LIVE UPDATES
Aktualitet

"Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli"/ Bisedat në SKY ECC për vila 1 mln $ e resortin "Ajman Park" në Shijak! Si trafikantët tregonin foto të rezidencave

Në dosje janë bisedat në SKY ECC të Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë. Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë. Ndërsa Çela më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit.

11 Gusht 2025, 17:12 Nga E. D
"Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli"/ Bisedat në
Resorti 'Ajman Park'

TIRANË- Bisedat në SKY ECC nxorën zbuluar grupin kriminal që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja dhe trafikonin kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Syri Tv ditën e sotme ka publikuar një pjesë nga dosja e hetimeve. Siç u raportua kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun e Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze. 

Në dosje janë bisedat në SKY ECC të Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë. Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë. Ndërsa Çela më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit.

Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat "elb, elbasani", për shkak të vendlindjes së tij.

Pjesë nga dosja

11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan "Ja shif e fol...Sa marun me emtalin...

Ervisi në vijim i shkruan "Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit...".

11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin "...Se mos kujton qe te rrej un... Esht lodhur ai robi... Po flen gjum te malli...". Rizai e pyet vëllain e tij "Ore elb e nzorri", pyetje të cilën Ervisi e pokon.

Javen qe vjen mor até shpin per çunin... Te kam thon qe e bleva?... Shpi për Xhem... 1 mln $... Dhuratë pëer çunin ... Esht shum e modhe... Vile shum e bukur... Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia... 50 mln vëllai sot.

Në dosje gjithashtu janë edhe bisedat mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Gjatë bisedave në SKY ECC ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.  

Pjesë nga dosja ku flitet për Resorti në Shijak

...Ka ra bro por ja te flas...Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them...".

Ervisi i përgjigjet "E di un te 28 rrafin cekicat ty", në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë

"Sa copa do...Mos u bon tafmaqar...". Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan "500...Dyqind...një qind...

Sa dush o bro...Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti..." dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit "Ajman Park" në Shijak dhe i shkruan "Me more ne qaf...Tashti nuk naloi mo un...", duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t'i investojë në në kompleksin "Ajman Park".

resorti \'ajman park\'

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet