LIVE UPDATES
Aktualitet

Flet Nicola Gratteri, kryeprokurori italian i antimafias: Kullat në Tiranë s'kanë shpjegim

Gratteri paralajmëron të tregohet kujdes pasi shqiptarët mund të jenë shumë shpejt dominues në kontinent, dhe shembulli për këtë thotë se është anomalia e ndërtimeve në Shqipëri, kulla shumëkatëshe që sipas tij ngrihen pa asnjë shpjegim në një vend që e konsideron të korruptuar.

31 Maj 2026, 21:30 Nga E.d
Flet Nicola Gratteri, kryeprokurori italian i antimafias: Kullat në
Nicola Gratteri

Një një intervistë ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Televizion, kryeprokurori Italian i antimafias Nicola Gratteri, rrëfen përmasat e frikshme që ka marrë krimi shqiptar në Itali, Europë dhe në Amerikën e Jugut. 

Gratteri paralajmëron të tregohet kujdes pasi shqiptarët mund të jenë shumë shpejt dominues në kontinent, dhe shembulli për këtë thotë se është anomalia e ndërtimeve në Shqipëri, kulla shumëkatëshe që sipas tij ngrihen pa asnjë shpjegim në një vend që e konsideron të korruptuar.

Me mbi 40 vite karrierë, të kaluar sikurse thotë nën masa ekstreme sigurie pasi disa herë është planifikuar të vritet, Gratteri propozon edhe një zgjidhje për Shqipërinë që të frenojë influencat e mafias në pushtetin ekonomik dhe politik të vendit.

Gratteri: “Mos e nënvlerësoni fuqinë e mafias shqiptare, do ketë një mafia shqiptare në Europë, po krijojnë një anomali në Shqipëri, gjithë ato kulla që rriten si kërpudhat dhe që nuk kanë asnjë shpjegim tregojnë se kush është ajo”.

Ai tregon lidhjet e forta të shqiptarëve me organizatat më të fuqishme të botës, sidomos “Ndraghetën”, teksa evidenton nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri.

Gratteri: "Mafia shqiptare nis nga një vend mjaftueshëm i korruptuar, ku mendoj se ka riciklim shumë të fortë, bëhet shumë riciklim, sepse është një vend ku nuk ka shumë mundësira, të shohësh gjithë këto pallate, këto kulla që rriten si kërpudhat. Pra është tashmë një tregues që jemi duke folur për një anomali të tregut.

Nuk jemi në Monte Carlo, nuk jemi në Londër, nuk jemi në Montreal, nuk jemi në Neë York. Jemi në Shqipëri. Një vend në jug që niset nga një ekonomi kryesisht bujqësi dhe blegtori. Në një farë mënyre shihet se në Tiranë këto kulla, nga një rregull i thjeshtë tregu, nuk kanë asnjë kuptim.

Mafia që do rritet më shumë, do të jetë mafia shqiptare në Europë. Tani e shohim mjaft të konsoliduar në Evropën Veriore, veçanërisht në Hollandë dhe në Belgjikë.

“Mafia shqiptare” prej disa vitesh kemi filluar ta shohim në ortakëri, në marrëdhënie me “Ndranghetan”, Sidomos në Amerikën e Jugut. Po vërtetohet se “Ndrangheta” mbeten financuesit, organizatorët. Pastaj, për sa i përket logjistikës, domethënë të bërit që kokaina të mbërrijë në veri të Europës, po bëhet ekskluzivitet i mafies shqiptare.

Është një mafia që i ngjan Ndranghetas. I ngjan për nga brutaliteti, në strukturë, për nga lidhja e gjakut. Kështu që unë them se është një mafia mbi të cilën duhet investuar, mbi të cilën duhet t'i kushtoni shumë vëmendje, mos të nënvlerësohet absolutisht. Sepse kur strukturat janë të qëndrueshme, janë të vështira, kanë zbatimin me fanatizëm të rregullave, janë të strukturuara.

Janë mafie të frikshme. Pra, ne po shkojmë përtej prodhimit të marihuanës në Shqipëri dhe sjelljes së saj përmes asaj që mbetet të Sacra Corona Unita, Nëpërmjet Kanalit të Otrantos, nëpërmjet Brindisit. Por e ardhmja do të jetë transporti i kokainës në Evropë, në Evropën Veriore në veçanti. Si dhe mos e nënvlerësoni këtë rrënjosjen e mafies shqiptare në pjesën e poshtme të Lacios.

Por çfarë duhet të bëjnë hetuesit dhe gjykatësit shqiptarë për të goditur këtë fuqizim të mafias vendase me aktivitet ndërkombëtar

Gratteri: Bëni ligje proporcionale me realitetin kriminal. Filloni të kopjoni sistemin antimafia italian. Pastaj gjyqësori duhet të përpiqet të punojë si ekip sepse nëse unë jam kështu jam xheloz për këtë copë të vogël nuk shkojmë askund.

Mafia është e strukturuar, mafia është globale, ndaj edhe ne duhet të ngrejmë një strukturë. Kështu që në Shqipëri duhet t’ia nisin nga sistemi gjyqësor Italian antimafia. Pastaj të jeni edhe më të rreptë, sepse problemi i korrupsionit që është në Itali është madje më shumë në Shqipëri.

Nicola Gratteri thotë se kalojnë muaj të tërë pa takuar fëmijët e tij teksa nuk ia njeh hyrjen stadiumeve apo kinemave.

Gratteri: Jo, nuk kam hyrë kurrë në një stadium, nuk kam qenë kurrë në kinema. Që nga fillimi i viteve 90 nuk e bëj më këtë jetë, nuk shkoj asgjëkundi. Unë rri këtu në zyrë, Ha këtu në zyrë. Në darkë kthehem në shtëpi dhe të nesërmen në mëngjes kthehem prapë këtu. Ja për shembull, këtu në Napoli është një qytet ku ka shumë teatro, shumë ngjarje kulturore. Por unë nuk shkoj asgjëkundi.

Nuk kam hyrë kurrë në asnjë teatër këtu në Napoli apo të shoh ndonjë film apo të dal në lungomaren e Napolit për të ngrënë një picë. Kam arrestuar disa mijëra, që kur bëj këtë punë nga ‘87. Unë vij nga ato zona dhe ndranghetistët janë me breza, ka një përqëndrim të ndranghetistëve, ndaj më ka ndodhur të arrestoj edhe shokët e mij të shkollës apo të lojrave.

Teksa rrëfen edhe një sërë çështjes përfshirë referendumin e disa muajve më parë ku Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të rëndë për reformën në drejtësi, Gratteri nuk kursen kritikat për qeverisjen e saj ku thotë se u këshillua me persona pa njohuri ligjore. Ai ceku edhe temën e kampeve të refugjatëve në Shqipëri ku theksoi se me aq sa e njeh çështjen për koston që pati mendon se ishte e panevojshme. /Syri.net

nicola gratteri europë krimi shqiptar

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!