LIVE UPDATES
Aktualitet

“Firmën e gjeti punonjësi”, qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë!

Madje, firma që iu “servir” qytetarit nga zyra e shtetit, ka marrë të gjitha paratë dhe zvarrit punimet. Por, ajo ka ndryshuar edhe projektin, duke e bërë më të vogël dhe tashmë qytetari e ka shumë të vështirë për t’a certifikuar.

16 Korrik 2025, 20:59 Nga M.B
“Firmën e gjeti punonjësi”, qytetari denoncon Zyrën e
Foto nga emisioni

DURRËS- “Fiks Fare” denoncoi veprimet e Zyrës së Rindërtimit në Bashkinë e Durrësit, e cila në bashkëpunim me një firmë private, i kanë lënë shtëpinë përgjysmë një familje. Madje, firma që iu “servir” qytetarit nga zyra e shtetit, ka marrë të gjitha paratë dhe zvarrit punimet. Por, ajo ka ndryshuar edhe projektin, duke e bërë më të vogël dhe tashmë qytetari e ka shumë të vështirë për t’a certifikuar.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Yllson Pengu, i cili thotë se ka pasur një banesë në Durrës. Tërmeti i viti 2019 ia ka shkatërruar dhe prej vitesh ka qenë në negociata me Bashkinë e Durrësit për rindërtimin e banesës. Ai thotë se atje kanë jetuar 3 kurora dhe kanë dashur dy banesa. Por, bashkia u ka thënë se shtëpia ishte në pronësi të një individi (denoncuesi Yllson Pengu) dhe të tjerët nuk përfitonin.

Më pas ka pranuar që të bëhet një shtëpi. “E pranova se s’kisha çfarë të bëja. Shkova te zyra e rindërtimit në Bashkinë e Durrës dhe më thanë se përfiton rreth 3.5 milionë lekë. Duhet të gjeja vetë një firmë të licencuar. S’kisha asnjë firmë dhe ai punonjësi më tha se t’a gjej unë një firmë. Ma gjeti ai dhe lidha kontratë” thotë denoncuesi.

Ai shton se firma quhet “Energji Dizajn Konstruksion”, përfaqësuar nga Eduart Kasa. Qytetari Yllson Pengu bëri kontratë me këtë firmë, por firma ia ka zvarritur shumë herë. Duhet t’ia përfundonte në dhjetor 2024, por edhe deri në fund të muajit maj 2025 s’ia ka përfunduar dhe i ka fikur telefonin.

“I kanë zvarritur punimet dhe vijnë dhe punojnë me hope. Na thotë janë rritur çmimet, s’kam punëtor. Dhe sot ka sjellë dy punëtorë për pllaka, por sporadike” thotë ai. Madje, qytetari thotë se ka edhe ndryshim projekti. Në dokumente del projekt tjetër dhe në zbatim projekt tjetër.

“Ai donte ta bënte sa më të vogël, ndërkohë unë këmbëngula ta bëja sa ishte projekti. I ka bërë dhomat shumë të vogla” thotë qytetari. Ai shton se paratë i kanë kaluar të gjitha firmës, nga bashkia te ai vetë dhe nga ai vetë te firma. Ai e merr në telefon pronarin e firmës, por në telefon nuk lidhet dot!

Qytetari shkoi te zyra e rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Punonjësi i thotë se shtëpinë duhet ta bëjë firma pasi ka lidhur kontratë me të. Qytetari i thotë se nuk po lidhet dot me firmën dhe se ai punonjës ia ka gjetur më parë. Më pas punonjësi e merr në telefon dhe te zyra ai e hap telefonin dhe i thotë se do t’a marrë në telefon dhe se do t’a zgjidhin.

Qytetari tentoi disa herë të kontaktonte me pronarin e firmës. Por, telefonin s’ia hapte. Ai nuk ishte as në adresën në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me lehtësinë më të madhe, përgjegjësi i Rindërtimit në Bashkinë e Durrësit kontaktoi me pronarin. Ky përgjegjës është personi që ka bërë ndërmjetësin mes qytetarit dhe pronarit të firmës!

Familja Pengu i vuri në dispozicion Fiks Fare projektin e rindërtimit, të miratuar edhe nga Bashkia e Durrësit. Në të thuhet se sipërfaqja e ndërtimit në tokë është 105 metra. Ka një verandë të hapur, më pas një korridor, 3 dhoma gjumi dhe dhomë dite me kuzhinë. Projekti i shtëpisë është në formë U-je. Në dokumente janë edhe skicat.

Ndërkohë, nga ajo që konstatoi kamera e Fiksit, ndërtimi nuk është bërë sipas projektit. Nuk është e njëjta fasadë. Nuk ka verandë. Hyn direkt në dhomën e ditës. Nuk është bërë ndërtimi në formë U-je, por katror.

Familja dhe Fiksi tentojnë që të kontaktojnë me firmën e ndërtimit, për afatet e ndërtimit dhe ndryshimin e projektit. Por, në asnjë prej 2 numrave, pronarët dhe administratorët nuk u përgjigjën. Ditën që grupi i Fiks Fare shkoi në Durrës, në banesën e ankuesit kishin shkuar dy punëtorë./ Top Channel

durres

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale