet kanë ndezur atmosferën teksa në duar valvisin flamuj të BE-së dhe kuq e zi, duke iu dhënë kështu një mesazh liderëve të cilët janë duke mbajtur fjalimin e tyre në Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor.
Siç shihet edhe nga fotot që dosja.al disponon me dhjetëra protestues janë tashmë gati të nisin protestën e organizuar sot që do të nisë në orën 12:00, paralelisht me samitin historik në Shqipëri mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Deri më tani nuk ka patur incidente apo probleme nga ana e protestuesëve, pasi edhe vetë kreu i opozitës njoftoi se protesta do të jetë paqësore. Megjithatë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, pasi mijëra forca policie kanë zbarkuar në terren teksa në disa akse rrugore kanë krijuar zinxhir, për të mos lejuar protestuesit të cënojnë sigurinë në perimetrin e zonës ku ndodhen edhe liderët evropianë.
Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper./Dosja.al