LIVE UPDATES
Aktualitet

'Sekseri i kërkon çiftit para për drejtoreshën', Dallëndyshe Bici: S'mbaj përgjegjësi! Do përballem përherë me gangsterët në media

Në artikullin e publikuar sot, biseda zbardh skemën e marrjes së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Dallëndyshe Bici.

19 Dhjetor 2022, 15:00 Nga k.m.
'Sekseri i kërkon çiftit para për drejtoreshën',
Dallëndyshe Bici

TIRANË- Pas shembjes së "Prestige Resort", vazhdon përplasja mes News24 dhe kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bicit. Në artikullin e publikuar sot, News24 pretendon se ka siguruar një audio përgjim të një çifti bashkëshortësh Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, ku biseda është përqendruar mbi përpjekjet e qytetares në fjalë për të marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit në bregdetin e Ksamilit. Në artikullin e publikuar sot, biseda zbardh skemën e marrjes së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga Dallëndyshe Bici, e cila shkruan se nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë, premton, apo manipulon në emër të postit të ka. Po ashtu, në reagimin e saj, ajo shton se përgjigjet para ligjit dhe publikut për firmën dhe urdhërat e saj.

"Nxis, si përherë, çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo dhe kurdoqoftë të më kontaktojë direkt, nëse çdokush punonjës i IKMT, apo që paraqitet si i IKMT i bën presion. Mos të hezitojë! Do të jem përherë në krah dhe në mbështetje të qytetarëve që zbatojnë ligjet e zhvillojnë pronën e tyre sipas rregullave e pa u hyrë në hak mijëra qytetarëve të tjerë. Por do të jem përherë përballë shantazhuesve, grabitësve të pasurive të Shqipërisë, përfituesve, le të jenë këta edhe të mbrojtur nga media, nga gazeta, portale, televizione e analistë që nuk di si paguhen për shërbimet e tyre. Unë nuk jam në luftë me askënd. Nuk kam hesape “për te larë” me askënd. Unë jam punonjëse e shtetit dhe në shërbim të publikut,"-shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj, duke bërë edhe reagimin e parë ndaj medias në fjalë. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Fama e keqe e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit drejtuar nga Dallëndyshe Bici ka mbërritur deri në Departamentin Amerikan të Shtetit ku në raportet vjetore për klimën e investimeve ky Inspektorat përmendet se ka shembur disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor. Por në fakt situata është akoma me dramatike. Neës24 ka siguruar një audio përgjim të një çifti bashkëshortësh Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, ku biseda është përqendruar mbi përpjekjet e qytetares në fjalë për të marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit në bregdetin e Ksamilit. Biseda zbardh skemën e dorovitjes së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së. Që në fillim inxhinieri Urbanistik i Bashkisë së Sarandës e orienton çiftin që të bëjnë gati ryshfetin për drejtuesit e lartë të IKMT.

Sofie Doda: Dje ishte e shtunë, si ka mundësi që e mori?

Ariel Balani: Jo dje, të premten në darkë erdhi. Deri tani na ka ecur, nuk e di për më tej…

Sofie Doda: Po ky që del në det si ka mundësi? Si i lejohet këtij?

Punonjësi: Ka aplikuar. Mund të aplikojë çdo lloj njeriu edhe unë mund të aplikoj.

Sofie Doda: Si mund të aplikosh?

Ariel Balani: Me NIPT-in e hotelit, dhomat që kam unë mund të aplikoj.

Sofie Doda: Te një njëri që ke 13 vjet që ta ka dhënë këtu komuna dhe ti ke investuar, pse aplikon tek imi që është gati dhe nuk aplikon në një vend që është shtetëror që është më tutje.

Ariel Balani: Se është gati ai.

Sofie Doda: Se është gati!? Po kjo nuk është logjike.

Ariel Balani nënqesh: …Po lërë ç’logjike… Nuk e sheh se ç’bëhet? Nuk e ke parë si funksionon, çohu ti, ulu ti?

Sofie Doda: Po nuk është, se unë punova një jetë në Greqi dhe është djersa e fëmijëve të mi, më kupton? Unë nuk i kam rënë më qafë njeriu, investova. Erdhi ai në 2019 bëri një procesverbal, jo më fal nuk bëri procesverbal, por kërkoi “unë dua kaq lekë, ai kishte 7500”.

Ariel Balani: Tokën e Rebit që keni ju, që jeni të gjithë pjesë i kanë shitur. Rebi e di çfarë bën? Ua ka shitur ca të tjerëve, këta të tjerët tani vijnë dhe ju bëjnë ju këto gjëra. Si mendon ti se ta prish? Ka dhënë lekët që ty të të prishet.

Sofie Doda: Erdhi kërkoi lekë ai, ato lekë që kërkoi i kërkoi në fund të beharit, ne nuk kishim. Ishin 7500 euro. Nuk ia dhamë. Pastaj mori 3000 euro në mars, para se të mbylleshin. Procedurën e kishte bërë, u bë edhe një gjë pa qenë ne fare dhe…. Si ka mundësi? Ku e gjen të drejtën?

Ariel Balani: Ç’të të them?

Bisedat behën aq hapur sa inxhinieri urbanistik merr përsipër që ta zgjidhë problemin me shefen në Tiranë, ndërsa qytetarja kërkon garanci që paratë të bëjnë punë pasi bëhet fjalë për miliona lekë.

Sofie Doda: Ja, ti të ishe në vendin tim tani, ti të investoje kaq lekë se nuk është 5000 (pesëmijë) apo 10000 (dhjetëmijë)… (e ndërpret)

Ariel Balani: Nuk i lë gjërat në dorë të fatit…

Sofie Doda: Po si të veproj se dhe unë do të veproj.

Ariel Balani: Do të kisha shkuar (vajtur) direkt tek i pari që para dy muajsh kur filloi puna. Do të shkoja do të jepja lekët, do të merrja kontratën dhe do të vazhdoja ose po s’pata lekë, po s’pata fuqi ta mbaj…

Sofie Doda: Si nuk kam fuqi ta mbaj? Hodha mbi 100,000 (njëqindmijë) euro atje dhe të mos kem fuqi ta mbaj? Po si ta bëj unë e kërkoj me ligj, me të drejtë…

Sofie Doda: Vetëm se të jetë garant mos na hajë hakun…

Ariel Balani: Unë ti thash dy gjëra, unë jam njeri si ju. Ja do të sqaroj se u bë muhabeti e ta çojmë deri në fund. Se burrë e grua jeni dhe keni të drejtë. Unë do të shkoj në Tiranë, do të flas me njerëzit “është kjo gjëja”, ma bëni- s’ma bëni. Do t’i presim X ditë sa t’më japin ata afatin e tyre 5 ditë, 7 ditë, një javë, 10 ditë a ku di gjë unë dhe në fund ose do të marrim kontratën ose do të sjell prapë lekët. Kaq di të them.

Sofie Doda: Jep fjalë bese seee. Nuk e di unë, jam moshë 60 vjeçe nuk jam aventuriere. Kam punuar dhe…

Foto Doda: Dhe nuk ju shtrija dorën…

Sofie Doda: Po sikur të vijë tjetri e t’ia marrë babait tënd ose nënës tënde do të të vinte mirë ty? Do të të vinte mirë ty t’ia bëjë djali im kështu mamasë tënde!? Jo, kështu që nuk dua që të kemi mpleksje. Unë jam në të drejtë në fakt. Por, nuk e di, po të jetë drejtësia kështu…

Ariel Balani: Nuk është drejtësia kështu, unë jam, mos mendo se unë nuk jam dakord me atë që thua ti. Unë çfarë të bëj?

REAGIMI I DALLËNDYSHE BICIT: 

Prej një muaji jam vënë në shënjestër të mediave të z.Irfan Hysenbelliu. Unë nuk di fort gjëra nga media, por nëse gazetaria shqiptare është në shërbim të pronarëve dhe jo publikut, nëse është kamzhik për hakmarrjet e tyre, nëse është mjet përfitimesh, më vjen keq për gazetarët. Sot ishte turpi i rradhës i urrejtjes që ka verbuar ndërtuesin e paligjshëm të objektit “Prestigj” në bregdetin e Kavajës të cilin IKMT e prishi pak javë më parë, ku me një video të tre viteve më parë, synon paturpësisht të më intimidojë personalisht, të baltosë punën e institucionit që drejtoj, të na armiqësojë me njerëzit që vetëm po na falënderojnë për hapësirat që u kthejmë në emër te ligjit, dhe të shfryjë mllefet e tij si bej i rënë nga vafti.

Unë, Dallëndyshe Bici, nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë, çfarë premton, apo çfarë manipulon. Sekush ka kokën e vet mbi shpinë. Unë përgjigjem para ligjit, ndërgjegjes dhe publikut për firmën time dhe urdhërat e mi. Nxis, si përherë, çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo dhe kurdoqoftë të më kontaktojë direkt, nëse çdokush punonjës i IKMT, apo që paraqitet si i IKMT i bën presion. Mos të hezitojë! Do të jem përherë në krah dhe në mbështetje të qytetarëve që zbatojnë ligjet e zhvillojnë pronën e tyre sipas rregullave e pa u hyrë në hak mijëra qytetarëve të tjerë. Por do të jem përherë përballë shantazhuesve, grabitësve të pasurive të Shqipërisë, përfituesve, le të jenë këta edhe të mbrojtur nga media, nga gazeta, portale, televizione e analistë që nuk di si paguhen për shërbimet e tyre. Unë nuk jam në luftë me askënd. Nuk kam hesape “për te larë” me askënd. Unë jam punonjëse e shtetit dhe në shërbim të publikut. Mund të kem gabime në punën time, por ky shtet funksionon me ligje dhe rregulla, jo në mëngjes bëjmë moral në media dhe në darkë bëjmë gangsterin në terren. Gangsterrët e mediave, vetëm kostumet e shtrenjta i dallojnë nga gangsterët e rrugëve. Unë nuk kam frikë asnjë prej të dyve, sepse i shërbej njerëzve sipas ligjit.

Më 4 dhjetor u shemb "Prestige Resort", aksion që i dha fund operacionit të nisur që nga sezoni veror në këtë ndërtim. Shembja e kësaj godinë ka sjellë dhe reagimin e vetë biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili e konsideron një hakmarrje personale të kryeministrit Edi Rama. Por po, ashtu, nuk ka kursyer me akuza edhe kreun e IMT, Dallandyshe Bicin.

imt shembjet ne prestige resort dallendyshe bici

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës